makina shpesh!

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

E dashur psikologe, pyetja që dua t’ju bëj mund të duket e çuditshme por mua do më pëlqente që të mësoja pak më shumë rreth saj sepse më duket sikur po çmendem dhe fjalët tuaja do më ndihmonin shumë. Kam disa kohë që jam lidhur me një djalë tre vjet më të madh se vetja, unë jam 24 vjeçe dhe më ndodhin shpesh gjëra të çuditshme, si përshembull unë ndjej kur ai sëmuret apo ku ka ndonjë problem, ndjej kur është i mërzitur, pa folur fare me të për një çështje apo për një tjetër. Nuk më ndodh me asnjeri tjetër, vetëm me të. Kam pasur edhe lidhje tjetër përpara kësaj por nuk ka qenë kështu. Çfarë është kjo që kam unë, të lutem më thuaj se po çmendem? Gloria

Lorela Garuli, psikologe, e mail lorela_ garuli@ hotmail. com:- E dashur Gloria, përshëndetje. Mos mendo gjëra negative për veten sepse të ndjesh atë që mund të ketë partneri apo dikush me të cilin je shumë e lidhur shpirtërisht nuk do të thotë se po çmendesh por ke një lidhje telepatie, e cila është dukuri paranormale por jo e frikshme. Më poshtë do të shpjegoj çfarë është telepatia dhe uroj që të qetësohesh sadopak. Telepatia është aftësia që ka një individ të arrijë të komunikojë emocione, përmbajtje mendimesh dhe gjendje shpirtërore tek një tjetër. Nëpërmjet një trasmetimi mendor shumë të vecantë, që nuk ka të bëje me asnjë lloj rruge komunikimi të përdorur deri tani. Ky term vjen nga greqishtja e vjetër: tele- larg, dhe patia- ndjenjë. Fenomeni i telepatisë është ai më i përhapuri apo ai më frekuent në bashkësinë e të gjithë dukurive paranormale. Mendohet deri atje sa disa teza mbështesin faktin se njerëzit primitiv të cilët siç e dimë ishin të paaftë të komunikonin gjuhësisht, të kenë përdorur telepatinë, si një mënyrë komunikimi normal apo të përditshëm. Studimi i telepatisë është i bazuar në një metodë sasiore e cila përcakton sa herë dhe me cilat karakteristika manifestohet apo shfaqet ky fenomen si telepatia. Telepatia konsiderohet në njëfarë mënyre “ndjenjëpërçimi”, ose “mendimpërçimi” është aftësia e hamendësuar e njeriut dhe krijesave të tjera për të shkëmbyer ndjenja, mendime, lajme nga njëra mendje tek tjetra, pa përdorur mjete, shqisa apo shenja. Telepatia hyn në dukuritë që studiohen nga parapsikologjia. Megjithëse janë bërë shumë eksperimente shkencore rreth telepatisë vite me radhë, gjer më sot nuk ka ndonjë dëshmi të pranuar shkencore për qënësinë e saj dhe shumica e bashkësisë shkencore beson që dukuritë e hamendësuara të lidhura me telepatinë përbëjnë vetëm një shkencë të rreme. Megjithatë, numri më i madh i shkencëtarëve që besojnë tek telepatia dhe përcjellja e mendimit në këto forma, paraqesin teorinë se esenca e telepatisë është në bartjen e energjisë nga njëri sistem nervor në tjetrin, siç bëhet bartja, ta zëmë në mes dy radiostacioneve.

Fakti që ty të ka ndodhur dhe që të kesh një parandjenje atëherë kur ai kalon një çast të vështirë, apo të “dish” kur është i mërzitur ose i lodhur, megjithëse s’të ka thënë asnjë fjalë tregon asgjë më shumë se ajo që thashë në fillim, lidhje shpirtërore shumë të fortë, ndjesish të cilat ai I sjell deri tek ti. Tashmë, është pranuar se shumë ndjenja mund të transmetohen nga njëri tru te tjetri. Gjithashtu, gjendja shpirtërore e dikujt mund të rezultojë “ngjitëse”. Sigurisht, me kusht që personi tjetër të jetë i hapur ndaj kësaj përvoje. Një aspekt tjetër i telepatisë është empatia, që do të thotë se mund të ndiejmë atë që ndien një person tjetër, pse është i mërzitur apo i lumtur. Ekziston një fenomen, i cili lidhet me “shqisën e gjashtë”. Megjithatë, është vënë re se, nëse personi me të cilin doni të komunikoni është një i afërm, është më e lehtë për t’u bërë kjo gjë.

Ç’është në të vërtetë telepatia? Telepatia mund të definohet si një manifestim psikotronik, gjatë të cilit vrojtohen mendimet, fotografitë psikike, dërgesa ndjesish ndaj një personi, respektivisht e dërguesit, nga ana e një personi tjetër, që në këtë rast është pranuesi. Këto mendime, kjo dërgesë e ndjeshme, që emetohet vetëdijshëm apo pavetëdijshëm nga dërguesi është e “shpërndarë” në hapësirë, ashtu që me pesë shqisat normale të komunikimit, të cilat ne si qenie njerëzore i posedojmë, nuk është e mundur të pranohen dhe me to të komunikojmë. Pra, mund të thuhet se telepatia është komunikim valor i dy qenieve pa kontakt fizik, pa fjalë, por vetëm me anë të mendimit, pavarësisht largësisë së tyre.

Të gjithë transmetojmë më shumë sa themi nëpërmjet mimikës, gjesteve, gjuhës së trupit, tonalitetit të zërit etj., por kur nuk e njohim mjaftueshëm personin në fjalë, mund të gënjehemi kur bëhet fjalë për mesazhet e transmetuara në këtë mënyrë.

Në rastin e njerëzve të dashur, mesazhet deshifrohen me shpejtësi dhe saktësi, aq sa mund të themi se bëhet fjalë për “leximin e mendjes”. Mund të flitet dhe për parashikimin e sjelljes së tjetrit dhe të dimë si vepron tjetri në rrethana të ndryshme, bazuar nga përvoja, por dhe nga diçka tjetër. Aftësi të komunikimit telepatik kanë të gjitha qeniet e gjalla, por ato që e kanë më të zhvilluar aftësinë e emetimit të “neuro- rrezeve”, e kanë më të theksuar këtë dukuri. Vet jeta është e mbushur plot me raste telepatike, të cilat paraqiten në mënyrë spontane, midis personave që janë të lidhur emocionalisht siç është rasti i nënës dhe fëmijës, motrës e vëllait, burrit e gruas, të dashurës dhe të dashurit etj.

Komunikimi telepatik, emetimi dhe pranimi i rrezeve, paraqet themelin në formimin e marrëdhënieve midis prindërit dhe fëmijës. Lidhja e dashurisë, si e jotja në këtë rast, është e formuar kryesisht në parimet telepatike. Komunikimet telepatike ekzistojnë më së shpeshti si funksion i dëshiruar. Ky është një fenomen, po e quaj “jashtëshqisor”, i cili mund të shpjegohet vetëm si lidhje telepatike. Pa këto lidhje nuk do të ekzistonte as dashuria e vërtetë. Si përfundim mund të thuhet se shumica e eksperimenteve të psikotronikës, tregojnë se perceptimet jashtëshqisore janë proçese të komunikimit të materieve të gjalla e jo vetëm të qenieve njerëzore. Kjo na bie deri te supozimi se telepatia është proces themelor i ndërveprimit tonë me rrethin, eventualisht më i vjetër se sa komunikimi verbal, përmes të cilit komunikojmë ne sot. Studiuesit e këtij fenomeni kanë arritur në përfundimin se kjo dukuri gradualisht u zhduk me zhvillimin e funksioneve, të cilat e zëvendësuan dhe e lanë të shtyrë në prapavijë, sepse organet shqisore dhe funksioni i të folurit janë më të përshtatshëm për komunikim dhe veprim në rreth. Përceptimet jashtëshqisore nuk u zhdukën, por vetëm u mënjanuan dhe, në gjendje kur humbet kontrolli i qëndrave të vetëdijes, siç janë rastet e rreziqeve për jetë, tronditjet e thella shpirtërore etj, këto funksione dhe mekanizma jashtëshqisore, të lënë anash, aktivizohen. Kështu e dashur Gloria, unë të uroj jetë të gjatë të lidhjes tënde sepse duket që është shumë e bukur dhe e vërtetë dhe uroj gjithashtu që të qetësohesh nga ajo që lexove dhe mos mendosh negativisht. Na shkruaj përsëri.

Përshëndetje. Kam një problem të vogël me makinën. Është VW Golf 1.6 2002 dhe për të ecur ecën shumë mirë. Problemin e kam kur makina është e ndaluar në vend, e ndezur. Shigjeta që mat xhirot e motorrit lëviz midis 900rpm dhe 1000rpm. Lëviz shpejt dhe ndihet një lloj tundjeje e motorrit. Pastaj qetësohet dhe nuk ka më dridhje të shigjetës, por kjo përsëritet sërish herë tjetër. Në dy-tre raste motorri është semafor.Do e vlerësoja shumë informacionin që do më jepnit ju. Cfarë mund te jetë që e shkakton këtë?

Përgjigjet, Ervin Demiri, Auto Servis Besland, Rr “At Zef Valentini”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Laprakë, Tiranë, +355(0)42236711, 0682020991, beslandshpk@ gmail. com:Përshëndetje. Për problemin që ka makina juaj duhet me patjetër që të testohet me kompjuter (diagnozë për raportimet e defekteve në paketën e motorrit). Në bazë të eksperiencave me mjete të ngjashme me defektin tuaj, janë dy faktorë që ndikojn në këtë problem: 1 sensori i xhirove të motorrit (ose ndryshe sensori i fazës) 2 farfalla e gazrave (farfalla e ajrit). Në rast se veprojmë për riparimin e defektit duke ndërruar pjesën e kërkuar pas diagnozës, duhet patjeter të bëhet restart apo adaptimi i vlerave me programin përkatës, përderisa pjesa e ndërruar është elektrike dhe jo thjesht mekanike që kërkohet vetëm çmontim-montim. Uroj t’ju kenë bërë punë këshillat që ju dhashë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.