Si të rigjeni vetveten bazuar në shenjën tuaj

Intervista - - HOROSKOPI -

Demi Keni dëshirë të ndërroni dekorin e shtëpisë, një divan i ri, një tabllo, një bufe e re, një ndriçim i ri që do t’i japë dritë gjithë apartamentit. Krijimtaria juaj është në kulmin e saj, ndërkohë që do të përpiqeni të mos harxhoni shumë para për këto ndryshime. Më dashuri do të ndjeheni mirë, do të për çfarë nuk ju pëlqen tek ai/ajo. Jupiteri ju ndihmon t’ia thoni mesazhin me humor. Binjakët Jeni shumë të dedikuar pas familjes, megjithëse ata nganjëherë ju nervozojnë dhe ju hapin probleme. Do të kujdeseni për prindërit, sepse ata kanë nevojë për ju në këtë moment. Në shkëmbim edhe ata ju mbajnë me të mirë. Nëse ju propozojnë t’ju prezantojnë me një djalë/vajzë të mirë, mos ngurroni, ju pret një surprizë e mirë. Dialogu mes jush do të - pini pra atij/asaj një shans. Në çift situata është shumë e qëndrueshme, por edhe shumë romantike. Luani Afërdita dhe Marsi në shenjë janë të shkëlqyer për situatën tuaj sentimentale. Parteri/ja juaj është romantik/e dhe pasionant/e dhe kjo ju bën të ndjeheni shumë mirë. Nëse jeni vetëm nuk do të humbisni rastin për të takuar njerëz të rinj, mbase mund të gjeni të duhurin. Ju keni shanse që kjo strategji të funksionojë, planetet jua garantojnë këtë. Edhe në punë gjithçka shkon më shumë dhe të vini mënjanë ndonjë lek për ditët e vështira. Virgjëresha Jupiteri dhe Dielli janë në shenjë dhe ju do të pësoni ndikime kontradiktore. Mund t’ju vijë një ofertë më e mirë pune, për një vend më prestigjoz, me më shumë përgjegjësi. Ju e dini që jeni të aftë, pra nuk keni kompleksin e inferioritetit. Jupiteri ju shton mendjekthjelltësinë dhe, nëse kishit më parë dyshime për një lidhje, ato do të fshihen nga qartësia e analizës suaj. Në dashuri nuk është momenti më i mirë, zhgënjime nëse jeni në çift dhe jo ndonjë rast i veçantë për beqarët. Akrepi Së shpejti Saturni do të largohet nga shenja juaj. Pa dyshim ju keni evoluar, jeni pjekur dhe keni bërë zgjedhje të rëndësishme, keni rregulluar probleme, ndryshuar qëndrime negative. Tani e keni më të qartë se çfarë doni të bëni në jetë, sinjalet janë pozitive, ju ndjeni se jeni duke shkuar në drejtimin e duhur. Ju nuk ndjeheni më të lidhur me të kaluarën, ndjeheni më të lehtësuar dhe si të çliruar. Në punë dhe lidhje situata është pozitive. Shigjetari Ju mendoni shumë për karrierën dhe e keni të vështirë të ruani ekuilibrin në jetën tuaj private. Keni gjithmonë tendencë të bëni shumë gjëra njëherësh dhe e gjithmonë të vështirë të ruani ekuilibrin në jetën tuaj. Partneri/ja nuk ju mbështesin shumë në dëshirat tuaja ambicioze ose në projektet tuaja për të shkuar jashtë vendit. Diskutoni me persona të tjerë që mund t’ju japin këshilla që do t’ju evitojnë të merrni vendime të nxituara, për të cilat mund të pendoheni më vonë. Bricjapi Planetet në shenjën e Virgjëreshës ju mbështesin në çdo projekt afatgjatë që do të ndërmerrni. Ju do të grumbulloni informacionet e nevojshme, do të takoni njerëzit që mund t’ju ndihmojnë, keni buxhetin e duhur, tani duhet vetëm të organizoheni. Mbase doni të ri punën, të shisni shtëpinë dhe të blini një tjetër, të hapni një biznes tuajin, vazhdoni, jeni në rrugën e duhur. Ndërkohë i bëni pyetje vetes për lidhjen tuaj sentimentale...

Ujori

Çifti është në vend të parë të prioriteteve tuaja, ju ndjeheni gjithnjë e më të afërm me njëri-tjetrin. Ndjeheni mirë në çift, por keni edhe ndjesinë që nuk po e humbisni lirinë tuaj, gjë që është e rëndësishme për Ujorët. Jeta shoqërore gjithashtu është shumë e pasur dhe do të takoni njerëz të rinj që ju duken shumë interesantë, mbase sepse vijnë nga një univers kulturor ndryshe nga i juaji, apo nga një vend tjetër. Do të bëni ndryshime në pamje, për këtë do të merrni komplimente. Peshqit Këtë javë do t’ju duhet të merrni vendime të ndërlikuara dhe do të ndjeheni të stresuar. Mos bëni asnjë zgjedhje për të cilën nuk jeni 100% të sigurtë. Nëse keni ndonjë dyshim, shtyjeni vendimin për më vonë, ose anulojeni fare. Partneri/ja përpiqen t’ju ndikojnë në drejtimin që ato dëshirojnë, por ju keni mendjen tuaj dhe kjo ju mjafton. Në punë merreni vesh mirë me të gjithë, atmosfera është e mirë dhe kjo ju stimulon.

Ky artikull i dedikohet të gjitha grave që kohët e fundit kanë humbur besimin në vetvete! Dashuritë e vdekura dhe problemet emocionale shpesh na bëjnë të neglizhojmë veten dhe të humbasin besimin në aftësitë tona. Të gjitha kemi kaluar nëpër një gjendje të keqe psikologjike gjatë jetës sonë dhe kjo na ka bërë të pasigurta, duke menduar se nuk kemi asgjë në vijë. Kështu, nëse edhe ju kohët e fundit e keni gjetur veten tuaj në këtë stad, ne jemi këtu për t’ju kujtuar pikat tuaja të forta, si në pamjen e jashtme, ashtu edhe në personalitet, bazuar në shenjën tuaj të horoskopit.

Bricjapi Bricjapi zakonisht është ambicioz dhe shumë konservativ. Nëse kohët e fundit ju duket bota e zezë dhe nuk ndjeheni të kënaqur me veten dhe nëse keni harruar atë që ju bën të ecni përpara, jemi këtu për t’ju kujtuar se ky është personaliteti juaj i shkëlqyer. Meqë jeni grua tradicionale, ju respektoni dhe nderoni partnerin dhe keni një sjellje të ekuilibruar dhe racionale. Jeni e aftë, e pavarur, keni punën tuaj, aspiratat tuaja dhe e dini shumë mirë se ç’kërkoni nga jeta, por edhe nga lidhja sentimentale. Vetëbesimi që keni ju bën unike dhe të lakmuar! Pjesa më tërheqëse juaja janë këmbët dhe gjunjët. Kështu pra, nëse kohët e fundit keni shtuar në formën tuaj trupore. Bëni pedikyr, vishni një minifund Ujori Edhe kur arrini fundin dhe ndjeheni në depresion, me siguri do të zgjoheni një mëngjes dhe do të gjeni përsëri gëzimin, krijimtarinë dhe mendjemprehtësinë tuaj. Nëse ngjarjet e fundit ju kanë bërë të jeni e trishtuar, kujtoni gjërat që ju bëjnë unike dhe ju japin dëshirën për të ecur përpara: Tipari kryesor i personalitetit tuaj është se jeni një grua e paparashikueshme dhe ai që ndodhet pranë jush nuk mërzitet kurrë. Ju mjaftojnë dy minuta për ta bërë një burrë për vete, pasi ju i ofroni atij një eksperiencë të vërtetë shokuese! Ajo që burrat admirojnë tek ju është se jeni një grua me personalitet dhe e pavarur dhe se dëshira kryesore që keni nuk është të martoheni dhe bëni fëmijë, por të bëni një jetë të veçantë, gjë që i bën ata për vete. Pjesa më e seksi juaja është mënyra se si ecni, kështu pra, bëni manikyre dhe pedikyre, vishni këpucët e preferuara dhe dilni jashtë të zbaviteni dhe takoni njerëz të rinj. Peshqit Peshqit e ëmbël, ne e dimë se problemet në lidhje dhe seks ju bëjnë të ndjeheni sikur ka ardhur fundi i botës! Ju mbylleni në shtëpi, dëgjoni me orë të tëra këngë romantike dhe lotët ju shkojnë lumë. Ju ndjeheni ardhur koha t’i shihni gjërat ndryshe. Ju sigurojmë se burrat i tërheq ëmbëlsia juaj, zëri juaj melodioz, fytyra juaj shprehëse dhe hijeshia juaj. Fjalët tuaja janë plot ndjenjë dhe i futen drejt e në zemër edhe burrit më të ashpër dhe mund të bëni për vetë edhe donzhuanin më të madh, të rrethuar nga dhjetëra vajza, që do të dojë të përjetojë me ju një romancë unike! Pjesa juaj më e bukur janë sytë. Kështu pra, dilni nga guacka juaj, nxirrni në pah feminilitetin tuaj dhe së shpejti do ta ndjeni veten në formë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.