Më thuaj si fle, të të them ç’lidhje ke

Intervista - - SEKS -

Të gjithë çiftet kanë preferencat e tyre për të fjetur në shtrat. kurriz, disa në krahët e njëri-tjetrit…Megjithatë, një gjë është e sigurtë, çdo pozicion tregon diçka për lidhjen. Zbuloni atë që tregojnë për lidhjen tuaj pozicionet e gumit.

Pozicioni i lugës Si është: Gjatë natës, njëri nga partnerët shkon e mbështetet tek kurrizi i tjetrit.

Ç’domethënie ka: Është shenjë e mirë ! Shkencëtarët që janë marrë me studimin e pozicioneve të gjumit e interpretojnë këtë pozicion si simbolin e një çifti shumë të ekuilibruar. Pozicioni i vrapuesit me këmbët e hapura sikur po partnerin.

Çfarë domethënie ka: Edhe në këtë rast bëhet fjalë për një marëdhënie të ekuilibruar, por shumë racionale. Pozicioni i kokës mbi bark Si është: Siç e tregon edhe emri, është një pozicion kur njeri nga partnerët përdor barkun e tjetrit si jastëk. Sigurisht, kjo përbën problem për t’u mbuluar...

Çfarë domethënie ka: Ky pozicion gjumi tregon një lidhje me shumë dashuri, ku dy partnerët merren vesh shumë mirë me njëritjetrin. Pozicion i majmunit rehat me kurriz dhe tjetri e rrethon atë me gjymtyrët e veta

Çfarë domethënie ka: Ky pozicion është shumë simbolik. Majmuni që kapet pas kurrizit të tjetrit pret shumë më tepër nga lidhja se tjetri. Me një fjalë ai është më i dhënë pas lidhjes dhe pret të njëjtën gjë nga partneri/ja. Pozicioni i nënshtruar Si është: Dora jote vihet mbi njëfarë distance.

Çfarë domethënie ka: Fakti i vënies së dorës mbi tjetrin, ndër- kohë që partneri është shtrirë në njëfërë distance tregon një lloj nënshtrimi që shpreh një nevojë për siguri. Pozicioni i imituesit Si është: Partnerët imitojnë pozicionin e tjetrit gjatë gjumit

Çfarë domethënie ka: Kjo tregon një lloj ngjashmërie shpirtërore mes dy partnerëve. Pozicioni shpinë më shpinë mbështetur kurriz më kurriz, me të njëjtin pozicion nga koka tek këmbët.

Çfarë domethënie ka: Mos u gënjeni, nuk bëhet fjalë për një çift që nuk merren vesh me njëritjetrin, përkundrazi, ky pozicion është shenjë e një sigurie të madhe në çift. Pozicioni i evitimit Si është: Ky pozicion është një variant i atij kurriz më kurriz, por me një ndryshim të madh. Këtu nuk ka asnjë pikë kontakti mes partnerëve.

Çfarë domethënie ka: Metafora është e qartë. Romantizimi që ekzistonte dikur me siguri ia ka lënë vendin rutinës në gjirin e çiftit...

Pozicioni gjymtyrëve

anën e tij, por ngatërrojnë, ose prekin gjymtyrët

Çfarë domethënie ka: Sipas psikologëve që bënë studimin, kjo mënyrë fjetjeje provon një dëshirë të madhe për intimitet dhe nevojë për t’u lidhur me partnerin dhe anasjelltas. Prekja tregon se deri në ç‘pikë është e pakonceptueshme për këtë lloj çifti që të ndahen, qoftë edhe në gjumë.

Ndarja e pabarabartë e krevatit

Si është: Njëri nga partnerët zë një hapësirë të madhe në shtrat dhe i lë tjetrin një vend të vogël.

Çfarë domethënie ka: Ai/ajo që zë më shumë vend tregon pozicionin e tij dominues dhe egoizimin që e karakterizon në gji të çiftit, por edhe në jetën e përditshme. i ngatërrimit të

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.