Keni ndonjë pyetje që ju shqetëson dhe nuk i jepni dot përgjigje? Mos ngurroni të na shkruani. Specialistet më të mirë të vendit do ju përgjigjen. Na i dërgoni pyetjet me letër në adresën Gazeta Intervista, Rruga «Qemal Stafa» Nr.331, Tiranë, me email në

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, jam një djalë dhe kam parë veten në ëndërr sikur isha te dentisti. Shkova aty dhe i tregova për problemin që kisha me dhëmbin por ai më tha prit pak të lutem sepse kam punë edhe pse brenda ishim vetëm unë dhe dentisti. Më në fund erdhi dhe më tha të hyja brenda. Dhëmbi lart përpara më ishte thyer pjesërisht. Po ashtu, edhe dhëmbi poshtë. U shqetësova dhe pyesja dentistin se si do t’ia bëja hallit. Ai më qetë - lova t’i laja dhëmbët me furçë. Pastaj dentisti ndërhyri dhe m’i bëri dhëmbët si të rinj. U qetësova dhe më doli gjumi. Ju lutem, ma shpjegoni këtë ëndërr. Faleminderit.

Përshëndetje, ëndrrat me dhëmbët kanë shumë kuptime por në rastin konkret, ëndrra ka të bëjë me anën tuaj emocionale. Dhëmbët përdoren për të përtypur ushqimin, por na ndihmojnë edhe për të artikuluar më mirë fjalët, pra, kanë një rëndësi të madhe. Ju keni bërë ose do të bëni një debat apo edhe thjesht një bashkëbisedim që do t’ju bëjë të mos ndiheni mirë shpirtërisht. Do të shqetësoheni nga kjo bisedë dhe do të ndiheni të pafuqishëm e pa energji për të rregulluar atë çfarë është thënë dhe keqkuptuar. Megjithatë, dikush që gjendet gjithmonë pranë jush do t’ju ndihmojë që të qetësoheni dhe të ndiheni shumë më mirë seç ishit. Dhëmbët e rinj tregojnë energji të reja dhe kalimin e sikletit pa asnjë lloj pasoje.

KAM PARË NJË LUMË TË TURBULLT…!

- Kam parë në ëndërr sikur më kishin qethur në gjumë por shumë bukur, dhe aty pranë kalonte një lumë me ujë shumë të turbulluar. Çdo të thotë kjo ëndërr.

- Të qethësh në ëndërr, do të thotë që keni kaluar një siklet. Dhe tani keni nevojë të rilindni shpirtërisht. Lumi sado që është i turbulluar, tregon që do t’ja arrini të kapërceni friken dhe do t’u rezistoni shqetësimeve të momentit. Ju urojmë fat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.