Të qeshim

Intervista - - ARGETIM -

Ja disa mesazhe që kishin vënë në telefonin e tyre disa njerëz:

“Mirëdita, kjo është sekretaria telefonike e Benit. Nëse jeni shoqëria telefonike, e kam paguar faturën. Nëse jeni prindërit e mi, ju lutem më dërgoni para. Nëse jeni bankë, nuk më keni dhënë aq kredi sa duhet. Nëse jeni miku im, më keni borxh para. Nëse jeni femër, mos u shqetësoni, para kam plot!”.

“Mirëdita. Për momentin nuk jam në shtëpi, po është sekretaria të në vendin tim?”

“Mirëdita, jam sekretaria telefonike e Gimit. Po ju çfarë jeni?”

“Mirëdita. Nëse lini një mesazh do t’ju telefonoj shpejt, nëse më lini një mesazh seksi, do t’ju telefonoj akoma më shpejt”.

“Mirëdita, sekretaria telefo- nike e Tomi është prishur. Unë - ni ngadalë dhe do ta ngis mesazhin tuaj mbi veten time me ato magnetet e vegjël”.

“Mirëdita. Kjo nuk është një sekretari telefonike, është një aparat telepatik që regjistron mendimet. Pas sinjalit akustik, mendoni emrin tuaj, numrin tuaj të telefonit dhe mendoni për arësyen pse keni marrë në telefon. Pastaj unë do të mendoj t’ju kthej telefonatën”.

“Mirëdita. Unë mbase jam në shtëpi, thjesht po evitoj dikë që nuk më pëlqen. Më lini një mesazh dhe, nëse nuk ju marr në telefon, jeni ju ai që po evitoj!”.

“Mirëdita. Unë jam Denisi. Më vjen keq që nuk mund t’i përgjigjem telefonit në këtë moment. Lini një mesazh dhe pastaj prisni afër telefonit derisa t’ju kthej telefonatën”.

“Ju lutem lini një mesazh. Megjithatë, ju keni të drejtë të thoni, do të regjistrohet dhe përdoret nga ne”.

“Gruaja ime dhe unë nuk mund të përgjigjemi në telefon në këtë moment, por nëse do të lini emrin dhe numrin, do t’ju telefonojmë sapo të kemi mbaruar punë”.

“Mirëdita, ky është telefoni i Andit dhe Anës. Ne nuk mund ta sepse po bëjmë diçka që na pëlqen shumë. Anës i pëlqen ta bëjë lart e poshtë, ndërsa mua majtas-djathtas ngadalë. Kështu, lini një mesazh dhe, sapo të kemi mbaruar së lari dhëmbët, do t’jua kthejmë telefonatën”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.