Dini gjithçka për celulitin?

Intervista - - TEST -

1. Mund ta maskoni celulitin duke u nxirë në diell: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

2. Një dietë me pak yndyrna mund të shkrijë celulitin: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 3. Pothuajse të gjitha gratë kanë celulit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Rënia në peshë e bën celulitin të duket më mirë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 5. Burrat rrallë kanë celulit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

6. Pilulat kontraceptive e përkeqësojnë celulitin: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Disa kremëra speciale mund të shërojnë celulitin: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Maskat mbështjellëse me barishte mund ta bëjnë celulitin të duket më mirë për një ose dy ditë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

9. Lazerat mund ta zhdukin një herë e mirë celulitin: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 10. Ka lloje të ndryshme celuliti: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 11. Celuliti prek vetëm gratë mbipeshë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 12. Rrobat e ngushta mund të shkaktojnë celulit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 13. Vajzat adoleshente nuk kanë celulit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

14. Fërkimi dhe masazhi ndihmon reduktimin e celulitit: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 15. Fajtor për celulitin mund të jenë genet: a. E vërtetë b. Gënjeshtër Përgjigjja 1. Përgjigjja e saktë është a-ja është e vërtetë se pak ngjyrë mund t’i bëjë gungat e celulitit më pak të dukshme, por nga ana tjetër, rrezet e diellit, përveçse dëmtojnë lëkurën, dëmtojnë edhe kolagjenin, gjë që përkeqëson grumbullimin e dhjamit nën lëkurë, që shkakton celulitin. Kështu, nëse doni ta maskoni, më mirë përdorni një krem vetënxirës. 2. Përgjigjja e saktë është b-ja Nuk ka nevojë të hiqni nga menyja juaj yndyrnat, apo karbohidratet, pasi nuk ka ushqime mrekulli, ose dietë magjike që zhdukin celulitin. Atëherë, cila është dieta më e mirë kundër celulitit? E njëjta që është e mirë për gjithçka: Konsumoni plot perime dhe fruta, preferoni drithërat integrale dhe zgjidhni proteina pa dhjamë. 3. Përgjigjja e saktë është a-ja Po, ju nuk jeni e vetmja! Nëse nuk ju pëlqejnë kofshët tuaja, kujtohuni se 90% e grave kanë celulit, bile edhe topmodelet. Celuliti ka tendencë të duket më keq me kalimin e moshës dhe kjo është e natyrshme. Për ta luftuar atë, sigurohuni të lëvizni dhe bëni sport, sepse ai bie më shumë në sy nëse nuk bëni. Sporti nuk mund të rregullojë lëkurën dhe heqë qafe lëkurën e portokalles, siç quhet, - jt, kështu që ia vlen ta bëni. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja Nëse jeni mbipeshë, nuk është keq të humbisni ndonjë kilogramë. Dhjami i tepërt në trup mund ta bëjë celulitin më të dukshëm. Por, nëse keni peshë normale dhe bini shumë në peshë, celuliti mund të duket më keq. 5. Përgjigjja e saktë është a-ja Nuk është e drejtë, por është e vërtetë, celuliti kryesisht prek gratë. Kjo ka lidhje me hormonet. Celuliti është një mënyrë se si trupi i gruas grumbullon dhjamë, për t’u siguruar se ka mjaftueshëm për të bërë fëmijë. Burrat obezë si edhe ata që kanë hormone femërore mund të kenë celulit, por është e rrallë. 6. Përgjigjja e saktë është b-ja Disa ekspertë mendojnë se hormonet e pilulave kontraceptive shtojnë celulitin, por nuk ka provë shkencore për këtë, prandaj mos u stresoni. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja Për fat të keq, nuk ka krem mrekullibërës që heq qafe për një fustan të ri, ose për të dalë në plazh, kremërat mund të ndihmojnë përkohësisht. Ato që kanë brenda në gjashtë orëshe. 8. Përgjigjja e saktë është a-ja Maskat me barishte, qoftë ato të përgatitura në shtëpi, apo ato në spa, mund ta bëjnë celulitin të duket më mirë për një ditë ose dy. Ka maska tkurrëse që mund ta bëjnë “lëkurën e portokalles” të duket më mirë për disa ditë. më pak celuliti. Vetëm mos u përgatisni që ato të zgjasin javë të tëra, vetëm një ose dy ditë maksimumi. 9. Përgjigjja e saktë është b-ja Ashtu si ilaçet, shumica e procedurave kozmetike nuk kanë rezultate afatgjatë. Në vitin 2012 bëri bujë një trajtim i ri me lazer, por ende nuk është parë se sa mirë funksionon dhe për sa kohë. 10. Përgjigjja e saktë është a-ja Ka tre lloje të ndryshme celuliti dhe është e rëndësishme që ju të dini se ç‘lloj keni, në mënyrë që ta trajtoni siç duhet. Celuliti adipozë është ai që njerëzit zakonisht e quajnë lëkura e portokalles dhe zakonisht shkaktohet nga një dietë jo e mirë, prandaj mënyra më e mirë për ta trajtuar, është të përmirësoni mënyrën tuaj të të ushqyerit. Celuliti edematozë është një formë e butë e problemit dhe shkaktohet nga mbajtja e ujit nga trupi, kështu që mund të ndihmo shtresat e dhjamit dhe është më i vështirë për t’u hequr.

11. Përgjigjja e saktë është b-ja Nëse keni celulit, nuk do të thotë medeomos se jeni mbipeshë, megjithëse pesha e tepërt e thekson më shumë celulitin. Ai shkaktohet nga dobësimi i kolagjenit në lëkurë dhe të gjithë mund ta kenë, pavarësisht nëse janë mbipeshë, ose jo. 12. Përgjigjja e saktë është a-ja Një nga gjërat që shkaktojnë celulit është qarkullimi i keq i gjakut, kështu që, nëse keni tendencë të vishni rroba të ngushta gjithë kohën, shtoni mundësinë për të pasur celulit. Fajtori më i madh janë të brendshmet e ngushta, kështu që preferojini më të lirshme dhe kjo do të përmirësojë qarkullimin e gjakut. 13. Përgjigjja e saktë është b-ja më shumë, në varësi të dietës dhe stilit të jetesës. 14. Përgjigjja e saktë është a-ja Masazhimi dhe përdorimi i eksfoljantëve mund të ndihmojë në reduktimin e pamjes së celulitit. Masazhi i rregullt i çdo lloji përmirëson qarkullimin e gjakut në këtë zonë, forcon kolagjenin dhe ndihmon në njëfarë shpërndarjeje të sepse përmirëson qarkullimin e gjakut. Llojet më të mira janë ecja, vrapi, noti. Mund t’ju ndihmojnë edhe lëvizja dhe shtriqja, sidomos nëse rrini me orë të gjatë të ulura para një tavoline. Në fakt, gjithçka që përmirëson qarkullimin e gjakut ndihmon në evitimin e celulitit. 15. Përgjigjja e saktë është a-ja Shkaktare për celulitin mund të jetë nëna juaj, sepse mendohet se disa njerëz janë gjenetikisht më të prirur për të pasur celulit, se sa disa të tjerë. Megjithatë, mos u dorëzoni ndaj faktit se mamaja juaj ka pasur celulit, pasi ju mund ta reduktoni atë, duke ngrënë siç duhet dhe duke bërë sport.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.