Ekuban: Ëndrraime mëemadhe...

Si vazhdojnë telenovelat këtë javë?

Intervista - - FAQE 1 -

Njeriu i momentin në futbollin shqiptar nuk është një shqiptar. Ai është sulmuesi ganez Kaleb Ekuban i afruar te Partizani në formë huazimi nga Kievt. Ganezi ka “hipnotizuar” të gjithë në kampin e kuq, por edhe tifozët e “demave”. Arsyeja? Është padyshim ndër lojtarët më të mirë që ka ardhur në Shqipëri nga jashtë vendit, ndoshta më i miri... Forca, shpejtësia, goditja dhe përkëdheljet që i bën sferës në momentin që e ka në kontroll e bëjnë të ketë diferencë me të tjerët. 22-vjeça

ri është afruar te Partizani në merkaton e verës dhe do të qëndrojë deri në qershor për t’u kthyer përsëri te gjigantët e Kievos, ose për t’u shitur në ndonjë vend tjetër. Ekuban në ndeshjen e fundit me Tiranën dhuroi dhe edhe në historinë e derbeve të ër gazetën “Intervista” pas kësaj ndeshjeje duke rrëfyer emocionet e tij, por edhe jetesën e tij në Shqipëri.

Eraldo Harlicaj: -

Përshëndetje dhe urime për golin në derbi... Kaleb Ekuban: -

Të falënderoj për urimin dhe intervistën.

-A kishit parandjenjë se do shënonit, pasi e shprehët para ndeshjes?

- Nuk kisha ndonjë parandjenjë, por e doja me patjetër, pasi është një ndeshje shumë e rëndësishme për tifozët tanë dhe mendoj se më duhet një gol në derbi. Kjo për “arkivë”., përtej shakasë. Në ndeshje të tilla dalin në pah edhe vlerat e lojtarëve të caktuar dhe më vjen mirë që shënova.

-

Ndryshe nga herët e tjera ishte edhe mënyra e festimit... -

Nuk e di a ishte ndopak festim? (Qesh). Vetëm vrapova drejt tifozëve, pasi isha shumë i lumtur nuk dija çfarë tëbëja. Kështu që gëzimin tim e shpre- ha me kilometra të përshkruara në fushë. Nuk e ndjeva as lodhjen.

- A mund të bëni një krahasim ndërmjet derbit shqiptar dhe atij ndërmjet Hellas Verona kundër Kievo Veronës?

- Kievo - Hellas është një derbi që nuk e ka rëndësinë e derbit ndërmjet Tiranës dhe Partizanit. Atë e ndiejnë më shumë tifozët e Hellasit dhe nuk është aq i rëndësishëm në konkurrencë, pavarësisht se emocionet janë. Unë e kam përjetuar më shumë atmosferën këtu në Tiranë dhe mund të them se është një ndeshje shumë herë më e rëndësishme në këtë aspekt. Në krenarinë e tifozëve është më i rëndësishëm në Tiranë.

-

A mund të më përmbledhësh në një përgjigje, pritshmëritë për Partizanin e këtij sezoni?

- Në radhë të parë jemi një grup mjaft i mirë me lojtarë shumë cilësorë për mendimin tim. Nuk dua të bëj komplimente se jam pjesë e kësaj skuadre, por dhe në përballjet me kundërshtarët tanë për titull kampion kemi treguar se jemi më lart. Mendoj se ky sezon ka shkuar mirë, por akoma jemi mbrapa dhe duhet të realizojmë objektivat që titullit kampion.

-

Pë të aventurës, si erdhi ideja për të luajtur me të kuqtë?

- Menaxherit tim iu propozua kjo mundësi nga trajneri - luar punë te të kuqtë dhe kishte pyetur për mua.

-

Nga 1-10 sa skeptik ishte për këtë aventurë?

- Të them të drejtën isha skeptik, pasi nuk e njihja shumë ambientin dhe nuk dija thuajse asgjë për futbollin shqiptar. E njihja përciptas.

- Sa i vështirë ishte ambientimi dhe kalimi nga kampionati italian në Tiranë?

- Ishte shumë i shpejtë, mund të them edhe i frikshëm, pasi kalova shumë shkallë përnjëherësh. Isha mësuar të luaja në Lega Pro në Itali. Pastaj sapo bëra lëvizjen e pashë veten në turnin e parë paraeliminator të Ligës së Kampioneve me hungarezët e Ferencvarosh. Më e bukura? U ë pas në turin tjetër u përballëm me Red Bull Salzburg. Ishte si ëndërr të luaje në ato stadiume dhe të ndiqesha nga shumë tifozë.

-

Nëse do ktheheshe mbrapa në kohë, do dyshoje përsëri të afroheshe me të kuqtë?

- Do nisesha me avionin e parë. (Qesh). është

- Si futbolli në Shqipëri nën optikën tuaj?

- Mendoj se futbolli shqiptar taktikisht është - sht dhe teknikisht ka nevojë për më shumë punë. Gjithashtu edhe infrastruktura nuk është ajo e duhura. Gjithsesi mendoj se 2-3 skuadrat e kreut mund të luftojnë edhe në Seria A.

-

Më mirë në Superligë, apo në League Pro?

- Mendoj se është shumë herë më mirë në Superligën shqiptare ku ke mundësi edhe të evidencohesh në arenën evropiane. Mendoj se niveli i përgjithshëm i Superligës është pak a shumë si Seria B.

- Si e shihni të ardhmen tuaj?

- Dua të mbyll me titullin eksperiencën me Partizanin, pastaj kam një kontratë deri në vitin 2018 me Kievon. Dua të jem i sinqertë, nuk dua të luaj më në Lega Pro, dua të provoj shanset e mia në Belgjikë apo Hollandë, nëse nuk mund të qëndroj në nivelet e larta në Itali.

- Seria A? - Ëndërr. - Idhulli juaj?

- Është në La Liga, Lionel Mesi

- Sulmuesi më i mirë për ty në Seria A?

-

Beloti është një lojtar i madh dhe po bën mirë, por unë do përmendja Kaliniç.

- Cili është lojtari të cilit do të dëshironit të luanit në të njëjtin ekip?

- Kur luaj “playstation” zgjedh Suso e Politano. Unë do të zgjidhja Suson.

- - meve?

- Pse kush është ai mashkull që dashuron futbollin që nuk është?! (Qesh).

- Ju jetoni vetëm në Tiranë? - Po, po jam vetëm. - Po familja juaj ku jeton? - Ata jetojnë në Çerlongo në një qytezë në Itali. - I vizitoni shpesh? - Sa herë kam mundësi. - Ju jenin një marrëdhënie, nisur nga fotot që hedh në rrjetet sociale?

- Po e vërtetë. Me Alicen. Është dashuria ime. - Të mungon? - Sigurisht. Takohemi sa herë kemi mundësi, por ajo është në shkollë, unë i angazhuar me ekipin. - Do e marrësh në Shqipëri? - Besoj se do vijë për të më vizituar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.