Eleni, shqiptarja që sirianët i thërrasin “mama”

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

- Në Duke përkthyer vajzat me Google. Tani i kemi mësuar pak greqisht. Edhe vajzat kanë mësuar pak arabisht dhe merren vesh mirë. Ai ndjehet tamam si në shtëpinë e tij tani. Edhe mua më thërret “Mama” siç i thërret edhe të jëmës së tij… Ajo e shkreta qan nga gëzimi në Skype kur e sheh që djali i saj ka shpëtuar nga lufta e është i sigurt…

- Eshtë vërtetë refugjat lufte Saabi? Se shumë gënjejnë…?

-Po, po. Ai është nga një qytet mes Damaskut dhe Alepos. Të dielën, madje, ishte shumë i mërzitur se ia kanë marrë edhe vëllain në luftë. Para dy javësh u bombardua shkolla e motrës së tij. Ajo qe me fat që atë ditë nuk shkoi në shkollë… - Punon tani Saabi? - Po, ai nuk është si shumë nga bashkëkombasit e tij që rrojnë me ndihma. Për këtë edhe më pëlqen, se ai nuk i bën bisht punës. Që në ë punonte. Gjeti nje punë si hekurosës rrobash me 2 euro ora. Më pas e mori burri im si ndihmës, lyen shtëpi, shtron pllaka, bën riparime. Për një muaj ja mori dorën punë i çon në Siri: 300 euro çoi për një muaj…

-Do rrijë përgjithmonë me ju?

- Pooo, ai është djali im tani. Nuk pranoi të shkojë në Europë për të marrë strehim politik si refugjat lufte, siç bënë shokët e tij. Zgjodhi Greqinë. “Pse nuk shkove edhe ti, i thashë?”. “Nuk mund të lija këtu mamanë time”, tha…

- Në emision the që ke qejf ta pagëzosh…

- Aaaa, unë dua, por ai e ka pak të vështirë të shkëputet nga feja mysylmane. Megjithë të ndryshojë pak. Ja, për herë të parë pranoi të festojë Krishtlindjet. Unë i bëra një surprizë. Pemën e viti të ri e zbukurova me foto ë sirianëve që kishim marrë në shtëpi dhe tani kishin ikur në Europë. Atij ju mbushën sytë me lot kur e pa atë…

- E ke vërtetë si fëmijën tënd?

- Po, nuk e ndaj nga vajzat. E dua, por nganjëherë edhe i bërtas. I bërtita pardje sepse fut në shtëpi të njohur e të panjohur. “Nuk janë të gjithë njerëzit e mirë”, i them. Ai e bën këtë se e ka zemrën e mirë dhe do të ndihmojë të tjerët…

- Pse u bën grekërve përshtypje sjellja jote ? Nuk i ndihmojnë ata refugjatët?

- I ndihmojnë, por kam përshtypjen se nuk e bëjnë me zemër. Çojnë nja dy pako, rrijnë dy minuta aty dhe kërcasin e ikin. Nuk i fusin në shtëpi, nuk u falin dashuri ndërkohë që ata kanë nevojë për para, por më shumë kanë nevojë për dashuri. Këtë më ë Skype me disa fëmijë sirianë që kanë shkuar ne Zvicër. “Nëna Leni, më thoshin, këtu kemi gjithë të mirat, por nuk kemi asnjë njeri që të vijë të rrijë e të ë më ne, nuk kemi dashuri… - Pse kështu grekët? - Nuk di ç‘të them. Më thoshin edhe mua: “Pse shkon ti takosh, do marrësh ndonjë sëmundje? Mjafton që u çojmë plaçka e ushqime etj etj. Në fakt, qe rrezik, ujë s’kishte, të palarë e të stresuar ishin… Ndofta grekët janë pak racistë si popull . Në kamp, për shembull, pas orë dritat. “Pse mos kini në Siri drita, u thoshin?!”. U jepnin ushqime të prishuara e të skaduara. “Hajde se për refugjatët mirë janë”, thoshin…

- A të ka ndihmuar ndonjë shoqatë me rroba, apo euro për të përballuar ndihmën që u ke dhënë refugjatëve? - Jo, absolutisht. - Po ku i ke gjetur paratë? Je e pasur?

- M’u kujtua diçka për të qeshur nga kjo pyetje. Nga që shkoja përditë në portin e Pireut dhe shpërndaja ndihma, ishte krijuar përshtypja se unë isha e pasur dhe të gjithë më dinin për të tillë. Unë nuk e kisha mësuar këtë, por ma tha një grua siriane, pasi erdhi e pa shtëpinë time. Për ty zonja Eleni, thonë, që je e pasur , po ti e paske shtëpinë më të keqe se shtëpia imë në Siri, më tha… - Po ku i gjen lekët ? - Une jam pa punë. Marr 150 mijë lekë të vjetra qera nga një shtëpi në Shqipëri. Ato lekë i harxhova për refugjatët. Për ta kam harxhuar edhe 160 eurot ndihmë që më jep shteti grek. Shtoji këtyre edhe lekët e xhepit të vajzave që edhe ato i harxhonin për refugjatët…

Në këto gjëra nuk kanë rëndësi shumë paratë, por shpirti që jep… Ndaj me këtë rast dua të falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar me shpirt: Shqiptaren Lindita Kurti nga Kuçova, Marien, shoqen time greke që është e varfër, por ka ndarë kafshatën me sirianët, Jotën, që shet fruta në treg e, që nga momenti kur mori vesh që unë ua çoja portokalle sirianëve në port, m’i dha ato pa para, falenderoj edhe atë menaxheren e Xhambos në Pire, që më dha mbi 100 palë kepucë e sandale me një euro, edhe atë pronarin nga Bangladeshi që më dha 300 copë sandale falas që i shpërndamë e shumë të tjerë.

- Nuk më the për shoqatat greke. Nuk kanë ndihmuar ato?

- Mendoj se më shumë shoqatat kanë vjedhur, sesa kanë ndihmuar. Po kështu, edhe shteti grek. Nuk i kanë ndihmuar me shpirt refugjatët. Merre me mend, edhe mua më thirri policia greke se nuk e besonte se unë e bëja këtë gjë thjeshtë për humanizëm. Kushedi se çfarë menduan se pë refugjatë të shkretë, siç pë dhjetra grekë që u merrnin euro - të, apo përfaqësues shoqatash… Ah, më pyetën në polici edhe pse bëja foto dhe se mos i shitja foto agjencive të huaja të lajmeve…

Shteti deklaron që i jep shtëpi, para e veshmbathje refugjatëve, por nuk ndodh kështu Ishte një familje me 5 fëmijë. Gruaja lindi këtu të 6-tin. Më i madhi i fëmijëve 8 vjeç. I sollën në Athinë dhe gjoja u dhanë shtëpi, një apartament të braktisur, pa xhama e me instalime elektrike të hapura. Shkova dhe u thashë qe nëse nuk i ndryshoni shtëpinë do i çoj fotot e kësaj shtëpie në gjithë ambasadat e vendeve europiane që kanë dhënë para për këta refugjatë. I zuri frika dhe e ndërruan shtëpinë. Po sa raste të tilla ka?! Kështu ndodh edhe me Shabën. Ai duhet të marrë para e shtëpi nga shteti grek sepse ka marrë statusin e strehuarit politik, por shteti nuk u jep asgjë, edhe pse për ata ka marrë lekë nga Europa…

- Pse e bën gjithë këtë Eleni? Pse i ndihmon refugjatët?

- Nuk e di pse… E ndjej, më vjen përsëbrendshmi që duhet të ndihmoj të varfërit. Jam rritur në një familje të varfër. Ishim 10 fëmijë. Kur kam qënë 18 vjeç kam veshur këpucë të reja për herë të parë. Nuk kam veshur as rroba të reja derisa u futa në punë… Ndaj dua t’i ndihmoj të tjerët. Kështu kam qenë gjithmonë. Nuk u kam rrezistuar vuajtjeve të të tjerëve e i kam ndihmuar sa herë kam pasur mundësi. Kur kthehesha nga puna në Tiranë, natën, pas turnit të dytë, shikoja jevgj të vegjël që jashtë. Një herë në orën 12 pashë dy fëmijë vetëm në rrugë, lypësa. Më erdhi keq për njërën prej tyre, në moshën e vajzës sime 5-vjeçare. E mora në shtëpi, e qetha, e leva me vajguri, se kishte pleshta. Mamasë nuk i thashë gjë se mendova se do të më kundërshtonte. E futa pastaj te krevati i vajzës. Në mëngjes babai im trembet kur shikon një fëmijë të zi, në vend të vajzës sime bjonde… “Jam krenare për ty”, më tha, kur mësoi si ishte puna. Dhe më përqafoi. Të nesërmen e çova prapë ku e mora vajzën. Edhe këtu kam ndihmuar njerëz sa kam mundur. Sa herë shikoj njerëz të varfër, sidomos fëmijë, nuk më rrihet pa i ndihmuar…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.