Dy gota me vere.

Intervista - - POEZI -

Në mbrëmjen e asaj nate, Të zjarrtë dashurie, Nën muzikën e lehtë Me qirinjtë të ndezur. Me buzët takuar, Në gotat e verës, Dy trupat kërcenin, Magjishëm të dehur. Një këngë dashurie, Dëgjonin, e ndjenin Muzika përconte, Në damarët përgjatë. Nga gotat vera e kuqe , Filloi të derdhej, Mes dy gjinjve që ngrieshin, Me ritëm,me afsh. Dhe buzët mashkullore, Filluan të pinin, Verën e kuqe , në gjoksin e saj. Trupat kërcenin , të dehur nga vera, Të dehur nga epshi, Ishin ndezur zjarr. Muzika vazhdonte, Me ritmin e saj, Trupat në atë ritëm, Nën hijen e tyre kërcenin. Të dua, të dashuroj, Pëshpëriste një zë. Të ndjej,të adhuroj, dëgjohej zëri tjetër. Magjia më shumë ndizej, Mes dy trupash që ishin një, Nga frymëmarrja e tyre, Ndriconin hijen e tyre që ishte një.

ANILA KARAPIDOU

Selanik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.