Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

Po i besoj, në facebook kam gjetur të dashurën time dhe vazhdoj akoma lidhjen me të. Eliza

Po. Lidhjet platonike historikisht kanë qenë më të fortat! Gentian

Çdo lloj lidhjeje ka të bëj me personat. Erken

Nëse jeni tip që merreni me thashetheme dhe papritur dëgjoni emrin tuaj në një bise- dë ku ju nuk jeni prezent si do reagonit?

Do ndihesha keq dhe nuk e di çfarë do bëja. Marinela

Asgjë, thjesht do e dëgjoja. Sigurisht nëse sdo ishte asgjë e vërtet nga ato që thuhen. Marjo

Nuk jam tip që merrem me llafe dhe as nuk dua të më përmendin kur nuk ja përmend. Joan

Nuk jam marr kurrë me llafe kështu që as për mua s’kanë pse Eda

Nëse do e kisha bërë veten të më mbanin nëpër gojë do e pranoja se do ishte faji im. Anna

Nuk rrethohem nga njerëz që merren me llafe. Aldo

A mund të ekzistoj sot dashuria e njerëzve pa interes për shokun, mikun, villain apo nënën?

Për familjen, sigurisht që ekziston. Ditmar

Sigurisht që po, s’duhet të vihet në dyshim nëna vëllai miku por edhe shoku duke e ditur se kë shok ke sigurisht. Mirjan

Po, ekziston dashuria pa interes se po hyri interesi në mes je njeri pa gjak Anila

Normale që ekziston dhe dashuria pa interes se nuk janë të gjithë interesaxhinj. Junes

Sa ndikon shoqëria në sjelljen e një njeriu?

Shoqëria varet nga karakteri i një personi. Migen

Po duhet të ndikoj se kot nuk thonë të mëdhenjt më thuaj me kë rri të të them se cili je. Mirjan

Nëse një njeri nuk ka karakter shoqëria ndikon shumë. Franci

Do preferonit të qëndronit me një njeri të vlefshëm në jetë apo një njeri të suksesshëm?

Me një njeri të suksesshëm që të arrija aty ku unë dua. Megi

Një njeri i suksesshëm është dhe i vlefshëm. Sindi Nuk do i ndaja dot. Egli Do preferoja të qëndroja me një njeri të vlefshëm. Ada

Me kë të më leverdiste më shumë do rrija. Amarildo

A jeni zhgënjyer ndonjëherë nga familjarët tuaj? Nëse po, a keni arritur t’i falni një ditë?

Po nga njerzit e dashur do zhgenjehesh jo nga te panjohurit. I panjohuri s’ka si të zhgënjej! Gentian

Po patjetër edhe brenda familjes sidomos kur është prona në mes. Luleshtrydhe

Familjarët janë ata që të zhgënjejnë më shumë. Seldi

Jo, nuk jam zhgënjyer dhe shpresoj mos të zhgënjehem kurrë. Sajmir

Në familjen tonë kemi marrëdhënie të mira dhe deri më sot nuk jam zhgënjyer asnjëherë. Lejla

Po, jam zhgënyer shumë, Igli

Po jam zhgënjyer, mamaja ime më braktisi kur unë linda dhe u martua me një burrë tjetër. Babain se njoha kurrë. Sot nëna ime vjen e më kërkon ndihmë kur ajo më la në mes të rrugës. Olsi Çfarë mendimi keni për ato femra që zihen në publik dhe shkojnë gjer në dhunë me njëra– tjetrën?

Një femër që është në rregull nga trutë nuk zihet por sqarohet. Elvi

Nuk është dhuna ajo që zgjidh gjërat por është edukata dhe toleranca. Keli

Më duken femra pa pikën e llogjikës ato që zihen apo shahen. Anna

Një femër që ka nevojë të duket në qëndër të vëmendjes zihet në publik për t’u dukur dhe harron që fëlliq veten dhe emrin. Jetnor

Janë femra budallaqe sepse njerëzit mund të ulen në një kafe dhe të sqarohen për çdo gjë që mund të ketë ndodhur dhe jo të zihen e të lënë namë. Kristi

Është një fenomen i ri dhe llogjikisht do ketë ndjesi negative përderisa është akt dhune. Gentian

Aaa, kjo është shumë e keqe për femrat por nëse është diçka madhore edhe unë bëhem ashtu. Luleshtrydhe

Teatër falas. Jane shtuar paruket. Ali

Nëse shoku apo shoqja juaj një ditë që ju keni nevojë për të thotë se nuk ka mundësi t’iu gjendet pranë dhe ju shpreh keqardhje për këtë dhe krejt papritur një ditë ata knaë nevojë për ju dhe i’u kërkojnë, si do ishte sjellja juaj me ta?!

Çdo gjë është reciproke në jetë siç më la në baltë ashtu edhe unë do e lija. Kristi

Nuk mund të dua tjetrin më shumë se vetja, përderisa s’më është gjendur pranë as unë s’kam pse i gjendem. Sara

Miqësia e vërtetë nuk të lë kurrë në baltë, kështu që s’kam përgjigje. Arjani

Po do e ndihmoja, gjithkush tregon veten e vetë, nuk varfërohesh kur ndihmon njereëz. Luani

Nëse do kishte rëndësi për mua sigurisht që do e ndihmoja. Fatmira

Njerëzit me të cilët rri i kam zgjedhur dhe deri më sot asnjë s’më ka lënë në baltë. Artemis

Jam mësuar të ndihmoj gjithmonë njerëz pa pritur diçka prej tyre. Fabjan

Sido që ta ketë hallin një njeri gjithmonë e gjen mundësinë për të ndihmuar dikë. Elsa

Do isha pranë saj (tij) se përderisa më kërkon do të thotë që ka nevojë për mua. Nëse më ka lënë vetëm unë ja fal se e tillë jam. Alba

Çdokush mund të ketë dhe pamundësi për t’na u gjendur pranë në një moment kur ne kemi nevojë. Kjo sdo të thotë që do ja ktheja me të njëjtën monedhë dhe nëse do ishte veproja por në këtë rast do ja lija Zotit në dorë. Anja

Nëse do kisha mundësi do i gjendesha pranë dhe do shprehja keqardhje për pamundësinë. Rovena

Ndoshta ai ose ajo s’ka mundësinë por unë sigurisht që do i gjendesha nëse do kisha mundësin. Gentjan

Ai që të do të ndihmon pa asnjë interes, normal që do i gjendesha. Marjo

Nëse një njeri e ndihmon e ndihmon sepse do dhe nuk pret kur do ta kthej atë që bëre për të. Klaus

Po do ta ndihmoja, gjithkush tregon veten kur ka mundësi. Anisa

Sigurisht që po shoqëria në këto raste duket, mbase se ka patur mundësinë të më ndihmojë por kjo s’do të thotë që s’do e ndihmoj dhe unë. Flavja

Sa libra lexoni mesatarisht në vit?

U bëra gati një vit që nuk lexoj, megjithëse kur isha në Shqipëri i bleva libra lekët e fundit shqiptare. Mu duk sikur mu përplas si një dallgë e kripur ky shkrim, sa të iki në shtëpi do iki tek biblioteka - - mik që vjen si pasojë e orareve të punës...(kot i kam këto jus duhet bërë urgjent) Eva

Kam kohë që nuk jam ulur të lexoj libra. Anna

Unë lexoj 10 deri në 12 libra në vit. Greta

Nuk kam lexuar edhe aq shumë libra këtë vit. Megi

Çdo vit blej libra dhe lexoj jashtë mase shumë. Mesatarisht në vit lexoj der në 15 libra. Ambra

I kemi harruar librat dhe rëndësinë e tyre por duhet ulur për të lexuar. Jani

Lexoj 10 deri në 12 libra. Enxhi

Nuk është se kam lexuar shumë. Mund të kem lexuar deri në 5 libra. Klea

Lexoj aq shumë sa edhe unë nuk i numëroj dot. Alketa

Çfarë ju pëlqen më shumë

Trupi lakuriq i një femre është gjëja më e bukur që sytë e të gjithëve lakmojnë në planetin tonë. Shtati i femrës është një objekt elastik i dorës së parë, i riprodhuar jo vetëm në pikturë e skulpturë, po deri në caqet e dyereve, thyerset e arrave dhe llampadarëve. Shtati i femrës është një kryevepër e bind sojin njerëzor të riprodhojë veten brez pas brezi. Klajdi

Te një femër do më pëlqenin më shumë sytë e saj. Alvaro Oli-

Të ketë linja të bukura. via

Do më pëlqenin format e saj trupore. Jani

Më pëlqen shikimi Besmir i saj.

Nëse ju thonë se partneri juaj ju tradhëton me dikë tjetër do i besoni thashethemeve, partnerit tuaj apo do e vërtetonit dhe mëpas do arrinit në gjykim?

Askujt nuk i’a ke besën sot, do e vërtetoja dhe më pas do shihja sa të vërteta janë thashethemet. Jani

Thashethemet kur dalin e kanë një bazë se nuk dalin kot. Marjus

Jo çdo fjalë që thuhet është e vërtetë se ka dhe njerëz që duan të të shohin vetëm keq. Antoneta

Mua personalisht nëse do ma thonin këtë gjë nuk do e besoja kurrë, pasi unë kam tipin që po s’ma panë sytë e mi, nuk më intereson çfarë thuhet lart e posht. Gojët e liga nuk pushojnë kurrë, nëse do ma thoshte një pjesëtar i familjes time atëherë po, do e vërtetoja pastaj do veproja. Anja

Është e pallogjikshme të besosh kur nuk ke baza, nëse do kisha, sigurisht që do i besoja. Tomi

Unë do e vërtetoja dhe më pas do arrija në gjykim. Ëngjëlli

Populli thotë “ku ka zë, nuk është pa gjë”. Do ta vërtetoja dhe pastaj do veproja. Albi

Me të thënat e botës më përpara ndahesh se sa bashkohesh por po e pë vetë me sytë e tu mund ta falësh por besoj se i njëjti do ngelet. Lulëzime

Nëse do e shihja me sytë e mi normal që nuk do e falja sepse partneres time nuk i lë gjë mangut që të më tradhëtojë. Por nëse ma thonë të tjerë do e vërtetoja njëherë. Agim

Po arriti puna te thashethemet nuk merrem më fare me atë. Olvi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.