Lisetë Morelos: Jam egoiste

Intervista - - TELENOVELA -

Lisetë Morelos është një aktore, këngëtare dhe modele 38 vjeçare meksikane, e cila aktualisht jeton në Kanada. Ajo luan rolin e Blankës e Viktorias në telenovelën “Mashtruesja”, por e kemi hasur edhe më parë në telenovelën “Fytyra e ëngjëllit”, në rolin e motër Sesilias.

- Lisetë Morelos është emri yt artistik?

- Po, megjithëse nuk e kam ndryshuar shumë. Emri im i vërtetë është Lisetë Garsia Morelos Saragosa.

- Sa vjet ke që punon në televizion?

në moshën 12 vjeçare duke bërë reklama në televizion dhe duke marrë mësime aktrimi në Qendrën e Edukimit Artistik të Televizës.

- Cili nga rolet që ke luajtur deri tani të ka pëlqyer më shumë?

- Në të vërtetë kam interpretuar shumë personazhe dhe të gjithë kanë pasur magjinë e tyre. Ata kanë qenë të shumëllojshëm, si antagoniste, murgeshë, perso

- Cila ka qenë gjëja më pozitive që ke mësuar në karrierën tënde artistike?

- Që mund të arrish larg vetëm por të punosh me këmbëngulje dhe durim.

- Cila ka qenë eksperienca jote më pozitive?

- Fakti që kam fatin të punoj në diçka që më pëlqen, sepse, për fat të keq, jo të gjithë kanë mundësi ta bëjnë këtë. Kjo më bën të ndjehem e plotësuar.

- Ti i ke mbajtur gjithmonë zezë për telenovelën “Aurora”. Si të pëlqejnë më shumë?

- ditshme që isha bërë brune, por me kalimin e kohës u mësova. Megjithatë, edhe si bionde ndjehem shumë mirë, kështu që nuk e kam problem të kaloj nga një ngjyrë tek tjetra.

- Si do ta përshkruaje veten tënde si grua dhe si qenie njerëzore?

- Do ta përshkruaja si një grua punëtore, që lufton çdo ditë për idealet e veta. Gjithashtu do ta quaja veten sipërmarrëse, shumë perfeksioniste, nganjëherë edhe tepër dhe në të vërtetë, pak egoiste.

- E dimë që të pëlqejnë kafshët, sidomos qentë.

- Po, në të vërtetë i adhuroj kafshët. Më vjen keq që ka kafshë që vuajnë dhe, meqë ato që t’i mbrojmë. Flas kryesisht për qentë dhe macet që braktisen në rrugë, ose në strehimoret për kafshët, shpeshherë për shkak të mungesës së parave për t’i mbajtur, ose paguar shpenzimet e ve- terinerit. Nganjëherë gjenden në kushte çnjerëzore, ose i çojnë në strehimore, ku, për fat të keq, nëse nuk gjejnë një shtëpi brenda dy javëve, i vrasin. Unë i ndihmoj vazhdimisht këto strehimore, qoftë duke punuar si vullnetare, qoftë për të gjetur shtëpi për kafshët dhe duke dhuruar ç‘të mundem për t’i ndihmuar. - Po vetë sa qen ke në shtëpi? - Kam katër qenushe, të gjitha të adoptuara. Njëra quhet Laika dhe është një kryqëzim racash, Luna dhe Kahlua janë të racës dashund (me këmbë të shkurtra dhe trup të gjatë) dhe në fund, Maja, që është një pinçer i vogël.

- Cila është fjala që përdor më shpesh?

- Më mirë mos ta them! (qesh)

- Cili personazh apo person do të të pëlqente të njihje?

- Do të më pëlqente shumë të njihja Xhoni Depin, pasi është aktori im i preferuar, Trent Reznor, këngëtar i grupit Nine Inch Nails dhe Ledi Gagën.

- Ç’profesion tjetër do të të pëlqente të ushtroje?

- Mjeke veterinere.

- Cilën gjë vlerëson më shumë tek miqtë e tu?

- Vlerësoj shumë besnikërinë dhe faktin që i ke pranë kur ke nevojë për ta.

- Cila është veshja jote e preferuar?

- Xhinset. Së pari më pëlqen si ta tregojnë trupin, pastaj kombinohen me gjith[ka dhe janë shumë të rehatshme.

- Mund të na thuash diçka për rolin në telenovelën “Mashtruesja”?

- Rolet do të thuash! Më kanë pëlqyer shumë, sepse përbëjnë një kërkon edhe më shumë punë nga ana ime.

- Si janë marëdhëniet e tua me aktoren Kristian Bah, që luan rolin antagonist, atë të Rakel Altamirës?

- Marëdhëniet tona janë shumë të mira. Kristian ka shumë eksperiencë, si aktore, ashtu edhe producente dhe është shumë bukur të punosh me të, ka shumë humor, është zbavitëse dhe pozitive. Ndjehem shumë mirë me të dhe njëkohësisht mësoj shumë gjëra. Nga njerëzit me kaq talent dhe eksperiencë mëson shumë.

- Ndonjë detaj interesant nga xhirimet?

- Në një moment të teleno-

Ivelës regjisori ynë mori disa ditë leje dhe atë e zëvendësoi një i ri. Një ditë unë u vesha si infermiere dhe ai nuk më njohu, pasi ishte mësuar të më shihte të veshur si Viktoria. Filloi të pyeste: “Ku është Liseta?” dhe unë ia ktheva “Këtu jam!”. Kjo është diçka e mirë, sepse tregon që personazhi im është një kamaleon i vërtetë dhe mund të ndryshojë shumë.

- Cilat janë planet e tua për të ardhmen?

- Do të më pëlqente të interpretoja në tregun anglosakson, pa lënë pas dore karrierën time në Amerikën Latine.

- Do të të pëlqente të luaje në

- Po, sigurisht, ku duhet të pëlqen të punoj në televizion, për çdo aktor është gjithmonë një - aktrim, por edhe në produksion dhe regjisurë.

- Ke luajtur në ndonjë pjesë teatrale deri më sot?

- Jo, kurrë. Do të më pëlqente, por në të vërtetë nuk kam pasur kohë, megjithëse bën pjesë në planet e mia.

- Cila është ëndrra që do të doje të realizoje?

- Të mund të ulem në një koll në të cilin kam luajtur vetë. - Objektivi yt afatgjatë? - Do të më pëlqente të vazhdoja studimet për aktrim në Toronto, por më parë duhet të mbaroj punët që kam në dorë. Në këtë punë është e vështirë të bësh plane afatgjatë apo afatshkurtër, sepse asnjëherë nuk përfundoj atë që projekt i ri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.