Enea Koliçi: E ktheva zhgënjimin në forcë!

Intervista - - SPORT -

31-vjeçari Enea Koliçi që mbron kuadratin e Kukësit, parë në karrierën e tij çmimin si lojtari i muajit, vlerësuar nga shoqata “Sporti na Bashkon”.

Koliçi në 23 ndeshje kampionat ka pësuar vetëm 9 gola duke qenë padyshim ndër lojtarët që ka kontribuar më shumë në arritjet e Kukësit këtë sezon, duke shënuar njëkohësisht edhe një rekord në Europë.

Koliçi luan sezonin e tij të dytë me Kukësin dhe po përjeton momentet më të mira në karrierë, por kur kthehet pas në kohë ai sheh se ka përjetuar shumë momente të këqija dhe ka gazetën “Intervista” do të njihni edhe anët e errëta të Eneas si portier…

-Përshëndetje dhe urime për - jit…

- Përshëndetje edhe ju dhe faleminderit për urime.

- Sa i rëndësishëm çmim për ju?

- Është një vlerësim e një shtytje për të punuar më shumë. Kjo tregon se kam bërë një punë të mirë dhe vjen si një vlerësim i punës time. Normalisht që më interesojnë më shumë trofetë ekipore, por edhe në aspektin individual janë mjaft të rëndësishëm sidomos për moralin. - E prisnit? - Keni parë një portier që të - pin e artë? (Qesh). Realisht nuk e prisja, pasi vlerësohen gjithmonë është ky më shumë futbollistët dhe sulmuesit. Gjithsesi erdhi dhe e pranova me kënaqësi.

- Për të mos dalë nga rrafshi i portierëve, kë vlerësoni më shumë në kampionatin shqiptar?

- Për mendimin tim më të mirët janë Alban Hoxha i Partizanit, Ilion Lika i Tiranës dhe Orges Shehi i Skënderbeut. Të gjithë këta portjerë kanë bërë shumë mirë me ekipet e tyre dhe janë edhe themelet e ekipeve përkatëse.

- Në një intervistë të mëparshme keni thënë se Shehi duhet të dalë në pension…

- E kam thënë pas një ndeshjeje dhe më është bërë e njëjta pyetje siç më bëtë ju. Është keqinterpretuar dhe e gjitha ka marrë një dimension tjetër. Ka qenë një shaka që unë kam bërë dhe ishte e gjitha në kuadrin e shakasë. Shehi është një shumë. Kam shumë respekt për të dhe e kam mik.

- Cili është çelësi i formës tuaj, pasi keni pësuar 9 gola në 23 ndeshje?

- Kam pirë lëngun magjik (Qesh). Nuk është vetëm meritë e imja, por e gjithë ekipit, pasi mbrojmë si skuadër dhe sulmojmë si skuadër. Një punë e madhe dhe e mirë është edhe e trajnerit që kemi për portierët, Gud Tafaj. Ai është një mjeshtër i vërtetë dhe ka meritë të plotë.

- A është ky sezoni më i mirë në karrierën tënde?

- Po, mendoj se ky është sezoni më i mirë në karrierën time dhe po thyej edhe rekordin tim individiual, pasi realisht kam bërë mirë. Përveç pritjeve shpëtimtare kam arritur që të mbaj portën 16 herë të paprekur. Pasi 9 golat që kam pësuar janë pësuar në 7 ndeshje.

- Jeni në kryesim, mendoni se do të rrëmbeni titullin?

- Besoj se po. Jemi në rrugën e duhur, megjithëse kampionati është bërë shumë i vështirë. Kemi konkurrent si Skënderbeu që është në pikë të barabarta me ne dhe Partizani që e kemi 2 pikë mbrapa. Të gjithë presim që tjetri të bëjë hap fals. Duhet të jemi të qetë dhe të kemi besim. Kemi një ekip shumë të mirë dhe grup të fortë. Besoj se në fund do të buzëqeshim ne.

- Do të vazhdoni të qëndroni me Kukësin edhe pas këtij sezoni?

- Mendoj vetëm pë titullit kampion, asgjë më shumë.

- Kush është sulmuesi më i rrezikshëm në kampionatin shqiptar për ju?

- Sulmuesi i Partizanit Kaleb Ekuban dhe “ujku” i Skënderbeut Hamdi Salihi. Të dy janë në gjendje të shpikin gola nga hiçi. Ekuban është shumë i shpejtë dhe i fortë. Ka goditje të fortë dhe të saktë, pasi në ndeshjen e kaluar që luajtëm me të e ndala me vështirësi. Salihit pastaj i dihen vlerat, i qetë dhe i paparashikushëm.

- Karriera juaj ka qenë e ndarë ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë…

- E vërtetë. E kam nisur në Greqi dhe ka dalë nga shkolla greke e futbollit. Kam luajtur disa sezone atje me Panserraikos, Olimpiakos Volos dhe më pas erdha në Shqipëri me Flamurtarin. Më pas u ktheva në Greqi te Iraklis dhe te Olipiakos Volos përsëri, ndërsa tani te Kukësi.

- Aventura më e hidhur mos gaboj ka qenë me Flamurtarin, apo jo?

- Çdo aventurë ka pasur problematikat e saj. Me Flamurtarin kam pasur momente të mira dhe të këqija.

- Trajneri Rubio, çfarë kujtimi të sjell?

- Mos ma kujto (qesh). Për mua Rubio nuk ka qenë trajneri që kam pasur bashkëpunimin më të mirë. Ai fyente dhe ulte shumë moralin e lojtarëve. Atë kohë kisha arritur deri në atë pikë sa isha kthyer në portierin më të mirë të kundërshtarëve (Qesh). Çdo goditje që ishte nisur në drejtim të portës thuajse përfundonte gol, në atë kohë shpresoja të mos më fuste në lojë trajneri nga minuta e parë. E kisha humbur vetëbesimin. Më pas në fund të sezonit u largova drejt Greqisë. Ndryshimi i ambientit më bëri mirë.

- Por, nga një moment i kombëtaren…

- Më vjen mirë që kam gjetur besimin në vete dhe tani po punoj më fort. Jam i sigurt se kam akoma punë për të bërë. Kam dëgjuar se çtë them.

- Përtej dëshirës, keni pasur kontakte të drejtëpërdrejta me De Biasin?

- Dëshira është e madhe, pasi çdo lojtar e ka ëndërr të veshi fanellën e kombëtares, por nuk e di. Nuk kam pasur kontakte me trajnerin. Në fakt këto janë zërat që dolën pas ndëshkimit me kuq të portierit titullar Berisha.

- Keni besim se do të merrni një ftesë? - Nuk di ç’të them. - Si është Koliçi në jetën e përditshme?

- Jam djal i thjeshtë dhe i qetë. Ashtu është edhe loja ime në portë. Në fakt kur jam jashtë porte jam tip më i qeshur, bëj gallata. Me shokët e ekipit jam i komunikueshëm.

- Tirana, apo Athina të pëlqen më shumë? - Harrove Kukësin… (Qesh). - Çfarë marrëdhënie keni me Kukësin?

- Kukësi është një qytet i vogël - jnë dhe falin shumë dashuri sidomos neve, futbollistëve.

- Koliçi ju kemi parë vetëm, a keni ju ndonjë marrëdhënie? - Po dhe e kam shumë të fortë. - Mund të tregoni diçka më tepër… - Po, me topin (Qesh). - E padrejtë përgjigjja… Gjithsesi, më shumë qëndroni në Shqipëri apo Greqi?

- Shqipëri, pasi jam me ekipin. Familjen e kam në Greqi dhe kur gjej rastin e parë për t’i takuar shkoj në Greqi. - Ndonjë merak të fundit… - Jo, asgjë faleminderit dhe gjithë të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.