Faqe nga ditari i Ilir Metës: Unë Ramës i bëj zbor…

Intervista - - HUMOR -

Dje ka qënë një ditë e lodhshme. Isha në Gji të Lalzit. Shkova se kisha takim me atë pallën e gjatë. Në fakt, erdhi ai, se kishte takim me mua. Hëngrëm, u shqepëm më peshq. Në fakt unë hëngra peshk, se palla hëngri ngjalë. Kishte frikë të hante peshk, se mos i mbeteshin halat në grykë. I k hypur frika kohët e fundit, se mos ja fus unë. E hante ngjalën me të lëpirë. Aq frikë kishte. Ueee sa gallatë kur i thashë që më është prishur koka e dushit. “E rregulloj unë”, më tha. Ç’ka hequr me atë dush. Në vend të ma rregullonte, e prishi fare, se dushi në rregull ishte.

Eh, ç’i kam punuar! Do bësh 30 pompa këtu i thashë. “A t’i bëj Taulant Balla për mua », m’u përgjigj. « Jo, i thashë. Do i bësh ti. Po nuk i bëre do iki nga kualicioni”, ja preva. Eh, çfarë gallate, o ditar. U shtri burri dy metra i gjatë, Kur vajti te pompa e njëzetepestë, ra në tokë. Nuk ngrihej dot.

“Ngrihu i thashë, se gati është Luli. Po nuk deshe ti, do ai”.

Sa dëgjoi emrin Luli, u ngrit sikur ta kishte pickuar nepërka përsëri nga pompimi. I kam bërë zbor. M’u kujtua koha kur isha në zbor. Njëherë isha komandant toge. Më vunë mua si komandant, meqë e kisha kokën e madhe.

komandant i togës, se po të të vë në rresht si ushtar nuk shikoj çfarë ka pas teje, se ma bllokon pamjen me gjithë atë kokë që ke”, më tha. E kështu, u bërë komandant. Kisha një ushtar. Vasil e kishte emrin. O ç’i kam bërë atij. Zbor i kam bërë gjatë zborit. E kam lo- aty”, i thosha. Me vrap Vasili, shkonte ku i thosha.

Ushtar Vasili më kujton Vasilin që kam në parti. I them të shkojë nëpër televizione dhe ai s’përton. Gjithë ditën nëpër to e shikon. “Për punën mos të ta ndjejë”, i kam thënë. E di që lodhet nga njeri tv në tjetrin, aman edhe unë ja shpërblej, o ditar. Në çdo qeveri, e bëj ministër. Në mos në çdo, në një nga dy qeveritë e formuara, Vasili është aty si ministër. Kështu jam sjellë edhe me ushtar Vasilin kur e kisha në zbor. I jepja detyrat më të vështira, ama, kur vinte puna e të ngnrënit, plot me mish ja mbushja pjatën.

Nuk e di si m’u kujtua ushtar Vasili sot. A po, tani u kujtova. M’u kujtua nga ai palloshi Rama, që më erdhi e qante : Aman mos ik nga kualicioni! Aman Like do bëj ç’të më thuash ti, më thoshte.

“Po ti mor gango ke thënë që Salës i ke futur 1 milionë shuplaka. Ç’ne që tani më lutesh mua mos të largohem nga qeveria”, i thosha unë. Ai rrinte i pikëlluar e më përgjërohej.

Sa keq më erdhi kur qante. “Aman Like, më thoshte mos u largo. Mos prano për qeveri teknike.

Ku të shkoj unë i ziu nëse ti pranon?! Apo të shkoj mësues vizatimi në shkollë”, më thoshte.

Eh c’i kam bërë në Gji të Lalzit unë atij o ditar. Çohu më pastro ca karkleca deti i thashë, ndërsa unë të mendohem. U çua dhe pastonte karkalecat. Se harrova të thosha: Nuk ka gjë më argëtuese se të shikosh një burrë duke pastruar peshqit. Unë këtë e kam bërë me dhjetra herë kur më urdhëron Moni im, por ama mua s’më ka parë njeri.

E kështu, o ditar. Po iki tani se nesër në mëngjes e do shkoj në Gji të Lalzit, që të shikoj a i ka mbaruar së pastruari Edi ato karkaleca, apo jo. Edhe këtë të bëjë mos t’i mbarojë, se do ja mbaroj kualicionin pastaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.