Eleni, shqiptarja që sirianët i thërrasin “mama”

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Ajo u bë e njohur një javë më parë, kur ishte personazh i emisionit ”Pame Paketo” (Pako pë ty), nga më të njohurit në Greqi. Që të nesërmen, thotë ajo, pashë se njerëzit, jo vetëm që kthenin kokën kur kaloja, por edhe më ndalonin dhe më përgëzonin për atë çka kisha bërë. Madje, një zonjë ruse në rrugë i kishte kërkuar edhe autograf. Eshtë fjala për tiranasen Eleni Tare-Seitaj, që rron në Athinë prej shumë vitesh. Ajo ishte e ftuar në emision për shkak të popullaritetit të madh që kishte krijuar mes refugjatëve në Greqi. Për ditë e ditë me rradhë, ajo shkonte mes tyre, i vizitonte e shpërndante ndihma. Shumë prej tyre i merrte edhe në shtëpi, madje një djalë të ri sirian, edhe ai i ftuar bashkë me Elenin në emision, e kishte ’’birësuar’’…

Pikërisht me Elenin do ju njohim sot në këtë intervistë…

Artan Kristo: - Si të lindi kjo dashuri për sirianët, Eleni?

Eleni Tare-Seitaj: - Nuk është thjeshtë dashuri për sirianët. Unë i kam ndihmuar të gjithë, sirianët, afganët, kurdët… Eshtë dëshirë për të ndihmuar njerëzit në përgjithësi, por, meqë më pyetët për sirianët, do të përgjigjem se e mbaj mend sirianin e parë që kam ndihmuar.

Isha duke pritur vajzat të dilnin nga shkolla , kur në sheshin “Agjio Nikolaos”, pashë një fëmijë që po qante. Ishte bashkë me të jëmën dhe refugjatë të tjerë të ngarkuar me plaçka. Nuk durova dot dhe, pa u thënë gjë, u futa në një dyqan aty dhe i bleva ëmbëlsira, gjithë eurot që kisha në xhep dhe ua çova atyre. Jo vetëm që fëmijët pushuan së qari, por u kënaqën që të gjithë. Ndërkohë erdhi burri me makinë. “E ke kartën e bankës me vehte, i thashë? Shko vrap e merr ndonjë gjë për të ngrënë, se këta po vdesin urije”. Ai shkoi e bleu ca bukë, djathë e ujë dhe ua dhamë më vehte që t’i kishin për rrugës... Ditën tjetër pashë në televizion se te sheshi “Viktoria” ishte organizuar një qendër pritjeje për ta. Shkova aty bashkë me vajzat, u çova rroba, ujë e ushqime. I mora kastile vajzat, që të shikonin se ç’do të thotë të jesh refugjat, (gjë që unë e kisha provuar kur erdha në ë Greqi), të mësonin gjithashtu se jeta nuk është vetëm fushë me lule… Aty njoha shumë familje refugjatësh. Më erdhi keq për ta dhe çdo ditë shkoja t’i takoja dhe t’u çoja gjëra. Bëja byreqe, pastiçio, toste, 50 a 100 copë dhe ua shpërndaja. Kënaqesha kur i shikoja se gëzoheshin me ato që i çoja unë. Më pas vazhdova kështu edhe kur ata i çuan në qendrën e madhe në portin e Pireut… Aty ishin shumë ndaj u bëra thirrjeve edhe shoqeve të mia që të më ndihmonin. Erdhën disa shoqe shqiptare dhe një greke. Kështu që, edhe pse e sëmurë me zemër, u bëra e përditshme në kampin e Pireut. Fëmijët, sidomos, mezi më prisnin e, kur ikja, vraponin mbrapa makinës e më përshëndesnin… Ma mësuan emrin të gjithë e më thërrisnin: “Mami Leni, mami Leni…! Mua më vinte keq për ta e më mbetej mendja aty kur ikja. “Ah të kisha një shtëpi të madhe e ta mbushja plot më fëmijë sirianë” , thosha…

- Po ti i more në shtëpi, apo jo ?

- Po, fola me burrin dhe ai s’ma prishi. Vendosëm të merrnim një familje në shtëpi. Erdhën, por ata nuk donin të rrinin më shumë se dy ditë. Erdhi vetëm gruaja me dy fëmijë. Hëngrën , pinë, u lanë dhe ikën. Më pas mora edhe familje të tjera për dy-tre ditë. U bë shtëpia ime si qendër kujdesi për refugjatët..

- Po ti the që s’ke shtëpi të madhe?

- Jo, nuk e kam të madhe. Kam dy dhoma e një sallon ndenjeje e një aneks gatimi. Kur vinin refugjatë, vajzat e mia binjake 18 vjeç ërtokë… Por nuk mërziteshin. Kënaqeshin kur shikonin se sirianët ndjeheshin si në shtëpinë e tyre…

- Po Saaba shtëpinë tuaj?

-Saabën, ose Shabën, siç i them unë shqip, e njoha nga një shoqja ime që shpërndante rroba te çadra e tij. Ishte një djalë i imët, shumë i sjellshëm, jo më shumë se 21 vjeç. Aty u njoha edhe më të fejuarën e tij. Se andej fejohen që të vegjël. Ajo ishte femra më si erdhi në e bukur siriane që kam parë deri më sot. Më pas u shkëputëm ca kohë se ata i çuan në Janinë. Më pas ata u kthyen përsëri. Kur e takova Sabën pashë se ishte shumë i mërzitur. Ishte ndarë nga e fejuara. Ajo e kishte lënë e kishte ikur me një grek. Tani greku e ka lënë dhe ajo ka marrë rrugë shumë të keqe…

Më erdhi shumë keq për Sabën. Fola me vajzat dhe me burrin dhe vendosëm ta marrim ca ditë në shtëpi që të qetësohej.

- Nuk kishe frikë që e fute në shtëpi? Aq më shumë që kishe dy vajza të rritura…

- Nuk kam frikë se, në rradhë të parë, njoh vajzat e mia. E di ç‘vajza kam… Dhe di ta ruaj familjen. Së dyti, ata që kam ftuar në shtëpi, duken që nga sytë, që janë njerëz të mirë e hallexhinj. Nuk më gënjejnë sytë mua… As për Shabën, nuk më gënjyen… Ditën e parë kur erdhi na gatoi gjellë siriane e hëngrëm përtokë e me çapa, siç hanë ata në Siri. U kënaq shumë. “Ndjehem si në shtëpi”, tha… Edhe tani shpesh, ai na gatuan gjellët e tyre e hamë si ata… - Tani Saabi jeton me ju? - Tani që ë ka marrë një dhomë me qera në pallatin tonë, por për të ngrënë e për të ndenjur rri te ne. Në te ne. Nuk pranonte që vajzat të ndë në ballkon. Edhe i pëlqente aty se ishte fresk…

- Si merreni vesh me të?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.