Pse bëjmë veprime të pavullnetshme të trupit?

Intervista - - SHËNDET -

Ne na pëlqen të mendojmë se jemi në kontroll të plotë të trupit tonë. Në fund të fundit, çdo cep i trupit tonë është studiuar dhe ristudiuar për vite me radhë dhe ne duhet të jemi ekspertë të tij, tashmë! Megjithatë, ende mbeten plot mistere dhe gjëra që janë subjekt i debateve. Ndër gjërat e çuditshme futen edhe disa lëvizje të çuditshme dhe të pavullnetshme, si ajo e qepallës së syrit, etj. Ja cilat mund të jenë shpjegimet e mundshme të tyre.

Lëvizja e pavullnetshme e qepallës së syrit

Kjo mund të ndodhë në qepallën e sipërme, ose të poshtme të syrit. Bëhet fjalë për një spazmë të pavullnetshme që u ndodh të gjithëve. Ka shumë arësye për këto spazma, përfshi këtu lodhjen, stresin, mungesën e gjumit dhe kafeinën e tepërt dhe, në varësi të shkakut, ato mund të zgjasin nga disa sekonda, ose minuta e deri në dy muaj. Megjithëse ato janë të bezdisshme, kini parasysh se ato janë në përgjithësi të padëmshme dhe largohen vetë. Gogësimat Ne gogësijmë kur jemi të lo gjumë. Gogësimat janë ngjitëse. Pavarësisht sa shpesh e bëjmë ne këtë, shkencëtarët nuk e dinë ende arësyen pse në gogësijmë. Një ide e nxjerrë nga një studim i vitit 2007 thoshë se gogësima ndihmon në rregullimin e temperaturës së trurit dhe trupit. Truri ynë përdor më shumë energji se çdo organ tjetër i trupit, gjë që shton tendencën e tij për t’u nxehur. Kur ne hapim nofullat për të gogësirë, dhe, meqë ne njëkohësisht marrin frymë, ajri ndihmon të freskohet gjaku që shkon në tru. Kjo mund të shpjegojë edhe pse ne hapim më shumë gojën kur bëhemi gati - jes, pasi temperatura e trupit tonë është në pikën më të lartë gjatë kësaj kohe dhe gogësitja ndihmon në uljen e saj. Lemza Lemza është një spazmë e përsëritur dhe e pavullnetshme e diafragmës, një muskuli që ndodhet poshtë mushkërive dhe rregullon frymëmarrjen. Ajo kontraktohet kur ne marrim frymë dhe relaksohet kur e nxjerrim atë. Kur diafragma është jashtë ritmit të saj normal, ne na zë lemza (në gjuhën mjekësore: Singultus). Çdo kontraksion i diafragmës shkakton mbylljen e laringut dhe i madh ajri futet në mushkëri kur ne bëjmë “hik”. Lemza mund të shkaktohet nga ngrënia e tepërt, ngrënia ose pirja shumë shpejt, nga ngrënia e ushqimeve pikante (që mund të irritojnë mushkëritë dhe stomakun), nga gëlltitja e një sasie të madhe ajri dhe nga prija e pijeve me gaz (që mund të irritojnë nervat e ezofagut). Mizërimi Nëse ju i keni mbajtur për shumë kohë këmbët e kryqëzuara, ju e njihni këtë ndjesi, atë të mpirjes, djegies dhe sikur ju shpojnë me gjilpëra. Ndjesia e mizërimit shkaktohet nga presioni i tepërt i ushtruar mbi një nerv (termi mjekësor, parathesia). Presioni pakëson sasinë e gjakut që shkon në këtë zonë dhe pengon nervat t’i çojnë trurit sinjalet e duhura. Pasi largohet presioni, nervat mund të punojnë përsëri siç duhet, pasi të kalojë një farë kohe. Mizërimi për një kohë të gjatë mund të jetë tregues i probleme të ndryshme shëndetsore, si diabeti, sindroma e tunelit karpal, ose dëmtim i nervit. Teshtima kur sheh diellin karakterizohet nga teshtima dhe një ndjesi ngacmimi në hundë pas ekspozimit të drejtpërdrejtë në një dritë të fortë, si ajo e diellit. Ajo prek afro një në katër vetë. Megjithëse ende nuk është gjetur arësyeja e saktë, shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh si rezultat i ndjeshmërisë së lartë ndaj stimulimit vizual dhe komunikimit të ngatërruar mes dy nervave: Nervit optik dhe atij që shkakton zakonisht teshtimën. Spazmat e gjumit Bëhet fjalë për një spazmë të pavullnetshme të muskujve, ose një ndjesi sikur po bie që ndodh zakonisht kur sapo të zë gjumi. është një ndjesi që e kanë provuar 60-70% e njerëzve dhe zakonisht është e padëmshme. Shkencëtarët mendojnë se kjo ndodh si rezultat i një truri të ndërgjegjshëm që “i dorëzon detyrat” e tij një trupi të pandërgjegjshëm. Gjatë këtij tranzicioni, truri ngadalëson prodhimin e serotoninës, e cila, përveç se na bën të ndjehemi mirë, na ndihmon të kontrollojmë edhe muskujt e trupit, që të mos lëvi - REM të gjumit, por muskujt ende nuk janë bërë të palëvizshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.