Pyetje për instruktorin Çfarë duhet të bëj që të shtoj në peshë?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, unë jam 15 vjeçe dhe peshoj vetëm 35 kg, kurse gjatësia ime është 1.52 m. Ju lutem të më tregoni ndonjë dietë që mund të ndjek apo qoftë edhe ushtrime që mund t’i bëj për të marrë pak peshë. Më duket vetja si rosaku i vogël i shëmtuar, nuk kam oreks fare. Të lutem sepse dua shumë që ti fitoj kilet e duhura, sa me shpejt. Do ju isha shumë mirënjohëse instruktor Renato!

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:

- Përshëndetje! Unë lexova problemin tënd dhe shpresoj që më vullnetin dhe këshillat e mia, ti të fitosh fizik të kënaqshëm dhe të shëndetshëm gjithashtu. Si fillim të rekomandoj një kontroll të përgjithshëm shëndetësor.

Analiza të përgjithshme ku në rast se vërehen mangësi të kalçiumit, vitaminave dhe hekurit ti duhet të marrësh kurën përkatëse pse jo edhe dietën e posaçme ushqimore. Besoj që pesha jote duhet të jetë edhe në propocion me fizikun. Dhe gjenetike gjithashtu ( e trashëguar nga pjestarë të familjes si babai, mamaja etj). Element shumë i rëndësishëm është edhe aktiviteti fizik i tepërt ose i mangët i ndërlidhur me regjimin ushqimor si dhe relaksin e nevojshëm. Të duhet patjetër një aktivitet fizik dhe me patjetër një dietë ushqimore e plotë dhe e rregullt. Nuk duhet të sforcohesh ose të kalosh normat e trupit me aktivitet të shumtë. Kjo shkakton ngarkesë fizike, anoreksi dhe organizmi kalon në sforco dhe me doemos ke humbje në peshë. Të këshilloj vakte të rregullta ( minimumi 5 herë në ditë) pushim në drekë ( mbas shkolle) të paktën 2 orë. Mbasdite të qetë të ndërthurrur me ushtrime aerobike ( pa pesha, pa ushtrime force sepse pengojnë në rritjen e gjymtyrëve). Dhe gjumi i natës të jetë i plotë me të paktën 8 orë. Duhet të kesh parasysh që pesha jote të jetë në propocion të barabartë me gjatësinë.

Të uroj një rritje sa më të shëndetshme dhe shpresoj që këshillat e mia të japin rezultat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.