Ori Bici: Kushedi çfarë do isha sot...!

Intervista - - HUMOR -

Sezoni i ri i shout televiziv humoristik “AlPazar” sapo ka nisur dhe aktorët e tij kanë sjellë shumë role të reja por edhe klasike për publikun. Një nga aktoret e tij është edhe simpatikja Ori Bici, e cila ka risitë e saj për të treguar, jo vetëm për rolet por edhe për jetën dhe përditshmërinë e saj.

Fabjola Kuburi:- Ori përshëndetje! Në këtë sezon të ri të “Alpazar”, ti vjen edhe me të tjetra role. Ç`karakter duhet të shfaqësh aty?

Ori Bici:- Po në vrull pune gjithmonë del nga një personazh i ri, dialekt i ri dhe këtë sezon janë disa personazhe të rinj që unë Avni Rustemi com luaj. Karakteret janë kryesisht realë, të parë diku duke i futur sigurisht dhe pak trill.

- Kam dëgjuar shumë njerëz që vdesin për atë rolin e Belës. Po ti, vdes për të?

- Ah, më vjen mirë që e dëgjoj këtë gjë. Unë për çdo personazh timin “vdes”. Duhet ta pëlqej dhe ta dua unë në - bliku.

- Ke njohur një personazh të tillë apo ky është një trill artistik?

-Kam dëgjuar për vajza që nuk ju ecën në lidhjet dashurore që krijojnë, e deri diku janë pak Bela. Siç e thashë dhe më lartë çdo personazh shikohet diku dhe ka pastaj dhe pjesën artistike të shtuar.

- Pak a shumë, në të gjitha rolet, ti je në dyshe me një aktor tjetër. Të ndihmon kjo gjë?

-E vërtet, dyshe ose grup. Është një ndihmë e madhe sigurisht. Ndihesh më rehat dhe vet kur ke dikë në krah, dialogu është gjithmonë më i mirë sesa monologu.

- Ke kaq shumë personazhe! Të ndodh të të bëhen lëmsh në kokë batutat e tyre?

-Në mungesë përqëndrimi ka raste e humbas. Madje më shumë sesa batutat, ka patur raste që në një personazh verior kam bërë dialekt jugu sepse hutohesha.

- Nëse do të shkëpusje nga një tipar për secilin prej roleve, ku ngjan me to?

-Te Bela ndonjëherë dhe unë Tensi (bjondja) mania e fotove.

- Përveç punës, kujt tjetër i kushton rëndësi e kohë?

-Përveç punës kam dhe një punë tjetër. Jap mësim aktrimi atje ku unë jam rritur, pra tek “Sirea Film”. Pjesën tjetër pastaj me familjen dhe shoqërinë.

- Foto shooting tashmë është në modë. Ti, ke bërë ndonjë set fotosh?

- Po, është bërë trend me vërte, po ti e beson që unë përveç fotove me celular s’kam bërë një set në kuptimin e vërtet të fjalës “set quhem?! (Qesh)

- Çfarë bën kur je ndonjë objekt antistres, i bie borisë?

- …është me momente (Qesh). Ka raste nevrikosem shumë, ka të tjera ku jam një shofere e mirë dhe pres e duroj, por ka dhe nga kërcej në pritje të lirimit të rrugës, sigurisht kjo ndodh kur jam me shoqërinë, se vetëm do më shikonin si të çmendur. Jo se dukem më pak kështu.

- Si do ta përshkruaje ambientin e punës ku ndodhesh?

-Ambjenti i punës është fantastik. E them shpesh me këdo që bëj muhabet, që jam me fat që është një staf i tillë me atë ambjent dhe harmoni që ka mes nesh. Nuk janë të pakta rastet që ikim dhe nëpër dreka ashtu siç jemi, grup. Për të kaluar kohën bashkë, ndajmë një pjesë të mirë të kohës bashkë, të halleve, siç ndodh në familje.

- Njerëzit janë shumë kuriozë të dinë se si është për ju një ditë e zakonshme në punë...

- Një ditë e zakonshme e jona nis me kafen e mëngjesit nën shoqërin e njëri-tjetrit, e më pas në zyrë ku diskutojmë, hedhim ide për numrat e javës. Lexojm, debatojmë për punën, derisa të arrijm te rezultati që duam.

- Zakonisht je euforike dhe të pëlqejnë lëvdatat apo është e kundërta?

- Tani, lëvdatat kush nuk i pëlqen, por këdo që më ka parë në Alpazar, nuk i pyes a i pëlqeva por i pyes se çfarë nuk i pëlqeu. Në këtë mënyrë mësoj nga ato që më thonë. Tani, se më bëjnë dhe ndonjë kompliment nuk është keq se më stimulojnë për punën që kam bërë. (Qesh)

- Për çfarë shpenzon më shumë?

- Këpucë dhe çanta, po nuk qenë të kombinuara bashkë është e pamundur të dal nga shtëpia.

- Të shoh shpesh tek publikon foto të të madhit Robert Ndrenika por edhe të Tom Hardy, besoj janë edhe të preferuarit e tu?

- Padiskutim që nga shqiptarët i mrekullueshmi Robert Ndrenika ndërsa nga të huajt simpatiku Tom Hardy. (Buzëqesh)

- A ka një dashuri në jetën e Orenës?

- Sigurisht që po, e vetmja dashuri imja e madhe është dashuria për artin. Kjo dashuri nuk do përfundojë kurrë.

- Çfarë të frikëson më tepër në jetë?

- Vetmia. Kam një jetë shumë aktive, ku çdo ditë njoh njerëz dhe fytyra të reja. Njoh karaktere të rinj, përshtatem me ta. Unë jam shumë gazmore si tip dhe më shumë miq e shokë dhe kur mendoj vetminë më frikëson.

- Nëse dikush të zhgënjen dhe e humbet besimin tek ai person, i jep një mundësi të dytë?

- Kam një të keqe shumë të madhe, unë fal shumë. Më ka ndodhur të jap mundësi të dytë, por nuk besoj se do e jap më. Ama, e di që do e fal brenda meje, por kurrë s’do harroj.

- Ka për ty gjëra të pamundura? Çfarë konkretisht?

- Eh,ç’më fute në mendime tani. Kam gjëra të pamundura që shpresoj ti bëj të mundura. E pamundur fare është të bëhem e famshme në mbarë botën, gjithsesi kënaqem të bëhem në Shqipëri dhe kudo ku ka shqiptarë.

- Nëse nuk do të dilje më në skenë, si do të ishte për ty?

- Sikur më vrave me këtë pyetje. Se kam menduar ndonjëherë, jam kaq e lidhur me skenën dhe me artin sa nuk e mendoj fare çdo bëhej me mua.

- Kujt ia detyron suksesin dhe famën tënde?

- dashje padashje më shtyn drejt kësaj rruge që fëmijë, e ja ku jam sot. Po mos të ishin ata, kushedi çdo isha sot në jetë. “Sirea Film” që më dhanë leksionet e para të aktrimit që fëmijë, daljet e para në tv dhe skenë. Pastaj petagogëve të mi të Universitetit të Arteve, më futën më në thelb të kësaj pune, në qelizat e saj. Dhe i fundit aspak i parëndësishëm Gonit. Çdo ditë me të në punë mësojmë gjëra të reja, kuptojmë më shumë, rritemi artistikisht më shumë. S’mund të kërkoj më tepër! Jam me fat.

- A e kthen ndonjëherë kokën pas për të bërë krahasimet?

- E kthej! Por jo për krahasime, më tepër për të parë sa jetë të bukur artistike që kam pasur dhe kam. Çdo gjë ka qenë shumë e bukur por çdo gjë ka patur mundësitë dhe kohën e vet. S’mund të bëj krahasime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.