Anushka: Sivjet martohem

Intervista - - TELENOVELA -

Srishti Rod është një aktore indiane 25 vjeçare. Për telespektatorin tonë ka ardhur në rolin e Anushkës tek telenovela Sarasvatiçandra, por ajo ka marrë pjesë edhe në seriale të tjerë si “Kjo është dashuri”, “Vajza e vogël”, “Shobha Somnath Ki as Shobha”, “Mohi”, etj. Dëshirën për të aktruar e ka trashëguar nga i ati, që është kameraman dhe e ka prezan- tuar me botën e televizionit. Më 15 shkurt të këtij viti, Shrishti është fejuar me aktorin Manish Nagdev, me të cilin kishte tre vjet që ishte lidhur dhe plani vitit.

- Na thoni diçka për fëmijërinë tuaj. Keni ndonjë kujtim prej saj?

- Kam lindur në Mumbai dhe kam ndjekur gjimnazin St Louis Convent. Kur isha e vogël, isha si një djalë dhe ndeshesha me djemtë. Nuk e di se ç‘ndodhi brenda meje kur isha në klasë të tetë, ndryshova krejtësisht dhe për gjëra vajzash. Mbase ishte presioni për të ndjekur normat e shoqërisë dhe për t’u pranuar si grua. Kushdo që më ka njohur më pas e ka të vështirë të imagjinojë se kam qenë kaq e zhurmshme dhe e prapë më parë.

- Ndonjë shkak që ju shtyu të zgjidhnit profesionin e aktores?

- Im atë është kameraman dhe ka punuar në shumë shfaqje televizioni...Kështu unë kam pasur mundësi gjithmonë të vrojtoj këtë botë nga afër. Në një moment më lindi edhe dëshira për t’u bërë aktore, por nuk bëra asgjë për t’i konkretizuar ëndrrat e mia. Kur isha në vit të parë të universitetit më vuri re prezantuesi Bilaxhi dhe më mori për shfaqjet e tij. Më vonë bëra disa provime për reklama dhe u zgjodha që herën e parë.

- Sapo jeni fejuar dhe po ta bëni ceremoninë e dasmës?

- Duam diçka të thjeshtë dhe të shkurtër: Pak verë të mirë dhe ushqim. Ne kishim bërë plane të fejoheshim më 14 shkurt, por prifti i familjes tha se dita pas saj ishte më ogurmirë. Ende nuk e kemi caktuar ditën e dasmës, por ka më shumë mundësi të jetë nga fundi i këtij viti. Deri atëherë ne mundohemi të kalojmë sa më shumë kohë të mundemi me njëri-tjetrin. Nuk mund të themi se e kuptojmë krejtësisht njëri-tjetrin, por udhëtimi i njohjes ka qenë shumë interesant. Sa më shumë e njoh Manishin, aq më shumë e dua.

- Çfarë ju pëlqeu tek roli i Anushkës tek Sarasvatiçandra?

- Ndryshe nga rolet e mi të mëparshëm, ku luaja rolin e një vajzë province, tradicionale, personazhi im tek Sarasvatiçandra është një vajzë e shkathët. Në të unë vesh fustane të shkurtër, ngjyra të freskëta dhe taka, tamam si në jetën reale. Kanë marrë fund të qarat e shumta, bile edhe roli është më i lehtë për t’u luajtur, sepse është shumë i ngjashëm me mua në jetën reale.

- Keni të njëjtin mbiemër me Gotam Rodin, që luan rolin e Sarasvatiçandrës. Mos jeni gjë kushërinj?

- Shumë vetë ma kanë bërë këtë pyetje, bile kanë kujtuar se ai është vëllai im, por kjo nuk është e vërtetë. Thjesht kemi një mbiemër dhe tek Sarasvatiçandra qëlloi të punonim bashkë. Jam e kënaqur që punoj me të, sepse e vlerësoj si aktor.

preferuar?

- Titaniku dhe Kuch Kuch Hota hai- Diçka po ndodh. Janë ’i shoh përsëri dhe përsëri. Ndjej sikur ata janë gjithmonë të kohës dhe modernë.

- Kush është shoqja juaj e ngushtë?

- Rubina Dilaik. është nga ato që mund të më marrë në telefon në orën 2 të natës dhe të mos mërzitem aspak.

- Me cilin aktor bollivudian do të donit të bënit një takim romantik? - Me Ranvir Sing. - Cili tipar ju bie menjëherë në sy dhe ju josh më shumë tek një person? - Inteligjenca. - Destinacioni juaj i ëndrrave?

- Disneilandi, sepse më pëlqe

- Në një intervistë keni thënë se keni probleme me gjumin...

- Kam një problem që nga fëmijëria: Flas në gjumë. Mund - dianojugor, apo urdu (dialekt). dukej interesante. Ime më më përgjigjen e duhur, pa e kuptuar. të irritoheshin, sepse askush prej me mua, ngaqë bëja shumë zhurmë.

- Çfarë ëndrrash shihni në gjumë?

- Ato janë të gjitha të çuditshme. Kur nuk kam xhirime, shumë ëndrra në momentin që më zë gjumi dhe shoh njerëz të ndryshëm në ëndrra. Kështu që zakonisht zgjohem në mes të natës, e tmerruar se kam dëgjuar një zhurmë dhe më pas e kuptoj gjumë. është diçka e çuditshme dhe e frikshme! Sigurisht, unë i harroj të gjitha këto në mëngjes, I kam pranuar këto probleme të gjumit si pjesë e jetës sime.

- Në serialin Shobha ju luani një personazh historik. Sa ndryshoni ju prej saj?

- Të them të drejtën nuk e konsideroj veten time si një princeshë trime që mbron interesat e vendit të saj dhe pengon pushtuesit mogulë të pushtojnë vendin. Ajo përbëhej nga tjetër brumë. Unë jam një vajzë e thjeshtë e ditëve tona, që përpiqet të përshtasë gjuhën e saj të trupit, qëndrimin dhe të folurën e saj personazhit. Qëllimi im është ta luaj Shobhan në mënyrë sa më bindëse dhe të frymëzoj audiencën nëpërmjet portretizimit të saj.

- Çfarë lloj veshjesh përdor parapëlqyer?

- Më pëlqejnë të vishem me veshje sportive. Nuk ka veshje më të mirë se një palë xhinse dhe Mango, Zara, Kalvin Klein, etj.

- Ndiqni ndonjë dietë, apo bëni sport?

- Palestra nuk më pëlqen, më duket e frikshme...Më pëlqen të përdor tapetin rrotullues në shtëpi, sepse kështu djeg gjithë kaloritë e tepërta. Ha shumë, sidomos ushqime që shëndoshin. Mendoj se çdokush duhet të hajë atë që i pëlqen. Në fund, pak formë.

- Vendi pushime?

- Goa (shtet indian në bregun e oqeanit Indian)

- Aktori që keni dashur në adoleshencë?

- Salman Khan. E kam dashur “Kam dashuruar” e deri në ditët e sotme. i preferuar për

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.