Do më mungosh

Intervista - - POEZI -

Fajin ka shiu që bie shtruar Kjo dritë e mugët nën neonë Zëri që del, dhëmbëve shtrënguar Dreqi e mori, më mungon ! Më vjen inat, dua të çirrem Të më dal zëri si i një rufeje E të vazhdoj vetes t’i shtirem Me ty shumë larg dhe brenda meje ! Faj kanë dhe rrugët pa këmbë njeriu Ç’të bëj dhe zemra që veç punon Kjo dritë e mugët, madje dhe shiu Faj ka gjithçka që më mungon ! Ti gjete udhën që çon në zemër Dhe unë kërkoj në udhët bosh Do e harroj të tëndin emër Por gjer atëherë do më mungosh !

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.