Renada Caci: S’jetoj dot pa të

Intervista - - HUMOR -

Nëse jeni mësuar që ta ndiqni gjithmonë Renatën në Portokalli, me batutat e saj, këtu do gjeni një intervistë argëtuese dhe një Renatë ndryshe, një Renatë që tregon gjithçka rreth vetes, ditës së saj, gjërat pa të cilat nuk jeton dot dhe shumë e shumë gjëra të tjera që nuk i ka thënë asnjëherë më parë.

Fabjola Kuburi:-Renata, me kë e pive kafen e parë sot?

Renata Caci:- Vetëm, është këndshëm ta pish një kafe me veten.

- Çfarë të ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit?

-“Ferma e kafshëve, roman i cili po punohet. Ai është i dramatizuar dhe presim ta vëmë në skenë. Pas shumë kohësh do takoj përsëri skenën e teatrit. Vihet në skenë nga Erion Isai.

-Çfarë do të ishe duke bërë tani nëse do të kishe lindur një trashëgimtare e kamur?

-E kam bërë dhe pse nuk jam e kamur. Jetën e kam jetuar si më ka ardhur, që do të thotë: se kam vrarë shumë mendjen apo penduar. Njëlloj ndoshta do isha duke parë televizor. Për mua nuk përbën asnjë lloj ndryshimi si i kamur si mesatar.

-Cilat janë gjërat që kanë më shumë rëndësi në jetën e një femre, në tënden konkretisht?

- Karriera por unë e kam dhe jam shumë e lumtur. Kjo falë dashurisë që kam unë për këtë profesion. Falë kolektivit tim që më mbajnë në pëllëmbë të dorës dhe Altin Bashës që vazhdon e me vlerëson e më mbështet gjithmonë. Fillon si çdo vit - priza të bukura që s’mund ti zbuloj. I përshëndes dhe falënderoj të gjithë, nga ske Iliriana Bashën dhe Altin Bashën. Kam krijuar një fole shumë të ngrohtë pranë njerëzve aty sepse u bëra shumë vite. Më përkrahin shumë dhe kolegët. Rezi, Ledjo, Sala, Xhemi, Erioni, Albana, Besi dhe Gazi. Tani përsa i përket teatrit është një vepër shumë e bukur nga autori i huaj George Orëell. Regjisor është Erion Isai. Jemi akoma në proçes tavoline dhe punojmë çdo ditë pa përjashtim. Është një vepër shumë e bukur me gati 11 personazhe. Është një alegori, më e madhja politike që i ka rezistuar të gjitha kohërave. Do vihet në “Teatrin Eksperimental”. Këtu shfaqet tradhëtia e idealizmit nëpërmjet tiranisë dhe korrupsionit. Për më shumë ftoj të gjithë të vijnë e ta shohin në teatrin eksperimental pasi të kemi vendosur dhe datat përfundimtare.

-A ndikon ndryshimi i motit në humorin e aktorëve të humorit?

-Tek unë jo, përkundrazi më pëlqen kur ka pak re dhe moti është i vranët.

- Cili është personazhi imagjinar që do të doje ta kishe bërë, por nuk të ka rënë akoma rasti?

-Eeee nuk është ndoshta rasti ta them sepse mund të kem disa dhe derisa ti reali

-Po të mos ishe aktore, çfarë mendon se do ishe bërë?

-Këngëtare edhe pse kam akoma shpresa se do ja dal.

-Të kanë krahasuar ndonjëherë me njeri?

-Deri tani nuk më kanë krahasuar me askënd. S’dua të them që jam e pakrahasushme por ndoshta s’ma kanë gjetur akoma dikë me të cilën mund të krahasohem.

-Çfarë ke lënë të shkojë dhe je penduar?

-Asgjë. Mbase të tjerët janë penduar pasi më kanë lënë të shkoj.

-Cili është misteri më i

-Bota e kafshëve. Ia vlen vërtet të bëhesh kurioze për to.

-Çfarë bëre fundjavën që kaloi?

-Asgjë. Pse duhet fundjava?(Qesh) -Sa e do veten? dua ashtu siç e meritoj veten.

-Për çfarë e do, mbi të gjitha? -Se di, për tipin ndoshta. -Çfarë nuk dinë njerëzit për ty?

-Dinë gjëra por i dinë dhe i shprehin gabim. Ndërsa njeriu, ka gjëra që do ti dijë vetëm për veten e tij.

-Për çfarë nuk e vret mendjen?

-Për broçkullat e njerëzve që ndonjëherë të vijnë dhe nga njerëz që deri dje i ke konsideruar miq.

-Koha më e gjatë që ke qëndruar larg nga shtëpia?

-2 muaj dhe më është dukur si 20 vjet.(Buzëeqesh) -Ku do të ikësh pastaj? -Ti bëj vaksinën qenushes time.

-Cila është e vërteta më e madhe?

-Mendoj se është gënjeshtra.

- Çfarë mendon sa herë dëgjon të përmendet emri yt?

- Asgjë, thjesht dëgjoj emrin. -Beson në dashuri? - Po, pse jo? Por thjesht besoj. Njeriu beson lloj-lloj gënjeshtrash.

-Si ia del kur të duhet të jetosh vetëm?

- Unë jetoj me mamin që për mua është njeriu më i shtrenjtë. Një herë që ajo iku e mbeta pa të në shtëpi mu duk sikur po mbytesha. Nuk jam vetëm. Ajo është heroina ime.

-Çfarë ndjesish ke kur mendon të ardhmen?

-Ndonjëherë dhe frikë sepse s’dimë në ç’kaos po jetojmë hera herës. Por dhe përgjegjësi sigurisht.

-Çfarë apo kë quan të huaj? -Njerëz që nuk i njoh. - Diçka që shpreson të mos kthehet?

-Njerëz të cilët i kam vënë vulën dhe i kam shumëzuar me 0 një herë e përgjithmonë.

-Më jep një arsye, pse duhet besuar te ti?

-Se di. Po të duash mos beso, Unë kështu jam. Po unë e di që ti beson tek unë(Qesh)

-Për çfarë nuk është kurrë vonë?

-Për dëshirën time të cilën e kam shfaqur shumë herë, muzika, kënga. Them nuk është kurrë vonë.

-Kush është mik e kush armik?

-Ruhu nga miku thonë se armiku dihet.

-Çfarë nuk e bën asnjë si ti? -Luzen. -Çfarë do të doje që njerëzit ta shihnin me sytë e tu? -Botën. -Një kujtim që e mban gjithmonë me vete?

-Është një këngë që e dëgjoj në makinë dhe që do më kujtojë gjithmonë diçka.

- Diçka që nuk do ta mbash për vete, por do ta ndash me të tjerë?

- Për veten s’më rri goja rehat. Po do ti vë çelsin. Shumë gjëra që unë i kam të miat janë të miat. Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.