Pyetje për instruktorin Djali im është mbipeshë

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje instruktor Renato. Unë ju ndjek vazhdimisht me këshillat tuaja dhe dua t’iu bëj një pyetje në lidhje me djalin tim i cili është 14 vjeç dhe peshon 65 kg. Çfarë duhet të bëj që fëmija im të bier në peshë? Përveç faktit që ai ndihet i rënduar vet, ka edhe një presion psikologjik prej shokëve të tij. Faleminderit

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:Përshëndetje, shumë faleminderit për vëmendjen që më keni kushtuar. Lexova problemin tuaj dhe shpresoj t’iu jap disa këshilla shumë të vlefshme për fëmijën tuaj. Problemi mbipeshës është shtuar në masë tek fëmijët në ditët e sotme. Femijet janë më pak aktiv në lojrat fizike ose sportive për shkak të lojrave teknologjike. Ju këshilloj në rradhë të parë afrimitetin e fëmijës

futboll , basketboll dhe pse jo sporte luftarake si boksi, mundja , tae këondo etj. Aty djali për një kohë të shkurtër do gjej vetveten, do filloj të ketë forcë dhe aktivitet të madh fizik, pse jo do bëhet kërkues ndaj vetes për të marrë pjesë në garat/ kampionatet që ekipi merr pjesë. Medoemos gjatë kësaj kohe do ketë përmirësim të dukshëm të peshës dhe fizikut.

Po ashtu do jetë shumë më i afruar n g a shoqëria ekipit dhe do ndihet shumë më mirë. Të bërit stërvitje është ilaçi bazë për të gjithë shkarkesat nervore dhe problemet e ditës.

Sidomos për fëmijët të cilët janë në fazë rritjeje dhe kanë mendime e kërkesa të shumta

duhet evitim i lojrave elektronike. Lojrat elektronike shkaktojnë ngarkesë të madhe në trurin e fëmijëve. Ju këshilloj kontroll të rreptë të gjumit të natës dhe mos lejimin e telefonit apo kompjuterit. Në atë moshë fëmija i ka shumë të nevojshme 9 orë gjumë. Duhet ti caktoni një orar të studimit duke bërë dhe pushim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.