Si të rigjeni vetveten bazuar në shenjën tuaj të horoskopit

Intervista - - HOROSKOPI -

Ky artikull i dedikohet të gjitha grave që kohët e fundit kanë humbur besimin në vetvete! Dashuritë e vdekura dhe problemet emocionale shpesh na bëjnë të neglizhojmë veten dhe të humbasin besimin në aftësitë tona. Të gjitha kemi kaluar nëpër një gjendje të keqe psikologjike gjatë jetës sonë dhe kjo na ka bërë të pasigurta, duke menduar se nuk kemi asgjë në vijë. Kështu, nëse edhe ju kohët e fundit e keni gjetur veten tuaj në këtë stad, ne jemi këtu për t’ju kujtuar pikat tuaja të forta, si në pamjen e jashtme, ashtu edhe në personalitet, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit. Peshorja Nëse ka shenjë që e përfaqëson më së miri fjalën pasiguri, ajo sigurisht që do të ishte shenja juaj! Peshore e ëmbël dhe e sjellshme, ju jeni një grua që lëshon feminilitet dhe sharm nga çdo pore e trupit, edhe kur nuk keni përmasat e një modeleje, apo kur tiparet tuaja të fytyrës nuk janë simetrike! Cili burrë nuk do të donte të kishte pranë një grua që ka sensualitet, ëmbëlsi, ngrohtësi dhe është gati të plotësojë çdo dëshirë të tij? Me karakterin tuaj të njohjes se do të përjetojë një jetë plot aventura dhe pa asnjë moment të mërzitshëm! Askush nuk mund t’i rezistojë buzëqeshjes suaj plot sharm, që është pika më karakteriztike e pamjes suaj të jashtme, si edhe stilit tuaj unik vini në punë këto cilësi tuaja dhe të lini mënjanë frikërat, lotët, pavendosmëritë dhe dilemat tuaja dhe të dilni për një terapi shopingu! Blini gjëra që ju bëjnë të dukeni seksi, sado shtrenjtë të jenë, sepse ju ia vleni! Akrepi Fjalët janë shumë të varfra për të përshkruar një Akrep të ëmbël, seksi dhe misterioze! Nëse dashuria juaj e fundit ka lënë një shije të hidhur në gojën tuaj dhe ju jeni përkryer: Hakmarrja më e mirë është të gjeni përsëri veten tuaj. Dhe cila është ajo? Një grua seksi, me një magnetizëm që askush nuk mund t’i rezitojë dhe një misteriozitet që i lë të gjithë të varur pas teje! Edhe me veshjen më të thjeshtë që vishni çdo ditë dukeni seksi, për shkak të stilit tuaj, lëvizjeve dhe personalitetit tuaj në përgjithësi që duket sikur bërtet: “Jam një femër e parezistueshme, nëse guxon, hajde me rrëmbe zemrën!”. Zona e trupit më seksi që keni janë sytë krenarë dhe buzët mishtore, të cilat asnjë Shigjetari E dashur Shigjetare, mbase kohët e fundit ju keni qenë e mëzitur, ju është dikur sikur gjithçka shkon keq dhe keni pyetur veten: “Kur do të shoh një ditë të bardhë?”. Por nuk është momenti të humbisni besimin në vetvete. Atë që ne të gjithë admirojmë tek ju, si burrat edhe gratë, është optimizmi juaj, aftësia për ta parë gjithçka me pozitivitet! Burrave me siguri u duket shumë joshëse kjo. Jo vetëm kaq, por ju keni tendencë të mos krijoni lidhje shtypëse prandaj ata nuk kanë frikë se do të humbasin pavarësinë e tyre të çmuar duke u lidhur me ju. Zona më e bukur e trupit tuaj janë këmbët, kështu që vishni një palë bikini të bukur dimër vishni xhinset tub që ju nxjerrin trupin në pah ashtu siç e meritoni!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.