A të shkoj tek psikologu?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, jam një vajzë 31 vjeçe dhe disa herë jam matur të shkoj tek një psikologe për ndonjë shqetësim personal, por pastaj ka ndodhur që situata mund të ketë kaluar dhe çdo gjë është kthyer në normalitet. Por më vonë kur kam ndeshur vështirësi të tjera kam menduar se më mirë të kisha shkuar. Nuk e di si ta kuptoj nëse është fjala për gjëra kalimtare që nuk kam nevojë për konsulta me psikolog apo për dicka më serioze! Ju falënderoj.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_ garuli@ hotmail. com:- Përshëndetje e dashur! Të falenderoj që na shkruan. Është e vërtetë që në çaste të caktuara të jetës, ne e gjejmë veten në situata ku nuk dimë si të zgjidhim problemet tona dhe emocionet kalojnë kufirin e durimit. Të dashurit tanë na këshillojnë për të shkuar tek psikologu, por shumë refuzojnë ta bëjnë këtë. Shëndeti mendor është një pjesë integrale e shëndetit dhe mirëqenies së përgjithshme, i cili në një këndvështrim më të gjerë, reflekton ekuilibrin ndërmjet individit dhe ambientit ku ai jeton. Ashtu si përshkruhet dhe në përkufizimin e njohur të

OBSH- së, shëndeti shihet si “jo vetëm mungesa e një sëmundjeje ose paaftësie” por më shumë si “një gjendje mirëqenieje të plotë fizike, mendore dhe sociale”. Ky përkufizim e zgjeron në mënyrë të dukshme konceptin e shëndetit mendor, i cili nuk duhet të përkufizohet në një mënyrë kufizuese si mungesa e çrregullimeve mendore por nën një këndvështrim pozitiv dhe gjithëpërfshirës. Shën- deti mendor është përkufizuar së fundmi si “një gjendje mirëqenieje” në të cilën individi është i ndërgjegjshëm për aftësitë e tij/ saj, arrin të përballet me shqetësimet e jetës së përditshme, është produktiv dhe frutdhënës në punën e tij dhe është i aftë që të japë kontributin e tij në komunitetin ku jeton”. Nën këtë aspekt pozitiv, shëndeti mendor është n j ë themel për mirëqenien dhe funksionimin efikas të individit dhe komunitetit në tërësi, ndaj dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizata të tjera ndërkombëtare e identifikojnë përmirësimin e shëndetit mendor si një preokupim parësor si për vendet dhe njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ashtu dhe ato të pasura. Kjo do të thotë se ne nuk i drejtohemi psikologut domosdoshmërisht kur kemi një çrregullim të rëndë, por dhe në caste kur kemi një mbingarkesë, kur kemi stres, vështirësi për të marrë një vendim, kur për arsye të ndryshme ndjejmë se nuk jemi rehat me veten e të tjera raste pafund që lidhen si me përditshmërinë tonë, ashtu dhe me ndodhi më specifike. Megjithatë, rëndom kur ndeshemi me vështirësi ne kemi prirjen t’i drejtohemi ndonjë familjari për këshilla apo miku në të cilin besojmë. Por, familja shpesh nuk posedon njohuritë dhe bu- rimet e nevojshme, si dhe rrezikon të na japë këshilla subjektive. Për këtë arsye, në këto raste psikologu konsiderohet personi më i përshtatshëm për t’u drejtuar, sepse përvec se zotëron njohuritë teorike dhe shprehitë praktike, gjithashtu ka detyrimin professional të ruajë etikën dhe konfidencialitetin e cdo klienti. Edhe pse shumë mite në lidhje me psikologët dhe pacientët e tyre janë larguar, shoqëria jonë vazhdon ta lidhi këtë profesion me çmëndurinë. Sipas ekspertëve, kjo është frika e “heqjes së armaturës” që i largon nga psikologu.

Nuk ekzistojnë rregulla të cilat tregojnë kur ne duhet të shkojmë tek psikologu, kjo varet nga secili prej nesh. As nuk është “e detyrueshme” ta bëjmë këtë. Arsyeja kryesore pse një person shkon në terapi është, praktikisht, për shkak se ajo/ ai nuk është e/ i kënaqur me veten e saj/ tij, emocionalisht ose fizikisht. Të uroj më të mirat dhe shpresoj që kjo përgjigje të të ketë qartësuar sadopak.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.