Arjan Ulaj: Muzika, pjesa e bukur e jetës time!

Intervista - - MUZIKË -

Nëse pasioni i Arjanit është muzika, biznesi është përditshmëria e tij. Ai këndon prej disa vitesh në biznesin e familjes së tij, në restorant, një ambjent i këndshëm në vendlindjen e tij dhe thotë me bindje se ai është një njëri që dashuron muzikën por edhe punën e tij...!

- Arjan, një prezantim, për lexuesit e gazetës tonë?

- Përshëndetje, unë gjatë gjithë jetës time jam marrë me muzikë. 2002- 2006, kam ndjekur dhe përfunduar shkollën e mesme “Jan Kukuzeli” në Durrës, dega profesionale fizarmonikë. 2006- 2010 kam ndjekur dhe përfunduar sukssesshëm shkollën e lartë “Akademia e Arteve Të Bukura” sot Universiteti Arteve, dega kanto lirike, bas. “dhe mund të them me bindje që unë e dashuroj muzikën në tërësinë e saj.

- A mund të na tregosh disa nga koncertet apo aktivitet ku ke qenë pjesëmarrës?

- Kam marrë pjesë në shumë evente por po përmend “Rassegna Internazionale Corale” në Torino, Itali me korin “Rozafa Ekspresion” Shkodër në një turne koral 11 ditor në qeshor të 2009, gusht 2010koncerti madhështor kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, organizuar në Amfiteatrin e qytetit të Durrësit. Pjesëmarrës në shumë koncerte pranë Akademisë së Arteve, klasa korale e klasa opere. Pjesëmarrës në shumë opera të zhvilluara nga “Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit ( TKOB). Mund të themi që pas mbarimit të studimeve kam filluar të praktikoj të kënduarin live nëpër lokale të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. - Si u gjete me muzikën? - Kam përshtypjen që muzika është ajo që ka lindur me mua në momentin që kam filluar të kuptoj se çfarë më pëlqen që të bëj në jetë dhe është pjesa më e bukur e jetës time. E kam pasur pasion gjithmonë gjë të cilën e ktheva në objektiv sepse siç thashë edhe më sipër unë kam studiuar dhe diplomuar në këtë fushë.

- Çfarë kujton nga dalja e parë në skenë?

- Mbaj mend që kam pasur emocione shumë, por tipi im i hedhur dhe i shkathët bëri që gjithçka të shkonte mirë dhe dola me suksese në daljen time të parë në skenë. Ka qenë vertet shumë emocionuese.

-A gjete menjëherë mbështetjen e publikut apo e kishit të vështirë?

- Mbështetjen e publikut duhet shumë punë ta fitosh. Unë jam ende në hapat e para të karrierës, por me kaq sa kam arritur jam shumë i kënaqur. Shpresoj që mbështetjen e tyre ta kem gjithmonë, ashtu siç do kenë ata këngë të bukura nga Arjani tani e në vazhdim.

- Cila është e veçanta asaj që bën ti?

- Këndoj me zemër dhe jam realist, nuk i idealizoj gjërat. Jam ky që jam.

- Dimë që nuk merresh vetëm me muzikë por ke edhe një biznes privat. Na trego dicka më shumë..!

- Po, është e vërtetë. Bashkë me familjen, unë zotëroj një restorant në Patok, që quhet “Perla e Patokut” dhe ka 5 vite që unë ushtroj të kënduarit live te restoranti i familjes time.

Është një ambjent, në të cilin është investuar shumë dhe nga ajo që është parë deri tani, ka ecur goxha mirë, ndoshta edhe prej muzikës. Shpresojmë për më mirë.

- Si je ndjerë pas çdo vlerësimi që ke marrë nëpër evente, organizime apo koncerte?

- Ndihem mirë me veten dhe me publikun, sepse nëse publiku më duartroket ose këndon gjatë kohës që unë jam në skenë do të thotë që e pëlqen atë që interpretoj unë.

- Këngëtaret në botë, sidomos në fillimet e tyre, shpesh menaxhohen nga një menaxher, ti e ke dikë që të këshillon?

- Sigurisht që kam familjen time që më këshillon për çdo gjë, megjithatë ende nuk kam një menaxher, sepse më pëlqen që gjërat ti menaxhoj dhe bëj vetë.

- Një deklaratë publike përmes gazetës sonë…

- Ju uroj gjithçka të bukur ju dhe stafit tuaj. Faleminderit për këtë intervistë të këndshme dhe falendëroj të gjithë publikun që më mbështet dhe i garantoj që në të ardhmen do keni shumë të reja në muzikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.