Shkoj për para me burra të martuar

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Historia ime, të nderuar botues të gazetës, ngjan si përrallë, po në fakt është e vërtetë. Meqenëse nuk kam guximin ta ndaj me familjen time dua ta ndaj me ju dhe të mbetem anonime.

Vij nga një qytet i Shqipërisë së mesme dhe sivjet mbaroj vitin e dytë të masterit. Domethënë në korrik duhet të kthehem në shtëpi, nëse do të gjej guximin të përballem me prindërit, me dy motat e mia që janë më të vogla se unë, e babai u thotë të më kenë shembull. Në fakt jam e sigurt që im atë nuk do të donte që të më kishin shembull nëse e merr vesh se ku kam përfunduar.

Meqenëse qyteti ku kam lindur ishte qytet i vogël dhe kuptohet njerëzit njihen të gjithë me njëri – tjetrin prindërit më kanë mbajtur gjithë kohën nën kontroll. Dashurinë për librat ma injektoi gjyshja, nëna e mamasë time. Ajo ka patur probleme me shikimin, por i pëlqente të dëgjonte histori e përralla. Meqenëse ime më ka qenë vajzë e vetme pas vdekjes së gjyshit gjyshja erdhi te ne. Ajo vetë shkonte në bibliotekën e qytetit dhe merrte ato libra që kishin mbetur e më vinte mua t’ia lexoja. Mund të them që ka qenë lexuesja plakë më e veçantë. Kështu shkollën e mesme e kam mbaruar me rezultate të mira falë dashurisë së gjyshes për librat dhe kujdesit që ajo tregonte për të mësuar me mua. Mbaj mend që të gjitha lëndët duhet t’i mësoja duke lexuar me zë të lartë në dhomen e gjumit.

-Po më bë matematikane e astronome, - thoshte babai im kur na dëgjonte që unë mësoja këto lëndë.

-Epo shyqyr që ju hoqën Diturinë e Makinave e Ushtaraken që kemi patur neve, - ia priste mamaja. Kurrë nuk zemërohej për romuzet e babait se ishte ajo që duhej të mbante peshoren drejt në shtëpi.

Kështu unë e detyrën time në shtëpi edhe për tre vite e mbajti motra ime e dytë. Më pas gjyshja ndërroi jetë e qysh prej asaj kohe në shtëpinë tonë nuk u lexua më me zë, e jo vetëm kjo po më duket sikur gjyshja më mori edhe mentë e kokës me vete.

Unë sapo u sistemova në konvikt kur erdha gjëja e parë që mu duk e rëndësishme për t’u bërë ishte të zija shoqe. Isha e mërzitur me qëndrimin mbyllur në shtëpi e shoqërinë veç me gjyshen e librat e vjetër të gjyshes. Doja të ndihesha tamam vajzë e re. Si ë fakultet dukesha që isha studente e mirë dhe profesorët e vitit të parë të gjithë më morën me sy të mira. Përveçse i kisha të përvetësuara mirë njohuritë e shkollës së mesme, vazhdoja të lexoja edhe leksionet që merrnim. Jashtë auditoreve isha vajza më lozonjare, sepse falë librave që kisha lexuar me gjyshen dija të ëm dhe këndëshëm. Kështu u bëra qendra e vëmendjes së grupit tim. Ato para që prindërit m’i jepnin për të ngrënë, përpiqesha të blija rroba për t’u veshur. Sigurisht shumicën e rrobave i blija tek të përdorurat, por i kombinoja, bëja tualet dhe fakti që isha e lumtur më bënin koketë të vërtetë.

Kështu një nga shokët e grupit tim organizoi për ditëlindjen e tij një party me të gjithë grupin në një lokal. Ai kishte ftuar edhe disa shokë të lagjes së tij dhe disa kushërinj. Ishim rreth dyzet të rinj. Merreni me mend zallamahinë që u bë. Për mua ishte party e parë që shkoja. Nuk kisha pirë kurrë pije ë ndiqja modën, por nuk isha veshur kurrë aq e zhveshur. Gjithsesi nga mesi i mbrëmjes, kur i kisha rrëkëllyer ë çlirohem. Ndërsa kërceja mes shokëve e shoqeve të grupit një djalë i gjatë ë kërcejë më mua. Edhe unë kërceva me të, sepse nuk doja të tregoja që isha provinciale. Por vallet e sotme dihen si janë, të gjitha janë joshëse, sigurisht janë shumë të bukura. Pasi kërcyem dy apo tri valle përfunduam në një kolltuk të ulur të dy e ndërsa nuk po merreshim vesh me fjalë ë shenja. E nga shenjat kaluam të përkëdheljet e puthjet. Ato ishin puthjet e para që po dhuroja në jetën time, por ia dhurova njeriut të gabuar.

Atë natë pasi mbaroi festa unë shkova në dhomë e dehur nga përkëdhelitë e puthjet e M. dhe jo nga pija. Të nesërmen pas orës së dytë të leksioneve e pashë M. tek më qeshte në derë të auditorit.

I pari u çua ta takonte shoku i grupit që e kishte kushëri e pas tij ika edhe unë, se e pashë që ai kishte ardhur për mua. Ikëm në kafe, qesha e u hargalisa ndërsa M., shpalosi gjithë xhentilesën që mund të ketë një burrë, mashkulli më ideal i romaneve që kisha lexuar.

Pas një muaji përfundova në shtratin e tij. Dy muajt e parë ishtë i njëjti djalë i ëmbël e xhentil që kishte qenë në ë ditë ndërsa ne po dilnim nga një kafe na afrohet një vajzë me fytyrën pis të zi nga nervat.

-Kjo është dashnorja e radhës, e ke sjellë në krevatin tonë në shtë ët e kësaj kuqes gjej në krevat herë pas here, - tha ndërsa u kthye nga unë.

-E di moj idiote që ky është burri im, e që ka edhe fëmijë, - dhe më dha një shuplakë që më bënë sytë miza.

M., u përpoq të ndërhynte se mendoi se do i kthehesha e do e gjuaja edhe unë. Në fakt ktheva shpinën e ika jo thjesht zemër thyer, por e fyer deri në palcë. Të nesërmen M., erdhi të më kërkonte, por sigurisht nuk dola. Pasi qava për dy ditë rresht, një nga shoqet e dhomës më bëri një “dush të ftohtë psikologjik”.

-Pse kështu do ta përballosh ti?- tha ajo. –Të gjitha ne të kemi patur zili që kë zënë të dashur për së mbari, asnjë nga ne nuk e dinte që ai ishte i martuar. Kështu vishu bukur-bukur, pispillosu e dalim t’i thyejmë hundën atij gomarit dy metrosh.

Kur dolëm e gjetëm M., të ulur poshtë godinës tonë. U çua dhe erdhi për të na folur, po para se të ë e përzuri shoqja ime. Ai iku kokë ulur ashtu siç unë kisha ikur dy ditë më parë.

Tani hajde ikim për qejf nga blloku, më tha shoqja ime. Do të të prezantoj unë një që të paktën të të blejë një fustan, jo si ky bukuroshi edhe i martuar edhe s’të dhuron dot një të kuq buzësh.

Me shoqen time shkuam në një lokal ku s’kisha qenë asnjë herë dhe as emrin nuk ia dija. Sapo u ulëm erdhi një burrë rreth të dyzetepesave. Ai na buzëqeshi por më shumë buzëqeshja ishte drejtuar nga shoqja ime. –Mund të ulem, - pyeti gjithë mirësjellje. – Sigurisht, - i tha E., shoqja ime.

-Kush është kjo bukuroshe e mërzitur që na paske sjellë sot? – pyeti ai me një zë aq të ëmbël sa më sëmboi deri në fund të zemrës. Kur erdhi kamarieri e unë desha të merrja makiato, sepse ajo është më ekonomikja, shoqëruesi ynë lëvizi dorën dhe iu drejtua kamarierit:

-Të zakonshmen për vajzat e mia, - dhe kamarieri u largua. U kthyer për pesë minuta me dy gota të gjata për neve e një gotë uiski për B.. Filluam të bënim muhabet, e ndër të tjera me shumë lezet ai pyeti edhe për lotët e mi që m’i shihte herë pas here në bisht të syrit.

-E ka lënduar një gomar, - tha shoqja ime. –Po ti mendoj se di të shërosh plagë.

-E ku doni të shkoni bukuroshet e mia? – pyeti B.. -Po ne nuk do shkojmë të tre, unë do jem me L., po ju të dy mendoj se e vendosni vete dhe besoj do e kaloni mirë.

Pas pak shoqja ime më tha që do të shkonte të takonte L., dhe më la mua me B.

-Atëherë si të pëlqen, nga të ikim, - më tha, - s’besoj se këtu do të të thahen lotët.

-Se kam idenë se ku dua të shkoj, - thashë, - dhe luaja me gishtat e mi se nuk po më pëlqente ideja të hidhesha në krahët e tij. Po isha e pazonja të reagoja. B., i bëri shenjë kamarierit, pagoi faturën e më zgjati dorën. Më kapi për dore e më drejtori nga makina e tij. Se mora vesh nga u rrotullua por dolëm në një dyqan diku pas Presidencës. Hymë në dyqan dhe ai i bëri shenjë shitëses që u afrua e buzëqeshi menjëherë. – Duam diçka të bukur, por edhe të thjeshtë se ne jemi të bukur vetë, dhe sytë i hodhi nga unë. Aty blemë katër veshje që aty në moment më kthyen buzëqeshjen. Pasi hipëm në makinë morëm rrugën që të çon në Elbasan. Pasi ecëm pak ai parkoi para një moteli, me shumë xhentilesë më mori sërish për dore dhe pasi mori një çelës tek sporteli u ngjitëm lart. Me të vërtetë që u soll shumë mirë më mua, ishte shumë i ëmbël. Pas tre orësh “çmendurie” më pyeti:

-Besoj të pëlqeva? – dhe në buzë i dukej kënaqësia dhe nuk di t’ia ve emrin asaj euforie të tij. – Ja edhe lotët në këto sytë e bukur ikën. Tani do të t’i thajmë çdo ditë lotët, - tha u çua të vishej.

-Si do m’i thani kështu në numrin shumës, ti je një, - i thashë. –Po unë nuk jam vetëm, kam shokë dhe të gjithë dinë të sillen mirë më vajzat e ëmbla si ti. Do ta shohësh. Nesër do të të lë takim me një shokun tim të ngushtë.

-Ç’është kjo, unë nuk dua të punoj, kjo ishte një lidhje mes nesh. Nëse s’të pëlqen nuk është se ke ndonjë detyrim për mua. Edhe ato që blemë s’ka problem mund t’i mbash apo t’i kthesh. Nuk dua këtë lloj lidhje.

-Epo shpirti vogël, ti ja vlen të të ë e mirë. Të premtoj që do kënaqesh prapë.

Të nesërmen B., erdhi bashkë me shokun e tij para fakultetit. Shoqja ime e dhomës erdhi më thirri dhe këtë radhë nuk u ulëm në kafe, por mua më mori në makinë shoku i B., dhe shoqja ime s’e mora vesh nga iku. Pas asaj dite itinerari im i përditshëm ishte në që merrja ç’të më shihte syri, ose blija si e çmendur dyqaneve e pastaj hargalisesha moteleve. Kam shkuar edhe me të dy njëkohësisht në një krevat. Madje shpesh pasi te dy e kishin shumë qejf këtë. Kam bërë çmenduri që shumica e bashkëmoshatareve të mia nuk i mendojnë. Po ja që më lezetuan rrobat e shtrenjta, këpucët e bukura, portofoli im plot gjithmonë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.