Mes dilemash, lumturia

Intervista - - POEZI -

Eh, sa fjalë më rrokin mëndjen Sa dilema e sugjerime... Për disa e gjej përgjigjen E disa mbartin dyshime ! Pse kaq mundë të marrësh frymë ? Pse kaq shtrenjtë paguhen vitet . Unë s’ kërkova gjë të blej Shoh kudo tabelën “shitet”... Kur vendos të shkosh drejt qiellit Mos mendo se do gjesh fund. Disi kështu e pëson njeriu... E cdo ditë vetveten humb ! Seç më vijnë ca fjalë në mëndje Dhe përgjigje më kërkojnë Ne, njerëzimi, jetojmë e vdesim ? Apo “vdesim të jetojmë” !

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.