Shota Baraliu:Më në fund e ndava mendjen!

Intervista - - MUZIKË -

Ajo ka qenë gjithmonë në faqet e gazetës tonë ose për muzikë ose për aktrim, por këtë herë ajo sjell një ndryshim në jetën e saj. Këtë të djelë ajo fejohet në një ceremoni private, të vogël por të detajuar me shumë dashuri me Micin, djalin që i ka rrëmbyer zemrën prej kohësh!

Fabjola Kuburi:- Shotë, këtë herë të kemi në gazetë jo për këngët dhe klipet e tua, por për lidhjen tënde me Micin. Të shoh shumë të lumtur...!

Shota Baraliu:- Është e vërtetë, këto kohë kam patur pushim, sepse kalova një periudhë jo të mirë. Pësova një aksident me makinë, por falënderoj Zotin që shpëtova mirë dhe po kaloj çaste të mrekullueshme me dashurinë time.

-Je e angazhuar për momentin me koncerte dhe aktrim dhe prioriteti yt është...

-E angazhuar me aktrim kam qenë gjithandej. Nëpër seriale në Maqedoni dhe tani me Stupcat në Kosovë. Domethënë nuk kam ndejtur kot.(Qesh)

-Një ceremoni e thjeshtë por një dashuri e madhe. Më trego pak më shumë...

-Në ëto kohë, me një unazë fejese kuptohet, pa ceremoni të madhe. Vetëm me njerëzit e mi, private por e detajuar siç unë e kam menduar. -Si të duket vetja si e fejuar? -Mirë shumë. Njeriu pa marr parasysh jetën që bën një ditë duhet të vendosi për fatin e jetës sepse familja është më e rëndësishme se çdo gjë.

-Si jeni njohur ju të dy? Njohja me Micin mund të përshkruhet si një rastësi, apo...?

-Në fakt jemi njohur me kohë por në - takte të vazhdueshme por me kalimin e kohës u lidhëm më shumë dhe seriozisht ta them që jam shumë e lumtur. -Si vazhduan më tej takimet? -Vazhduan takime të thjeshta, jo ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Avash-avash e morëm të dy sepse sepse kur ngutem unë asnjëherë nuk më ecin gjërat. Kësaj here kisha ide të qartë.

- njëri-tjetri?

-Ai është vërtetë shumë djalë i mirë. Energjia pozitive e tij më bëri për vete direkt, gjithashtu dhe hu ërat tjera. Në ëto më bën të takohem me të pastaj dashuria zuri vend mes nesh.

-Sa kohë pasi u takuat e dhatë puthjen e parë?

- Se di me kohë të saktë por nuk zgjati dhe shumë gjatë. (qesh)

-Po familjeve kur u treguat?

-Familjet morën vesh pasi i bëmë gjërat e qarta ne të dy, vetëm atëherë i treguam.

- Si reaguan miqtë e Micit, kur mësuan që ka zënë të dashur Shota Baraliun?

-Për reagimin e miqve të tij nuk di çfarë të them por miqt e mi u ndien të lumtur që më në fund dhe unë e ndava mendjen.

-Cili është kujtimi më bukur në këto kohë lidhje?

-Ka patur mjaft kujtime të bukura por një gjë është e vërteët, që gjërat ecën shumë shpejt dhe ndonjëherë habitem dhe unë.

-Po dhurata më e bukur që i keni bërë njëri-tjetrit?

-Plot dhurata por e para nga i dashuri ka qenë një verë shumë e mirë dhe një tufë me lule.

-Kur je e dashuruar me një djalosh si Mic, është mirë apo shumë mirë? -Kur dikush është i dashuruar s’ka gjë më të mirë dhe ndienjë më të mirë, e unë jam mjaft e dashuruar dhe për këtë arsye vendosa ta kaloj jetën me të.

- Çfarë vlerëson më tepër tek ai, çfarë të bëri të bije në dashuri me të?

-Vlerësoj sinqeriterin tek Mici. Ne e kemi pranuar njëri-tjetrin pa asnjë kusht. -Ziheni shpesh gjatë ditës? -Jo, nuk zihemi çdo ditë sepse nuk jeton në Kosovë. Po të jetonte ndoshta do ishim zënë normal, se kjo të shton dashurinë. -Për çfarë grindeni zakonisht? -E vetmja grindje që kemi është kur ai më thotë tër kohën”ha bukë dhe shëndoshu pak sepse je dobësuar shumë”

-Shota, të është dashur të ‘sqarohesh’ me ndonjë femër për ...?

-Jo s’më është dashur të sqarohem me askënd. -A do ta falje tradhtinë? -Normal që nuk do ja falja kurrë përderisa unë e mbaj në pëllëmbë të dorës me dashuri dhe respekt. Kështu që s’ka pse të më tradhëtojë.

-Ku qendron ndryshimi mes teje dhe ...? i

-Mes meje dhe Micit s’ka asnjë ndryshim. Vetëm se ai nuk është artist, e unë jam. Këtu është dallimi se pak a shumë jemi tipa të humorit të dy. -Për çfarë është i hatashëm ai? -Është i hatashëm në të gjitha drejtimet (qesh).

-Sa përqind të ditës ia kushton atij?

-Tani që do vendosem në Zvicër do ia kushtoj gjithë kohën atij derisa të gjej veten në atë vend.

-Çfarë do të ndryshoje tek vetja për të?

-Nuk e di çfarë të them. Ai tipin tim e njeh, më ka pranuar ashtu siç jam, profesionin nuk ma ndalon dhe nuk besoj që do ndryshoj diçka të madhe.

-Të pëlqejnë tatuazhet dhe a ke ndonjë të tillë në trup? Po ...?

-Unë kam dy tatuazhe dhe ai ka një të madhe.

-A e kanë shpërdoruar sinqeritetin tënd mediat?

-Po normal. Këtu tek ne është bërë e zakonshme. Kur dikush tregohet i sinqertë dhe i hapur e marrin për dobësi por se kam vrarë ndonjëherë trunin për njerëzit që më paragjykojn. Ka shumë njerëz që më duan dhe më vlerësojnë.

-Ai si e kalon ditën, a ju pengojnë angazhimet e tij në lidhjen tuaj?

-Ai ka dy punë dhe tërë kohën nuk është në shtëpi.

-Të gjithë kemi nga një këngë juaja cila është?

- Të them të drejtën asnjë këngë nuk më s’kemi dëgjuar shumë muzikë kur kemi qenë bashkë. Më shumë kemi dëgjuar gallatat dhe shakat e njëri tjetrit. Nuk më është dashur të dëgjoj asnjë këngë.

-Kur nxehet Shota dh?

-Kur nxehem unë nuk ndalem së foluri por pas 5 minutash bëhem pishman dhe mundohem të - më që të qetësohem.

-Cili është problemi më i mprehtë që vë në rrezik lidhjet, sipas teje?

-Mendoj që çdo lidhje e vë në rrezik kur partneri kërkon të rikthehet në të kaluarën. Secili ka patur gjëra të mira dhe më pak të mira në jetë. Kështu që s’ka nevojë askush të m’i kujtojë mua e as unë atij. Këto gjëra rrezikojn lidhjen sepse gjithmonë del diçka që nuk i pëlqen partnerit. Unë nuk e kam këtë problem tani por jetës dhe nuk i dihet. çfarë ndo- Gjithçka mund të ndodhë..!

-Ka shumë sekrete të fshehura në shpirtin tënd?

-Nuk ka shumë sekrete. Jam tip i hapur, atë ç’ka kam pas e kam shfaqur. Sekretet s’më bëjn mirë. Më bëjnë të ndihem keq por gjërat që janë për tu fshehur dhe unë i fsheh normal. -Pika jote e dobët cila është? -E kam shprehur shumë herë. Familja është gjëja më e shtrenjtë për mua.

-Pse mendon se i dukesh tërheqëse të fejuarit tënd?

-Nuk e di pse i dukem tërheqëse, pyet atë (qesh). Ai është dashuruar me Shotën e vërtetë, me shpirtin tim.

-A ka një recetë që një mashkull të bëjë për vete një femër, si në rastin tënd me ...?

-Unë mund të them lirisht që çdo person duhet të jetë vetvetja.

-A i ke numëruar, sa herë në ditë e puth ti atë? -E puth sa herë që e kam afër. -Sa larg duhet ti qëndrojë një mashkull, një femre për ti shpëtuar joshjes?

-Kur dikush ka kimi me njëri-tjetrin s’ka pse ti qëndrojë larg. Vetem tek ne shqiptarët është ky mentalitet që mos të lidhemi direkt se na paragjykojnë. Kur diçka na pëlqen s’duhet ta lëmë të na iki nga duart se nuk e gjejmë më.

- Sa “full” është dita jote në këtë periudhë?

-Në kohën kur jam në Kosovë e kam ditën full. Kur jam te partneri shumicën e kohës shoh televizon, lexoj ndonjë libër, mundohem të mësoj gjuhën deri në momentin që të vendos të angazhohem dhe këtu me diçka. -Ku i blen veshjet zakonisht? -Veshjet i blej ku të më pëlqejë. nga më të lirat deri te më të shtrenjtat. Kur më pëlqen diçka s’ma ndjen fare se çfar shtë.

-Shotë, je një femër për të cilën nuk kursehen komplimentet. Në fakt cili është ai më i bukuri që të kanë shprehur?

-Kam komplimente e komente të ndryshme, nga më të mirat dhe ato vulgare.

-Ti vetë sa e vlerëson bukurinë dhe zgjuarsinë e një femre?

-Unë vlerësoj shpirtin së pari. ë jetë njeri mund ti bëj të gjitha..

-Cila është strategjia jote që ke përdorur për të qenë ndryshe nga këngëtaret e tjera?

-S’kam përdorur strategji kurrë. Jetojmë në një vend ku konkurrenca është e madhe dhe duhet ti provojmë shumë variante që të shohim kush vlen më shumë. Kështu që jam munduar të jem ndryshe dhe pse kjo ka patur kosto.

- Në fund na thuaj, si tu duk intervista?

-Intervistat me ty Fabjola, gjithmonë më ka pëlqyer. Faleminderit shumë prej teje e dashur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.