Heshtjen për vdekjen e babait e shita 10 mijë euro

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Jam një burrë rreth të dyzetave, që sot për herë të parë po shkruaj historinë e jetës time. Po e bëj këtë si një nevojë për t’u shprehur me dikë. Preferoj të mbetem anonim, edhe pse shumë persona të qytetit tim, kur të lexojnë historinë, do e kuptojnë se kush jam.

Historia ime nisi para dhjetë vitesh. Unë kisha krijuar familjen time, jetoja me gruan, djalin që e kisha dymbëdhjetë vjeç, dhe me dy prindërit e mi. Prindërit i kisha në gjendje pune. Im atë punonte në ndërtim edhe pse i kishte kaluar të gjashtëdhjetat. Nëna ime shiste paketa dhe ëmbëlsira në një tavolinë para një shkolle. Ime shoqe bënte punë private duke qepur në makinë. Si të thuash kishim një ekonomi normale. I vetmi që nuk e donte shume punën, isha unë. Unë isha djalë i vetëm dhe prindërit më kishin rritur me nga jeta e tyre. Duke i gjetur të gjitha gjërat gati, mendoja se jeta do ishte e lehtë për mua, mendoja se leku nxirrej kollaj. Përveç kësaj unë kisha një shok, i cili luante në lojërat e fatit dhe kishte raste që ai lekët bashkë, duke pirë birra apo duke ngrënë nëpër lokale.

Historia ime me lojërat e fatit rreth tetëdhjetë mijë lekë të vjetra. Ata ditë isha shumë i lumtur. Mbusha një çantë me ushqime dhe bleva dhe një makinë elektronike për djalin tim. Nga ai veprim familja ime u gëzua shumë, mendonin se unë më më punë lekët dhe im ata më tha:

-Bëj kujdes djalë, mos u merr me këto gjëra sepse leku ka vlerë duke punuar dhe jo duke ndenjur. Unë qesha dhe ia ktheva: - E ku ka më mirë ta marrësh lekun duke ndenjur.

Im atë tundi kokën dhe nuk foli më. Sot e kuptoj se heshtja - atë gjithmonë më thoshte që unë të punoja me të në ndërtim. Por unë e kisha provuar disa herë dhe më dukej punë shumë e vështirë. Ajo lloj pune nuk ishte për mua, gruaja ime ishte një specialiste shumë e mirë në zanatin e saj, ajo qepte çdo lloj gjëje, dhe ajo më mbante me lek edhe mua. Ndoshta kjo ndikoi që unë të mos gjeja punë, po të rrija gjithë ditën lokaleve të qytetit, dhe mbrëmjeve nëpër lojërat e fatit. Kishin - këshorten time, ajo e kishte mbledhur dorën, dhe nuk më jepte më lekë. Filloi një periudhë e vështirë për mua. Vendosa të punoja me tim atë në ndërtim. Gjërat sikur tonë. Kur një ditë ndodhi ajo që as në ëndrrat e mia më të këqija nuk do e kisha imagjinuar. Im atë bie nga skela e katit të gjashtë ku ai punonte dhe humbi jetën. Ishte një dhembje e madhe për familjen tonë. Por dhembja më e madhe do të ishte për mua. Në atë kohë bëra diçka pa i menduar pasojat që do të kisha më vonë.

Siç ndodh rëndom në vendin tonë, sipërmarrësi që kishte marrë përsipër për të ndërtuar apartamentin, me takon dhe kërkonte të bënim një kompromis bashkë. Ai më thotë:

-Të jap dhjetë mijë euro dhe kjo histori të mbyllet këtu midis nesh. Domethënë që unë të mos e ndiqja ligjërisht vdekjen e babait.

Oferta e tij më joshi aq shumë sa nuk munda ti thoja “jo”. Mendova se babanë tim nuk mund ta sjell dot në jetë, të paktën të për - mosa një dokument ku shkruaja se unë isha dëshmitar i aksidentit që ndodhi, dhe gabimi ishte i babait tim, i cili kishte neglizhuar masat mbrojtëse që ai duhet të merrte për të mos rrezikuar jetën në atë lloj pune që bënte.

Për atë gjë që bëra, nuk i tregova askujt, as nënës, as gruas. Dhe lekët që mora i lija herë pas here në lojërat e fatit. Jeta ime gjatë këtyre dhjetë viteve mbasi kishte vdekur im atë nuk ishte më si më parë. Ndërgjegjja ime ishte përtokë, kalonin vitet, djali im rritej dhe gjithmonë mendoja po sikur të bëjë edhe ai të njëjtën gjë me mua. Në ëndrra më shfaqej im atë, i cili më thoshte: “Kaq pak vlerë kisha unë për ty?! Si e shite babanë tënd, që të ka rritur me aq vuajtje dhe mundime?!”.

Jeta ime u kthye në një ferr të vërtet, historia ime me lojërat e fatit kishte mbaruar, por ato kishin lënë gjurmë në ndërgjegjen time. Jetoja si i vdekur në mes të të gjallëve, dhe sa më shumë që kalonte mosha, aq më shumë unë e kuptoja gabimin e madh që kisha bërë. Ishte një sekret i imi që po më gërryente përbrenda, nuk më hynte më në sy, as nëna as gruaja as djali, e mendoja veten time një njeri pa vlera që shita jetën e babait. Kur unë nuk desha babanë tim, si mund të prisja që të tjerët të më donin mua. Dhembja në shpirtin tim ishte bërë aq e madhe saqë doja të shpërtheja nga momenti në moment. Dhe ajo që prisja ndodhi një ditë. Isha kyçur në dhomën time dhe qaja, nëna me gruan i binin derës dhe kërkonin të dinin se çfarë ishte ai sekret që unë mbaja për vite me radhë dhe që po më shkatërronte. Siç isha në nerva e sipër, e hap derën dhe ju them: “Unë shita heshtjen për vdekjen e babait për dhjetë mijë euro. Ato nuk po kuptonin asnjë gjë. “

“Heshtja ime për të mos implikuar pronarin e ndërtesës ishte vetëm dhjetë mijë euro”, thashë unë në nerva e sipër. Ja, pra ky ishte vlerësimi që i bëra tim ati. Pa mbaruar fjalën hynë në derë djali im dhe e dëgjon bisedën. Ai me lot në sy më tha:

- Ti je njeriu më i ulët që kam njohur, ti nuk je më babai im. Ti nuk deshe babanë tënd, si pretendon që të duan të tjerët ty. Kjo ishte dhe goditja me e rëndë që mora në jetë. Prej asaj dite, djali im nuk bëhet më me mua, ai ka shkuar në emigracion te dajat e tij në Itali.

Unë jetoj me gruan dhe me nënën. Ajo më fali për gabimin që unë bëra, e dija se nëna do më falte, sepse një nënë e fal fëmijën e saj, për çdo lloj gabimi, që ai bën. Por a do ta fal unë ndonjëherë veten time?! Është një pyetje që ia bëj çdo ditë vetes, por hija e tim ati më përndjek kudo, ndërgjegjja nuk më lë të jetoj i qetë. Ky është mallkimi më i rëndë që unë do ta vuaj për gjithë jetën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.