Ka të drejtë pronari i servisit?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje. Kam një makinë Renault që ka bërë 90 mijë km. Shkova sot të ndërroj vajin, gjë që e bëj çdo 10 mijë km por pronari i servisit më tha që duhet të bëj shërbimin e madh që shkonte mbi 500 mijë lekë të vjetra. Më tha që duhet të ndërroj rripin e motorit e ca gjëra të tjera që nuk i merrja vesh. Kështu është vërtetë apo pronari i servisit ka mbetur pa punë? Ç’pasoja ka po të mos i ndërroj? Faleminderit

Përgjigjet, Ervin Demiri, Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, + 355( 0) 42236711, 0682020991, bes- landshpk@ gmail. com :- Përshëndetje. Është shumë e vërtet që makina pasi bën 90 mijë km duhet të ndërrohet seti i rripit të motorrit, që përfshin rripin e motorrit, pulexhot e rripit dhe pompën e ujit. Mos ndërrimi në kohë të setit të rripit shkakton dëmtime në testato ( që është pjesa e sipërme e motorrit). Konkretisht sjell në deformimin e valvulave apo thyerjen e tyre, thyerjen e bilancierëve dhe deformim në boshtin me gunga, pra këto janë pasojat e shkaktuara. Sigurisht qe ky shërbim kushton përderisa është diçka që sjell pasoja të rënda, gjithmonë në qoftë se flasim për pjesët origjinale apo ato të cilësise më të mirë dhe jo për pjesët konkurruese që janë të shumta në Shqipëri dhe gjenden lehtë. Çmontimi dhe montimi kërkon përpikmëri, mekanikun e specializuar në këtë fushë i cili është i profesionit “Motorrist” dhe në disa mjete të veçanta kërkon dhe pajisje të veçanta për të kryer këtë lloj shërbimi. Uroj t’ju kem ndihmuar sado pak në problemin tuaj. Faleminderit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.