Kupë e fatit tim

Intervista - - POEZI -

E gjithë nata po merr emrin tënd, tjetër kush nuk është, këtu s’ka vënd, sytë e mi shohin veç imazhin tënd, kur jam me ty dhe errësira nuk më trëmb. Ti je zjarr që përsëritet, nuk venitet, ujë i gjallë që rrjedh e që nuk prishet, fryma e dalë nga krahët e mia e përpiqet në çdo faj e në çdo lot të ëmbël të përligjet. Ah, dashuri, ajri im i dehur në shpirt, kupë e fatit tim marramendës, qiell me hi, e paçmuar, e paperënduar, gjithçka je ti.

ANILA KARAPIDOU.

Selanik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.