Claydee: Çfarë ka ndryshuar në jetën time?

Intervista - - MUZIKË -

isha aty.

- Nese nuk do të merreshe me muzikë sot, cilin profesion do zgjidhje ?

- Kërcimtar. - Pse ? - Sepse është diçka që gjithmonë më ka pelqyer. Këtë punë bëja përpara se të behesha këngëtar.

- Je shumë i ri ndërkohe që ke arritur një sukses të jashtëzakonshëm këtu në Greqi, si këngëtar e kompozitor. Këngëtarë nga më të mëdhenj grekë këndojnë këngët e tua. Çfarë ka ndryshuar në jetën tënde të përditshme ky sukses ?

- Ndryshimi është që qysh nga ë ketë sukses, ndalova së bëri punë të tjera dhe u përqendrova më shumë te muzika dhe udhetimet.

- Çfarë luksi i lejon vetes tani për shembull që më parë nuk kishe mundësi ta bëje?

- Luks për mua është që mund të çohem në mëngjes dhe të bëj muzikë ... Eshtë shumë e vështirë të jetosh nga muzika në këtë kohë. Unë jam shumë me fat që mund të jetoj nga muzika.

-Çfarë bën tani që nuk e bëje më parë ?

- Tani ? Tani rri me djalin. Nga dita që më lindi djali, çdo gjë në jetën time ndryshoi. Gjatë gjithë ditës tani mendoj për të e mundohem që të kaloj me të sa më shumë kohë që të mundem…

- E përshkruan dot veten tënde me tre fjalë? - I thjeshtë, pozitiv, krijues. - Cila është ës tënde?

- Bëj çdo ditë atë që të bën të lumtur… Kemi vetëm një jetë!

- Fansat e tu, por edhe specia- listët thonë se ti je i sukseshëm edhe pse je i ndryshëm. Çfarë të bën të ndryshëm nga të tjerët ?

- (Buzëqesh). Ajo që më bën të ndryshëm me të tjerët është se unë nuk mendoj kurrë që të krahasohem me dikë tjeter. E vetmja që më intereson është të krijoj atë që më pëlqen dhe më shpreh si karakter.

- Pse shumica e këngëve të tua janë spanjisht, apo anglisht?

-Sepse jam rritur me këtë stil muzike. Edhe kur isha kërcimtar dëgjoja e kërceja më shumë këngë latine. Veç kësaj këngët në anglisht janë këngë që munden të luhen e dëgjohen në të gjithë botën.

- Çfarë muzike dëgjon zakonisht ?

- Më pëlqen muzika që ka në brendësi melodinë.

- Më konkretisht? Cilin këngëtar ke qejf të dëgjosh gjatë ditës për t’u shlodhur? Apo dëgjon krijimet e tua?

- Më pëlqen të dëgjoj musikë latine dhe RNB. Preferoj Enrikue Iglesias, Diplo edhe Drake .

- Dhe për çfarë lloj muzike do të hiqje menjëherë kufjet nga veshët ?

- Ajo që nuk më pelqen të dëgjoja në mënyrë absolute do te ishte Hevi Metal - Pse? - Kjo muzikë nuk më përshtatet

- Kam vënë re se je shumë aktiv në Facebook dhe komunikon përditë me fansat e tu. E bën këtë për marketing, apo...?

- Komunikimi me fansat është një pjesë e punës sime… Më pëlqen të shkëmbej mendimet me ta, të njihem edhe me kritikat e tyre. Nga ato mësoj se çfarë muzike duan të dëgjojnë njerëzit.

- Në Facebook nuk jepen të dhëna për jetën tënde personale. E fundit gjë që është shkruar në të është se je në një marrëdhënie të hapur… Lexuesit tanë kanë dëshirë të dijnë diçka më shumë për këtë. Ç’do të thotë një marrëdhënie e hapur për Klajdin?

- Sikur e kam hequr këtë nga Facebooku tani ...? (Qesh)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.