Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

ABORTOVA FËMIJËN

Përshëndetje, jam Mirela dhe doja t’iu tregoja ëndrrën time më të çuditshme që më ka tronditur shumë. Shoh në ëndërr sikur kisha ngelur shtatzënë me të dashurin që kam patur. Familja ime nuk e dinte dhe ai sapo morri vesh për shtatzënin time u largua. Unë ndihesha vetëm dhe s’dija kujt ti thoja për problemin tim. Ndihesha në siklet, sepse edhe pak barku do më dukej e askush s’dinte gjë. T’ua thoja kisha frikë. Në një ë bërtisja se po më dhimbte barku e në atë çast vjen mamaja ime dhe më pyet se çfarë kisha por unë s’iu përgjigja e menjëherë më mori për të më çuar në spital. S’doja të ikja në spital se do merrej vesh sekreti por ajo më detyroi të shkonim. Pasi më vizituan doktori thotë se kam ngelur shtatzënë, mamaja ime më shihte e habitur sikur donte të thoshte që s’ka mundësi. Mua më bën ilaç dhe po më zinte gjumi e doktori me maman time po diskutonin për të abortuar fëmijën tim. U zgjova në atë moment dhe isha e djersitur e spo i besoja vetes, isha në ëndërr apo realitet. Dua të di çfarë kuptimi ka kjo ëndërr sepse jam vërtetë në ankth.

Përshëndetje e dashur, ëndrra që ju paskeni parë qenka vërtet e trishtueshme. Më vjen keq, por më duhet t’ju them që kjo ëndërr nuk paralajmëron situata të këndshme për ju. Përgatituni shpirtërisht sepse do të ketë një thyerje në marrëdhënien tuaj. Fëmija që keni humbur në ëndërr është dashuria juaj, që do të marrë fund. I dashuri do t’ju braktisë. Fillimisht do të ndiheni keq, por do ta gjeni mbështetjen shpirtërore te mamaja. Gjithçka do të qartësohet, do të çliroheni dhe do të ndiheni mirë sepse do ta kuptoni që është ata janë të vetmit që mund t’ju ndihmojnë për të dalë nga situata e vështirë. Ne urojmë që asgjë nga këto të mos ndodhë dhe ëndrra të ngelet vetëm ëndërr.

M’U THYE DHËMBI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.