Vazhdimi i “Sarasvatichandra” Sarasvatichandra bie në koma

Intervista - - TELENOVELA -

Familja Desai feston ceremoninë e haldit (ku nusja dhe dhëndri lyhen me bojë të verdhë). Rohit sjell një vinç për të ngritur lart një kabinë me lule ku do të hipi Anushka. Ai i kërkon Kumudit të dalë vullnetare për ta provuar atë, por sapo - si ndërhyn dhe vendos të bëhet ai vullnetari. Ndërkohë një punëtor pret telat e vinçit dhe e gjithë familja sheh e tmerruar Sarasin që bie poshtë me gjithë kabinë. Sarasi humbet ndjenjat dhe e shtrojnë në spital. Sundarba i thotë Dugbës se Sarasi vuri jetën e vet në rrezik për të shpëtuar Kumudin. Anushka përballet me Rohitin që vuri në rrezik jetën e Sarasit.

Doktori informon familjen Desai se gjendja e Sarasit është kritike. Ai është në koma. Kumudit i kujtohet momentet e kaluara me të dhe sheh ëndërr me sy hapur sikur ai zgjohet nga koma. Ajo vë re nga xhami se ai lëviz në krevatin e spitalit dhe lajmëron doktorin.

Anushka i thotë familjes Desai se rrëzimi i Sarasit nuk ishte aksident dhe se Rohiti nuk është kushëriri i saj, por që ai i ka marrë peng të vëllanë, Avinashin dhe i bën shantazh me të. Kabiri zemërohet me të, por Vidia i thotë se Anushka ishte e detyruar nga rrethanat të vepronte ashtu. Ndërkohë Sarasi del nga koma, por ai nuk njeh asnjë pjesëtar të familjes dhe nuk mban mend asgjë.

Sarasi vjen në shtëpi. Doktori thotë se Kumudi mund ta ndihmojë Sarasin që t’i vijë kujtesa. Anushka i kërkon falje Kumudit dhe ajo e fal. Anushka i thotë Rohitit se do të takojë Avinashin në festivalin e raksha bandanit (ku festohet dashuria mes vëllezërve). Kabiri dhe Deni vendosin të çlirojnë Avinashin. Kumudi përpiqet të shtrihet në shtrat bashkë me Sarasit, por ai bërtet me të madhe dhe e refuzon. Sarasi bën vetë sikur ka humbur kujtesën, që t’i japë të kuptojë Kumudit se nuk është përgjegjëse për aksidentin. Ndërkohë, Rohiti e lejon Anushkën të takojë Avinashin. Kabiri dhe Deni e ndjekin atë nga pas dhe luftojnë me Rohitin dhe bandën e tij. Ata arrijnë të shpëtojnë Avinashit, por banditët ia mbathin. Anushka i thotë Sarasit se e konsideron si vëllanë e saj dhe i lidh në dorë byzylykun (rakhi) që është simbol i kësaj dashurie. Pastaj ajo i lidh një të tillë edhe Avinashit. Rohiti shkon në burg dhe i thotë Gumanit se nuk do të punojë më për të. Gumani betohet se do të hakmerret ndaj familjes Desai. Ajo bën si e çmendur dhe u thotë atyre në burg se është mbretëreshë. Familja Desai vendos të bëjë sa më shpejt dasmën e Kabirit po ai refuzon, sepse nuk ka më besim tek ajo.

Sarasi i thotë Denit se do ta bindë Kabirin të martohet me Anushkën. Ai vazhdon lojën e tij me Kumudin, por gabimisht i thotë emrin Dugbës kur është duke ngrënë mëngjes. Megjithatë, ai arrin ta anashkalojë situatën. Më vonë Kumudi vazhdon t’i tregojë atij historinë e tyre të dashurisë dhe e mëson si të ngrejë një balonë.

Gumani në burg refuzon të hajë dhe bën sikur është e çmendur. Ndërkohë Kumudi i mëson Sarasit të punojë baltën. Anushka duhet të marrë disa ilaçe dhe i kërkon ndihmë Denit, por ai është i zënë dhe i thotë Kabirit. Ky i fundit pranon t’i sjellë asaj ilaçet. Kumudi i tregon Sarasit fotot e dasmës së tyre, por trishtohet kur ai nuk kujton asgjë. Sa do të zgjasë loja e tij?

Kabiri i kthen unazën e fejesës Anushkës. Deni i thotë atij ta mendojë përsëri vendimin që ka marrë. Sarasi nuk është në shtëpi dhe Kumudi me Jashin dalin ta kërkojnë nëpër qytet. Sarasi e bën Kumudin të mendojë se ata janë bërë për njëri-tjetrin. Ajo kupton më në fund se ai e ka bërë me qëllim sikur ka humbur kujtesën kur e dëgjon Sara tjerë të familjes. Ajo vendos t’i punojë atij një rreng, si shpërblim të asaj që i bëri. Ndërkohë Kabiri i bën një dhuratë Avinashit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.