Albana Vokshi: Edi Rama ka sy artistik

Intervista - - HUMOR -

MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Deputeten e PD-së, Albana Vokshi, e takova te çarda përballë Kryeministrisë. Ju afrova me kënaqësi, përse ta fsheh. Joshëse është…

Kaso Kosa: - Përshëndetje zonjusha Vokshi!

Albana Vokshi: -Përshëndetjë Kaso! Edhe ti në çadër? Sa mirë, u bashkove edhe ti më në fund me ne.

-Unë bashkuar jam me të gjithë juve, zonjushë. Bashkuar dhe ndarë në fakt, se s’jam me asnjë. Këtu erdha të shikoja ç’bëhej. -Si po të duket protesta jonë Kaso? -E varfër në të ngrënë, zonjushë Vokshi. Para disa vitesh kur bënte protestë PS-ja, mbaj mend që u shqepa me pica. Pesë kile shtova atëhere, brenda 1 muaji.

- Eeeee jemi ca dobët në fakt me furnizimin. Presim kur sjell Ilir Meta.

-Po ju nuk keni biznesmenë që ju mbështesin, zonjusha Vokshi?

- Kanë katër vjetë kanë ikur të gjithë Kaso. S’afrohet asnjë te neve. Ke qënë në atë protestën para 7 vjetesh ti Kaso?

-Kam qënë sigurisht. Domethënë kam qënë se intervistoja ata që ishin brenda. Eh, sa ushqim kishte atëherë...

-Lere, lere, atëherë kam shtuar edhe unë pesë kile.

-Pse edhe ju morrët pjesë në protestën e PS, zonjusha Vokshi?

-Jo mo ç’ne! Por tek i shikoja në televizor si hanin, më hypte nepsi edhe mua. Kushedi sa lëkë kam harxhuar atëherë në telefon. Se atëhere s’kishin as oferta kompanitë celulare. -Kë merrnit në telefon? -Piceritë e ndryshme merrja. Tre pica në ditë haja. Lere, aman se kur e kujtoj. Hanin ata brenda në çadër, haja edhe unë. Shiko si jam tani.

-Shumë në formë jeni zonjusha Vokshi. Komplimente!

-Faleminderit Kaso! Aq e mirë jam bërë sa e pranoi edhe Rama para ca kohësh. Si Pamela Anderson, tha. Dhe nuk gabon. Ai për ekonomi s’ja thotë fare, ama për sy artistik është mjeshtër. Kot nuk ka qënë pedagog për pikturë. Atë që e ka, e ka. Di ta dallojë të bukurën. -Po thoni që... -Kot nuk ka hapur gjithë ato ekspozita nëpër botë, i biri i botës. Ka sy. Ku i shkoi mendja që tha që ngjaj me Pamelën! Më kishtë shkuar në mendje edhe mua, por kur ma tha Rama, u binda. Plasi Majlinda kur e tha Rama këtë gjë. -Cila Majlindë? -Majlinda Bregu, pra. Se asaj i duket vetja e bukur. Po të them diçka: Deputetja Doda ndaj iku nga PD-ja, se nuk i rezistoi dot faktit që unë jam më e bukura aty. -Po ky qenka lajm ekskulizivisht për mua?! Po zonja Majlinda Bregu përse nuk iku?! -Po ajo ikur është Kaso. Ke dëgjuar mdonjëherë të ë kundër Ramës ajo! Do më ndihmosh pak të vendosim këtë kabllin te ky monitori? -Ju ndihmoj me gjithë qejf. Do shfaqni ndonjë gjë aty besoj. -Do vendos luan ajo Pamela Anderson, me thënë të drejtën. Që ata që vijnë në çadër ta shikojnë, e të më kujtojnë edhe kur mos të jem unë... -U largqoftë, zonjushë Vokshi. -O Kaso, o shtatanik që s’lë të mbaroj fjalinë. Desha të thosha: “edhe kur mos të jem unë këtu në çadër. E meqë çadra: E di ç’më ndodhi njëherë kur isha në Venezuelë me pushime...?

-Nga ta di unë, se mos isha aty? Ma thoni ju lutem!

-Isha në plazh, Kaso. Shtrirë. Sa u ngrita në këmbë, shikoj gjithë ata burra që m’u afruan. “Mos”, thashë “kushedi ç’do më bëjnë tani” -Ju bënë gjë? -Jo jo, gjë s’më bënë, por dëgjo deri në Pamela Anderson, please sign a autograph here! - Donin autografe domethënë? - Po, pra, Kaso, kujtuan se isha Pamela unë. -Po ju ç’bëtë? -Ç’të bëja Kaso. Po t’ju thosha që s’jam Pamela, do zhgënjeheshin. Unë nuk dua të zhgenjej njerëzit. Ne demokratët nuk zhgënjejmë popullin tonë, jo më të huajt. Dhe ju dhashë autografe. Sa të lumtur u ndjenë…!

-Po ju nga e kuptuat që u ndjenë të lumtur?

-Po e pashë që s’po s’ktheheshin te gratë e tyre, Kaso. -Sa ditë do vazhdojë protesta këtu? -Mirë është të vazhdojë shumë ditë, Kaso. Unë për protestuesit kam sjellë të gjitha seritë ku luan ajo që më ngjan mua, Pamela. Le të shikojnë protestuesit sa e mirë jam. Ta dinë ç’vlerë femërore kanë në parti.

Atë moment dëgjova disa të bërtitura. Ktheva kokën, nga disa burra që po luanin domino. Mendova se mos ziheshin ata për lojën. Në fakt, po ziheshin disa të tjerë. “Unë do jem drejtor i transportit kur të ë”, bërtiste njeri. Drejtor atje do jem unë ore legen”, ulërinte tjetri. Mos, thashë. Të iki sa pa plasur keq sheri se më kapin do më transportojnë për në spital këta drejtoret e ardhëm të transportit, mendova. Dhe u largova. Pa patur mundësi për t’i thënë zonjushës Vokshi, “mirupafshim!” Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.