Një ditë

Intervista - - POEZI -

Gëzova për takimin e fjalët që më the, buzë detit vrapova, tashmë i pa braktisur, gëzohu dhe ti, thërrita, pranë tani më ke, një tjetër jetë, më shkruan, bashkë kemi nisur. Mbeta i yti, i vetmi i vjetër, në zemrën tënde s’u shuajt ai emër, thjesht ca kohë larg, s’është gjë tjetër, një dashuri e pashuar mbetur në zemër. Tashmë s’do ndahemi, si dikur do shihemi, edhe pse të ndryshuar, vallë kush do e di, nga puthjet dhënë njëri-tjetrit do njihemi, dhe nga ajo, e quajtura dashuri!

VLADIMIR MYDINI...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.