E njihni ritmin tuaj seksual?

Intervista - - SEKS -

Dëshira seksuale është diçka e çuditshme dhe kapriçoze. Disa ditë kemi dëshirë, në të tjera, jo. Kjo është çështje dashurie, por edhe hormonesh. Imagjinoni tani si do ta bënte fytyrën partneri juaj kur t’i thonit «Jo sonte, i dashur. Nuk është faji im, por i estrogjeneve». Megjithatë, kjo nuk është një gënjeshtër, por e vërtetë (në rast se nuk përdorni pilulën kontraceptive). Po sikur të mësonim të fusnim në punë këtë makinë biologjike që na dikton dëshirën tonë? Ja cilat janë ulje-ngritjet e ciklit hormonal, parë me syrin e gjinekologut.

Një përsëritje e shkurtër për ciklin menstrual

Si mund ta vini në punë ciklin tuaj, nëse nuk dini pak a shumë se çfarë ndodh me të? Ja një përmbledhje e shkurtër. Konsiderojmë si ditën e parë të ciklit menstrual, ditën e parë të menstruacioneve, me një përafërsi 48 orëshe. Menstruacionet zgjasin nga 2-8 ditë, pesë mesatarisht. është ulja e nivelit të hormoneve, të dërguara nga vezoret që shkakton shkëputjen e mukozës së mitrës dhe daljen e menstruacioneve. Vezoret sekretojnë hormone (progesteron dhe estrogjene) që çlirohet duke e mitrës trashet dhe, në të njëjtin moment, ndërmjet mijërave qelizave vezë, njëra prej tyre zmadhohet brenda një qeske, qelizat shtresa. Ditën e katërmbëdhjetë qeska çahet dhe çliron vezën e pjekur që ikën nga vezorja drejt tubave. Në këtë moment është i mundur pllenimi i saj. Nëse ky ndodh ajo bëhet një embrion dhe pastaj shkon në mitër. Nëse nuk ka fekondim, ajo prishet. Cikli përfundon në ditën e 28.

Nga dita e parë në të pestën: Dashuri gjatë menstruacioneve Niveli i dëshirës ++- - Pro-të: Niveli i estrogjeneve (hormoneve femërore) është më i ulëti i mundshëm dhe ato ia lënë vendin testosteronit (hormon mashkullor dhe i dëshirës). Dëshira është impulsive. Gjithçka duket më intensive gjatë kësaj periudhe, ndjeshmëria është e madhe mukozave. Orgazmat janë më të fuqishme dhe më të thella. është provuar shkencërisht se orgazma ka një efekt qetësues në dhimbjet e menstruacioneve, ajo qetëson dhe relakson. Një arësye e mirë për ta provuar megjithë bezdinë.

Kundra-t: Rreziku i ngjitjes së sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është më i madh, sepse qafa e mitrës është më e hapur dhe gjaku është mjedis i përshtatshëm për zhvillimin e mikrobeve. Nëse nuk jeni të si- gurta për partnerin tuaj, atëherë duhet të merrni më shumë masa mbrojtëse. Së dyti, në disa raste është e pamundur të bësh dashuri gjatë menstruacioneve. Shumë fe e ndalojnë këto raporte, duke konsideruar se është një periudhë kur femra është «e papastër». Shumë burra bllokohen nga prania e gjakut dhe refuzojnë të bëjën dashuri. Dhimbjet e menstruacioneve mund të përbëjnë një pengesë, megjithëse dëshira ekziston. Gjithahstu humbet shumë spontaneitet, sepse të bësh dashuri gjatë menstruacioneve kërkon pak organizim...

Si të shtoni shanset: Nëse partneri juaj e ka bezdi gjakun, propozojini të vërë një prezervativ. Ju mund ta motivoni, duke i thënë se, meqë jeni më e ndjeshme këto ditë, do ta arrini më shpejt orgazmën. Nëse ai nuk pranon përsëri, ose edhe juve nuk ju pëlqen, shtyjeni për më vonë.

Nga dita e gjashtë në të njëmbëdhjetën: Rikthim në qetësi Niveli i dëshirës + Pro-të: Nëse nuk keni bërë dashuri gjatë menstruacioneve, mund ta shfrytëzoni këtë mungesë të vogël, për të rigjetur dëshirën. Një nxitje mund të jetë edhe dëshira e partnerit tuaj që ndjehet i «uritur«, pasi nuk ka bërë seks pesë ditë rrjesht. Edhe ju jeni të lira nga menstruacionet që ju pengonin.

Kundra-t: Hormonet janë të drejtuara drejt mitrës, si pasojë, impulsi që ato japin është i ulët. - gjenet bëhet më me vështirësi.

Si të shtoni shanset: Dëshira është në ulje, por nuk ka vdekur, mjafton ta nxisni pak. është mo- menti ta merrni shtruar. Kërkojini partnerit të jetë veçanërisht i durueshëm dhe t’ua shtojë dëshirën pak nga pak. Thuajini atij se ku dhe si t’ju përkëdhelë, që ai të kujdeset për ju, sepse keni nevojë për të që të eksitoheni. Dëshira juaj nuk do të vijë vetë, kjo është e vërtetë në përgjithësi, por akoma më shumë gjatë këtyre ditëve. Për të favorizuar penetrimin dhe evituar dhimbjet, përdorni një lu

Nga dita e 12- 17-të: Dashuri 24 orë në ditë Niveli i dëshirës ++ + + Pro-të: është periudha kur dëshira është më e fortë. Natyra i bën gjërat ashtu si duhet, pasi është periudha më pjellore për gruan. Estrogjenet në shtim ju japin ndjesinë se jeni seksi dhe keni

Kundra-t: është mirë të tregoni kujdes dhe të merrni masa kontraceptive në këto ditë shumë pjellore, pasi është periudha më e rrezikshme për të ngelur shtatzënë. Rreziku i ngeljes shtatzënë mund të shkaktojë një lloj stresi.

Si të shtoni shanset: Në këtë periudhë mund t’i jepni prioritet dëshirave të partnerit, mendoni për të, për ta kënaqur. Nëse ai i është dedikuar dëshirës suaj në juaj shumë e fortë për të guxuar, provuar eksperienca të reja, të pranoni disa nga tekat e tij që më parë nuk ua mbushnin mendjen. Eksitimi juaj është i tillë, sa ju mund ta rrini orgazmën më lehtë, pra mund t’ia lejoni vetes të bëni më shumë kujdes ndaj fantazive të tij dhe më pak ndaj pengesave tuaja. është rasti të provoni shumë pozicione, përkëdhelje....Siguri- sht, kjo nuk do të thotë se duhet t’i bëni të gjitha vetë, dëshira juaj varet shumë prej tij.

Nga dita e 17-20: Ku shkoi dëshira? Niveli i dëshirës - - Pro-të: Pak qetësi nuk i bën keq askujt. Ju do të merrni frymë para fazës së re të dëshirës së fortë.

Kundra-t: Niveli i hormonet është i ulët, dëshira juaj shkrin si bora në diell. Nëse partneri juaj nuk e kupton këtë rënie të menjëhershme, jepni të lexojë artikullin tonë.

Si të shtoni shanset: Mendoni për seksin që keni bërë para disa ditësh, orgazmën që keni arritur, kjo duhet t’ju motivojë...Nëse kjo nuk mjafton, imagjinoni fantazi të reja. Flisni me partnerin për seancat e ardhshme të seksit, pozicionet që do të donit të provonit. është momenti ta gjeni dëshirën jo tek natyra, por tek imagjinata juaj, - momentet e intimitetit ku do të shkëmbeni dëshirat pak a shumë sekrete me partnerin. Luani skenare, shpikni situata për të zgjuar dëshirën.

Nga dita e 21-28-të: Dëshirë prej mashkulli Niveli i dëshirës ++ + + - - - - Pro-të: Ulja përsëri e nivelit të estrogjeneve ia lë vendin testosteroneve të marrin frerët e dëshirës. Ky është një hormon mashkullor, që do të thotë se do të keni dëshira impulsive herë pas here. Kështu ju do ta kuptoni më mirë partnerin dhe zhgënjimin e tij kur ju e refuzoni.

Kundra-t: papritur. Në çfarëdolloj momenti mendimet tuaja mund të mbushen me ide «të prapa». E keni të vështirë të ruani përqëndrimin në punë. Bëhet fjalë për dëshirë, jo për matematikë dhe, për fat të keq, kjo periudhë nuk përjetohet kështu nga të gjitha gratë. Janë të shumta ato që janë viktima të sindromës paramenstruale (më shumë se 150 simptoma, ndër të cilat dhimbje koke, depresion, dhimbje dhe fryrje barku). Në këtë rast, çdo lloj vrulli pritet dhe dëshira bie, ose zhduket fare.

Si të shtoni shanset: Nëse mos hezitoni t’i suleni partnerit, që e adhuron këtë. Këto vrulle dëshire favorizojnë orgazmën, do të ishte për të ardhur keq që t’i linit të shkojnë kot. Nëse keni sindromën paramenstruale, i duhet partnerit të përshtatet dhe të aplikojë përsëri përkujdesjet e periudhave kur dëshira është në ulje.

Nëse merrni pilulë: Secili ka ritmin e vet

Niveli i dëshirës: + + + konstant

Pro-të: Rreziku i mbetjes shtatzënë është shumë i paktë dhe juve nuk e keni më këtë stres. Kjo gjë është shumë e mirë për dëshirën. Mesntruacionet tuaja janë të rregullta dhe me data të përcaktuara, kështu që nuk do të keni surpriza të këqija. Nuk do të keni ulje të mëdha të dëshirës.

Kundra-t: Nuk do të keni as pik-e të saj. Kujdes, nëse merrni pilulën dhe keni verë një ndryshim (sidomos nëse bëhet fjalë për ulje të dëshirës), mbase dozat e hormoneve të saj nuk ju përshtaten. Flisni me gjinekologun.

Si të shtoni shanset: Kjo vlen për çdo kohë dhe për të gjithë: Flisni me partnerin, askush nuk mund ta gjejë se ç‘doni dhe çfarë nuk doni. Varioni kënaqësitë, është lënia pas dore që vret dëshirën, disa zakone nuk duhen zhdukur përgjithmonë, por një ritual sistematik është shumë i rrezikshëm për të ardhmen e dëshirës. Fantazoni pa u ndjerë në faj, janë ato që ushqejnë dëshirën. Nuk ka gjë të keqe të mendoni një situatë, ose një person ndërkohë që po bëni dashuri me partnerin, kjo nuk vë në pikëpyetje as dashurinë tuaj për të, as dëshirën që ai ngjall tek ju.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.