Dashuri e lire.!

Intervista - - POEZI -

Të ishim dy pemë, do të ishte më mirë, ne mes të pyllit të qetë, të dy do të jetonim te lirë. Do përqafoheshim me krahët (degë),sa herë që dëshironim Mes erës dhe diellit , dashurinë tonë do të shijonim. S’do të na trembte errësira. as dimri,as furtuna, yjet lart në qiell, miq do të kishim, dhe henën e praruar. Zogjtë do të këndonin, për dashurinë tonë të lirë dhe dielli do të qeshte , do të ndihej më mirë. E puthura jonë do të dëgjohej deri lart në male, ofshama e shpirtit tonë do të jehonte, do të udhëtonte, në oqeane.! E rrahura e zemrës do të , ishte një vullkan i vertetë.!.. Antardidën do të shkrinte, Eh, dashurine e lire, të gjithë e duan ta jetojnë, ne jetë.!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.