Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

Xhelozia mund të jetë shkatërruese në një lidhje ..??

Xhelozia mund të jetë shkatërruese për nje lidhje dhe mund ti japë fund lidhjes. Melisa

Varet sa e madhe është xhelozia edhe se sa ndikon ajo në marrëdhënien me partnerin. Rigers

Xhelozia e shkatërron lidhjen dhe çdo gjë të bukur të lidhjes. Migena

Mendoj se gjithçka varet nga partnerët sepse ka partnerë që nuk janë të qëndrueshëm aspak ndaj dhe partneri tjetër xhelozohet edhe fillojnë mosmarrëveshjet. Anna

Nuk ka aspak dyshim që xhelozia e shkatërron një lidhje pasi nëse nuk ka besim tek partneri eventualisht fillon e xhelozohet partneri tjetër. Gerti

Shkatërrimi i lidhjes ndikohet nga xhelozia sepse xhelozia çon në mosbesim e për pasojë edhe në ndarje. Junes

Jo domosdoshmërisht xhelozia e shkatërron një lidhje. Ajo çfarë e shkatërron lidhjen është humbja e besimit. Pasi pak xhelozi në një lidhje nuk bën dëm por në sasi të tepruar ajo e shkatërron lidhjen. Sandri

Mendoj se nëse nuk ka xhelozi nuk ka as dashuri, kuptohet që xhelozia mos të jetë e tepruar sepse atëherë ajo e shkatërron lidhjen. Alba

Xhelozia e forcon një marrëdhenie nëse dihet të kontrollohet sasia e saj. Denis

Mendoj se nuk duhet të ekzistojë fare xhelozi në një marrëdhënie pasi ajo veç e dëmton çdo gjë të bukur që ekziston mes dy partnerëve. Aldo

Jeni në gjendje të perjetoni një histori dashurie pa qenë nevoja të bëni seks?

Mund të përjetojmë dashuri pa bërë seks nëse partnerin e kemi larg në ndonjë shtet tjetër. Malvina

Është e mundur pasi nëse e duam vërtet dikë mund të rrimë edhe pa bërë seks. Joli

Jo gjithmonë të bërit seks na bën ta dashurojmë dikë pasi mund të ekzistojë dhe dashuri platonike ose e pamundur. Vani

Po mund të dashurojmë edhe pa bërë seks pasi nëse duam të lidhemi me dikë në fillim e dashurojmë e më pas bëjmë seks. Klodi

Nuk mendoj se mund të dashurojmë dikë pa bërë seks me të pasi seksi na lidh më shumë e na bën më të afërt me partnerin e ta dashurojmë më shumë. Xheni

Nuk është çudi të përjetojmë dashuri pa bërë seks sepse nëse e dashurojmë vërtet dikë atëherë mund të bejmë seks me atë person. Tea

Për mendimin tim është e pamundur të përjetosh një histori dashurie nëse nuk ka seks në këtë histori dashurie. Ola

Varet nga personat që janë në një lidhje nëse mund të përjetojnë një histori dashurie pa bërë seks. Personalisht mund ta përjetoj një histori dashurie edhe pa bërë seks. Ela

Nga koha që po jetojmë mendoj se nuk mund të përjetojmë një histori dashurie pa bërë seks. Jurgen

Dashuria vjen vet?

Dashuria kërkohet pasi nuk troket në derë papritur. Enxhi

Nuk mund të kërkosh dikë të të dojë, dashuria vjen vet kur është për të ardhur. Joni

Po dhe po se kërkove vet nuk vjen gjë. Anna

Dashuria mendoj se kërkohet pasi është thuajse e pamundur që dashuria të vijë vet në kohët e sotshme. Anisa

Dashuria vjen vet në momentin që ne nuk e presim. Suada kërkohet, apo

Çfarë do ishit në gjendje të bënit qe mos të humbisje personin qe do?

Për personin që dua do bëja çdo sakrificë që mos ta humbisja. Rovena

Për të mos humbur personin që dua unë do e ndiqja deri ne fund të botës. Joana

Për të mos humbur personin që dua unë do duroja çdo gjë përveç tradhëtisë sepse atë s’mund t’ia fal kurrë. Alba

Do bëja çdo gjë për ta mbajtur afër vetes time dhe çdo sakrificë. Junna

Unë për të mos humbur personin që dua do ndryshoja çdo gjë që e ka bërë atë të mos të dojë të jetë me mua më. Kristi

Për të mos humbur personin e zemrës une do bëja ndryshime rrënjësore që mi ka kërkuar e si kam bërë 100% . Olta

Për personin e zemrës time do bëja të pamundurën për ta bërë të lumtur e të ndihet e sigurtë me mua në krahë. Klodi

Do hiqja dorë nga vesi i duhanit që ma ka kërkuar prej disa kohësh e nuk mundem ta lë. Tina

Për personin e zemrës do bëja çdo gjë që ta shihja të lumtur edhe do merrja parasysh çdo lloj rreziku e do i bëja ballë çdo rreziku edhe çdo situate. Megi

Për personin që dua do bëja çdo gjë që nuk më dëmton ose që nuk cënon lirinë time vetjake. Amalia

Çfarë ka që nuk shkon me teatrin shqiptar?

Arsyeja pse teatri shqiptar nuk vizitohet aq shumë është se njerëzit preferojnë më shumë të shkojnë në kinema se sa të shkojnë në teatër. Migena

Ajo çfarë nuk shkon me teatrin shqiptar është se nuk investohet aq sa e meriton në pajisje e në staf mirëmbajteje çka ndikon dhe në numrin e njerëzve që e vizitojnë teatrin. Alma

Ajo çfarë nuk shkon me teatrin shqiptar është se shteti nuk ka investuar mjaftueshëm në mirëmbajten dhe manaxhim sa më të mirë të saj. Marjus

Në teatrin shqiptar nevojitet nje investim i madh per të krijuar një teatër tjetër me hapësirë më të madhe e me më shumë staf me aktor të rinj e me shfaqje të reja teatrale.

Teatri shqiptar ka nevojë për një ndryshim rrënjësor të stafit të saj e të drejtimit të saj që të sjell ndryshim në mënyrën e të drejtuarit të saj. Besa

Është për të ardhur keq që teatri nuk ndiqet aq shumë sa ndiqet kinemaja pasi baza e filmave janë vetë aktorët të cilët i gjejmë në teatër. Tina

Duhet bërë më shumë reklamë për të afruar njerëzit tek teatri. Mirela

Ajo çfarë nuk shkon në teatrin shqipëtar është se nevojitet më shumë staf i ri aktorësh profesionistë. Sajmir

Teatri shqiptarë ka nevojë për investitorë e për investime të mëdha që të ketë më shumë për të dhënë për publikun shqiptar. Vjola

Është mungesa në staf të rinj aktorësh dhe mungesa e investimeve te herë pas hershme ajo që e bën teatrin shqiptar të ketë një rëndësi më të vogël se ajo që i takon të ketë. Rubin

Pse ju meshkujt mbajnë më shumë se një të dashur dhe tradhtinë nuk e falin?

Na është bërë vesë me mbajt më shumë se një, ama tradhëtia nuk falet. Mondi

Në të kundërt femrat jo vetëm që kanë më shumë se një të dashur, por falin edhe tradheëtinë kur ka interes financiar. Alketi

Sepse kena eksperiencë përsa i përket tradhëtisë, ne për të mirën tuaj e kemi se nuk duam që ju të gaboni si ato shoqet tuaja. Gjovalini

Sepse ju femrat mbani disa të dashur dhe bëheni sikur jeni “Maria e Virgjër” duke mbajtur kontroll të plotë mbi të dashurin. Genti

Kur femrat e përdorin inteligjencën e tyre në mënyrë të gabuar duhet gjetur një përkthyese Artani

Sa për çështjen se kush mban më shumë s’ka të bëj gjinia në këto kohëra. Sa i përket tradhëtisë më tepër se gjithçka është tradhëti besimi. Baroni S’është e vërtetë kjo. Mili Se di, ti di gjë? Eraldi Sepse kështu është e drejta tek ne shqiptarët. Goni

Cili është gabimi që sdo e falnit kurrë?

Tradhëtia është ajo që të mundon dhe njeriu nuk mundet dot ta fal. Xhoni

Përgjithësisht fal por nuk e di se çfarë do jetë ajo gjë që unë sdo ta fal dot. Ela

Nuk mundem të fal dot tradhtin dhe gënjeshtrën. Miri

Nëse më gënjen se fal dot. Klodi

Mashtrimet dhe tradhtin si duroj e si fal dot. Xhejmsi

Ndonjë gënjeshtër të lehtë edhe mund ta fal por genjeshtrat e rënda s’mundem. Rajmonda

Nëse dikush kërkon falje të sinqert mund ta fal por ka edhe gjëra që si fal dot si tradhtia. Armela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.