Sekreti i Anushkës

Intervista - - TELENOVELA -

E gjithë familja Desai merr pjesë në zbukurimin e shtëpisë, që të presë Kumudin, Sarasin, Denin dhe Kabirin. Vidia i thotë Kabirit se i ka zgjedhur një nuse dhe Kabiri detyrohet të futet në dhomë për ta parë. Ajo është me shpinë dhe ai i thotë se nuk mund të martohet me të, sepse do Anushkën. Kur ajo kthen shpinën, ai sheh Anushkën e lumtur para syve të tij. Sarasi i thotë Kumudit se ai është burri më i mirë në botë dhe ajo pohon.

Për të bërë shaka, Sarasi i thotë Anushkës të mos e pranojë propozimin e Kabirit për martesë dhe ta lërë atë të presë. Nga ana tjetër, Kumudi i kërkon Kabirit të presë pranimin e Anushkës. Sarasi dhe Kumudi grinden. Anushka pranon propozimin e Kabirit dhe bind Kumudin dhe Sarasin të pajtohen.

Anushka takon një të huaj dhe i thotë se plani i tyre ka dalë me sukses. Ndërkohë Kumudi dhe Sarasi mundohen të kalojnë më shumë kohë së bashku. Anushka i thotë Vidias se prindërit e saj nuk vijnë dot në dasmë dhe të gjithë shqetësohen për këtë lajm. Kabiri i thotë se nëse ka ndonjë problem, ai mund ta zgjidhë, por Anushka i siguron të gjithë se nuk ka problem, thjesht nëna e saj është e sëmurë dhe doktori e ka këshilluar të mos udhëtojë. Ndërkohë, Vidia cakton datën e dasmës së tyre.

I huaji e takon përsëri Anushkën afër shtëpisë Desai. Ai i jep asaj një kuti me ëmbëlsira. Sara- si e sheh këtë dhe e pyet Anushkën, por ajo gënjen dhe i thotë se është dhuratë nga familja e saj. Vidia u telefonon prindërve të Anushkës për t’i falenderuar për dhuratën. Kumudi, Sarasi, Deni dhe Kusumi grinden për ëmbëlsirat, por Dugba thotë se në fillim ato iu duhen ofruar perëndive.

Dugba sheh një mi që ha ëmbëlsirat që u ishin dedikuar perëndive. Pas pak miu ngordh dhe ajo lajmëron për këtë gjithë familjen. Familja Desai kujton se ëmbëlsirat kanë skaduar dhe vazhdojnë me festimet dhe përgatitjet për dasmën e Kabirit.

Kumudi niset për në shkollë dhe një makinë gati rrëzon rikshën e saj. Këtë skenë e sheh Sarasi që vrapon tek ajo dhe e kthen në shtëpi. Ai ia tregon ndodhinë i shqetësuar Dugbës dhe ajo përpiqet ta qetësojë. Kabiri ble unazën e fejesës për Anushkën dhe ia tregon atë familjes. Anushka informon familjen Desai se ka planifikuar një surprizë për Sarasin dhe Kumudin. Sarasi dëgjon bisedën telefonike të Anushkës dhe dyshon për surprizën e saj, por nuk arrin ta zbulojë dot.

Në momentin e shkëmbimit të unazave, Anushka thotë se është më mirë që më parë Sarasi dhe Kumudi të shohin surprizën e tyre. Ajo i thotë Kumudit të përdorë telekomandën për të hapur perden, por Sarasi që dyshon, i thotë Anushkës ta hapë ajo, pasi sot ajo po fillon një jetë të re. Anushka hap perden dhe pas saj del një foto e Sara- sit me Kumudin në ditën e tyre të dasmës. Të gjithëve u pëlqen surpriza. Anushka kërkon të martohet në përvjetorin e dasmës së tyre. Kabiri dhe Anushka fejohen. Ndërkohë, një i huaj hyn në dhomën e Sarasit dhe vë një kurth për Kumudin, hedh ujë dhe copa xhami në dysheme. Kumudi shkon në dhomën e saj dhe bëhet gati të futet aty, kur i thërret Sarasi që sheh xhamat në dysheme. Ndërkohë aty vjen edhe Anushka që shpëton Kumudin, por lëndohet vetë, duke u rrëzuar përtokë. E gjithë familja kujton se dikush kishte thyer gotën me çaj aty. Sarasi dyshon tek Anushka, por më vonë i kërkon falje që nuk e besoi. Sarasi i përgatit një suprizë Kumudit, një anije me kunja shkrepseje, për të cilën ai punon gjithë natën.

Familja Desai merr pjesë në kërcimin e Dandijas. Kumudi dhe Sarasi arrijnë të bindin edhe Vidian të marrë pjesë në të. Kabiri e gjen Anushkën duke folur me një të huaj, ajo është e hutuar dhe nuk di ç‘ të thotë, po ai prezantohet si kushëriri i saj, Rohiti. Ai thotë ardhja e tij është surprizë. Vidia i uron atij mirëseardhjen. Të gjithë kërcejnë ndërsa Rohiti sheh me dyshim Kumudin dhe Sarasin. Këta të dy kërcejnë me muzikën e tyre.

Në përvjetorin e dasmës së tyre, Sarasi i bën një surprizë Kumudit me tortë dhe qirinj. Kumudi i dhuron Sarasit një orë dhe një kostum, ndërsa ai një varëse me dy fotot e tyre. Kabiri ndërkohë shkon në dhomën e Anushkës dhe i pohon dashurinë e tij, kurse Rohiti e këshillon Anushkën të mos lidhet shumë pas tij. Sarasi sheh një ëndërr të keqe sikur diçka i ka ndodhur Kumudit dhe zgjohet i trembur, por Dugba e qetëson.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.