CLAYDEE: Çfarë ka ndryshuar në jetën time?

Intervista - - MUZIKË -

Klajdin e takuam në studion e tij në Athinë ku e shkëputëm për disa minuta nga puna.... Ai me kënaqësi hoqi kufjet nga veshët dhe me buzëqeshjen karakteristike që nuk ju nda nga buzët, zhvilloi me ne këtë bisedë:

-Javën që shkoi ishe në Tiranë, mes shqiptarëve. Këtë javë ke koncert përsëri në klubin shqiptar “Shqiponja”, në Athinë. Sikur i ke shtuar shume kontaktet me Shqipërinë kohët e fundit?

- Që në ë karierës sime kam shkuar me kënaqësi të këndoj për patriotët e mi në çdo vend të botës që të ndodhen. Kam shkuar kudo ku më kanë ftuar dhe që në atëherë nuk e dija mirë... (Them se tani e kam përmiresuar shumë )…

- Por edhe patriotët kudo të kanë pritur mirë, apo jo?

- Po, ata e kanë treguar se e pëlqejnë muzikën time dhe më mbështesin në çdo hap që bëj. Edhe këtë të shtunë i pres me padurim në klubin “Shqiponja” në Athinë dhe i lajmëroj se për herë të parë do të këndoj para tyre këngën time të re, që sapo doli “Notayo”…

- Tjetër, ç‘ të reja ka Klajdi ? Me se je duke u marrë tani?

- Këtë periudhë kam një energji dhe dëshirë të paparë per të krijuar këngë... Kam bërë shumë udhëtime dhe kam bashkëpunuar me producentë të huaj shumë të dëgjuar dhe të sukseshëm…

- Po pregatit edhe këngën e verës 2017 ?

- Nuk kam vendosur akoma cila do jetë kënga e verës së ardhshme. Qëllimi im kryesor është që të përfundoj albumin.

- Edhe viti që shkoi ishte vërtetë i ngjeshur për ty. Ishe për udhëtime pune ne Los Anxhelos, në Francë, me turne “live” në Greqi, Shqipëri, Serbi, Poloni, Rumani e Turqi... Çfarë sollën këto udhëtime profesionale?

- Shumë eksperiencë. Sidomos veçoj udhëtimin në Los Anxhelos. Ishte udhëtimi i jetës sime, të paktën deri tani… Los Anxhelos është qendra e botës për muziken. Aty janë artistët më të mëdhenj, që krijojnë hitet e ardhshme botërore. Aty takova njerez që bashkëpunojnë me kompanitë më të njohura në botë. Firmosa kontrata edhe pë

- Po i kushtohesh edhe muzikës së

- Po kjo është një fushë me të ardhme, që më tërheq shumë, edhe ajo për lojrat elektronike. Një këngë e imja është përdorur në “Fast and Furious 7”, si dhe një këngë tjetër në lojën e FIFA 2015...

- Të pëlqen pavarësisht se te muzika e lojrave elektronik,e anonim?

- Muzika pë - jra elektronike është një gjë tjetër qe nuk ka të bëjë me këngët që unë shkruaj pë r këngëtarin «Claydee «. Janë dy gjëra të ndryshme që nuk përzihen me njëra tjetrën…

- Po për turnetë çfarë mund të na thuash? Ç’të ka mbetur ne mend?

- Gjithshka. Ndjehem shumë me fat që bëj këte pune dhe më jepet mundësia të udhetoj në të gjithë botën. Çdo vend ka bukurin e tij dhe më dhuron gjëra te ndryshme. Kjo më ngacmon edhe për të bërë muzikë më të bukur… Diçka që më bën shumë përshtypje dhe që dua ta ndaj me ju është fakti që kudo që shkoj sado që njerëzit kanë problemet e tyre dhe kriza mbizotëron kudo, ata gjejnë mënyrën për t’u argëtuar dhe e jetojne momentin. - Po nga turneu në Shqipëri ç‘ të ka mbetur në kujtesë? - Në Shqipëri njerëzit janë të veçantë, kanë energji të paparë dhe nuk pushojnë asnjë sekondë së kërcyeri.. - Bashkëpunimi yt me Ermal Mamaqin verën e ka- luar ishte nje sukses i vërtetë. Do të kesh edhe bashkëpunime të tjera me këngëtarët shqiptarë? - Pse jo?! Bashkëpunimi me Ermalin shkoi vërtetë shumë mirë, ndaj jam i gatshëm të bashkëpunoj me artistët që jetojnë në Shqipëri. Shqipëria ështe vendi ku kam lindur. Ai vend më bën krenar e gëzohem pafundësisht kur kam oferta për bashkëpunim...

- Cilin quan suksesin tënd më të madh të arritur deri tani?

- Mendoj se suksesi im më i madh deri tani është “Mamacita buena” që arriti një rekord të paparë në Greqi përsa u përket klikimeve në You Tube: Më shumë se 27 milionë vetëm brenda viti të parë.... Gjatë këtyre viteve me punën time kam arritur të shikohem nga më shumë se 220 milionë shikues në You tube. Gjithashtu do të përmendja koncertet me mijëra pjesëmarrës në stadiume nëpër Europë . Ende ndjehem i emocionuar kur kujtoj momentet që këndoja në një stadium në Poloni përkrah këngëtarit Arash, përballë 45.000 spektatorëve. Do të veçoja edhe dy çmime në Poloni (si artist i vitit dhe kënga e vitit) si dhe çmimin « Mad » në Greqi. Jam i gëzuar dhe krenar për këto arritje, edhe sepse të gjitha krijimet jane realizuar në shoqërinë time

- Ti përmende “Mamacita”, por edhe “Alena” e publikuar së fundmi nuk mbetet pas. Vetëm një gjë më bën përshtypje. Pse pothuajse gjithë këngët ua kushton vajzave të bukura?

- Sepse kur udhëtoj në vendet e Ballkanit shoh vetëm vajza të bukura… (Qesh)

- Çfarë është femra për Klajdin?

- Femra është arsyeja që ne ekzistojmë

- Ke thënë se për këngën “Mamasita buena” je frymëzuar në rrugë, thjesht duke parë një turiste të bukur. Kështu të ndodh gjithmonë ? Frymëzohesh nga një moment për të krijuar? Edhe me « Alenën » , kështu të ndodhi?

- Po, gjithnjë ngacmimet për një këngë, apo muzikë të re i marr vetvetiu nga jeta e përditshme. Një ditë e re, një ambjent i ri i veçantë , një ndjesi e re, një dëshirë e momentit, një mendim spontan, të gjitha këto përbëjnë në vetvete frymëzimin e krijimtarisë sime. Ngacmimi për “Alenën” lindi kur isha për pushime në ishullin Milos. Ishte një ishull kaq i bukur e më pëlqeu aq shumë sa thashë me vete që këtu do ta bëj videoklipin për këngën verore të këtij viti. Dhe emri Alena më doli nga melodia që më erdhi në mendje ato ditë që

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.