Mihrije Braha: Kush qëndron pas meje?

Intervista - - MUZIKË -

Klajd Heta: -Ke lëvruar në muzikën e lehtë, komerciale dhe popullore. Ku e gjen më shumë veten?

Mihrije Braha: -Unë e gjej veten time në secilin zhanër. Në mënyrën time, ndihem mirë në të gjitha, sepse këto plotësojnë njëra-tjetrën, dhe pse muzika e lehtë më plotëson më shumë.

- Thonë që artistët nuk e arrijnë asnjëherë suksesin të vetëm. Kush qëndron pas suksesit të Mihrijes? -Përveç punës dhe talentit tim, është Naimi ai që qëndron si një shtyllë e fuqishme ku lidhen sukseset tona, por dhe bashkëpunëtorët e shumtë e të zgjedhur.

- A mendon se ia vlen të vazhdosh të realizosh albume sot? Ti numëron disa…

- Në kushtet që po jetojmë, kanë ndryshuar standardet e krijimit, kultivimit, promovimit dhe lançimit përkatës! Tani rrallëkush dëgjon CD, sepse janë rrjetet dhe mundësitë eletronike që na bëjnë të mundur forma më të lehta të shfrytëzimit dhe shijimit të asaj që tashmë është audio dhe video. Çdo gjë në telefon, rrjete etj. Nuk ia vlen realizimi i albumeve dhe për faktin se ne jemi të prirur dhe për goxha improvizime, që vijnë si rezultat materiale. Pra, më lehtë realizohet një këngë me videoklip, sesa një album. Pastaj, ne realizojmë çdo gjë vetë, dhe jo brenda produksioneve, pasi ata janë më të dobët se vetë ne artistët në këtë kohë.

-Mihrije! A nuk është emocionuese kur në koncerte jashtë Shqipërisë shikon gjithë vëllezërit e motrat shqiptarë të bashkuar nën tinguj e fjalë shqip? -Sigurisht që gjithmonë janë emocione të veçanta, dhe madje nga këto ditë kam të freskëta koncertet ku spektatorët kanë qenë nga gjithë Shqiptaria! Bëhet fjalë për në Londër apo Zvicër. Kam pasur emocione nga më të bukurat, sepse në koncerte vinin njerëz nga Shqipëria, Struga, Ohri, Shkupi, Kosova etj. madje dhe Shqiptarë nga Turqia!

- Ka Mihrija një muzë Adresa: Rr. “Hoxha Tahsin”, Pall. 60/1, kati 2, Tiranë Përballë “Optika Roma” 200 m mbi sheshin Avni Rustemi com inspirimi që e bën të këndojë?

-Këndo, o muzë, kujtimin tim, që kaq ditë e net’ më mori! – janë vargjet e një prej këngëve të mia. Muza… eh, muza jo gjithmonë vjen, këndon, e është dhunti e të gjithëve! Duhet të kemi kujdes që muzat të

- Përveç muzikës, ke shfaqur dhe dëshirë për të qenë shenjestër e syrit të aparatit foto ndonjëherë t’i hysh si shkathët, jo vetëm si modele, por ndonjëherë më pëlqen të jem dhe operatore! Nuk mendoj se do kem kohë ndonjëherë për këtë gjë, edhe pse është shumë impenjative dhe e pikëshikimin dhe perceptimin e asaj bote vizive që nuk e shohim thjesht kur qëndrojmë apo ecim, apo mund t’ju them që janë dy njerëz që kanë “ushtruar presion” ndaj meje për foto. Fillimisht është Fadil Berisha, që më thoshte: “Je fytyra më e veçantë që kam fotografuar”! Sigurisht dhe Naimi, sidomos në det, nuk përton dhe madje zbraz Në përgjithësi e kam shumë artin e të fotografuarit.

- Rikthehemi tek paraqitja! A ekzagjerohet sot termi “veshje/zhveshje” në raportin këngëtare-media? -Çdo gjë ka një masë! Jam nga ata njerëz që pranoj paraqitje sa më të bukur, por edhe ekstravagancë! Nëse deri në masën që të mbetet e dëshiruar, por jo për teprime që largojnë vëmendjen nga kënga, kualiteti, timbri apo diapazoni. Mbi të gjitha, paraqitja duhet të përcjellë mesazhin e këngës! Nuk jam që të diskutohet aq gjatë për një dekolte të ekzagjeruar, sa të harrohet kënga, skena dhe paraqitja. Të bukurat le ta japin edhe zërin, edhe këngën e bukur, dhe të shkëlqejnë! Por, asnjëherë me skandale.

- Në vitin 2004 solle për publikun një nga projektet më të suksesshme të muzikës shqiptare së asaj kohe, këngën “Refuzova”, ku vërehet një standard i lartë përsa i përket pamjeve realizimit vizual. Domethënia që ka për ty ky projekt? -Më besoni që unë kam sy- nuar dhe realizuar diçka që të jetë model, sepse është skena ajo që kultivon masat. Njerëzit marrin modelin nga skena, drama, teatri, Artisti që është artist, është i detyruar të shohë shumë më larg, dhe t’u paraprijë gjërave. Më vjen mire kur shoh më pas se plot të tjerë kanë marrë të njëjtën rrugë, dhe i them vetes: “Mirë, ia paskam arritur synimit”! Dua t’ju jap disa Në vitin 2002, në Festivalin e Këngës në RTSH dola me një këngë me tupanë dhe vallëzim etno. Po atë pranverë, në Eurovision pati aq shumë këngë me tupanë dhe rrymë etno. Madje, kënga vite më vonë, por edhe ne u përfaqësuam me etno. Sapo u hap Rruga e Kombit dhe ra bora e parë, unë bëra një foto me xhup dhe kapele me push në kokë. Sot, këtë e kemi mode! Për këtë jam e lumtur!

-“Refuzova, 4 yje kjo dashuri; pa 5 s’do më kesh as ti!” – domethënia e këtyre vargjeve?

-Aida Baraku shkruan bukur, me shumë realizim, qasje hermetike. Kjo këngë synon vetëdijen për vlerën që duhet të kenë parasysh njerëzit, e sidomos snobët e robëruar nga vlera joorganike, si paraja, parfumet etj. me 4 apo 5 yje! S’blehet ajo vlerë që po synon! Kjo është njëra anë e medaljes së jetës tonë plot hipokrizi.

- Kalojmë në jetën personale! Bashkë me Naimin shquheni si një nga çiftet më karizmatike në estradën shqiptare. Sa ndikon ai në vendimet e tua?

-I marrim gjithmonë bashkë, herë duke u sinkronizuar unison, e herë me debate, por bashkë vendosim!

-Mbetëm tek Naimi, por nuk përmendëm Lorën! Sa ndihmë ke qenë për ti si këngëtare profesioniste, që ajo të ketë sukses në muzikë?

-Lora është shumë e talentuar dhe e zonja. Fillimisht i kam hapur rrugën, dhe e ka pasur të shtruar, por ndonjëherë ndoshta dhe e kam penguar, sepse njeriu është një qenie interesante, dhe sikur ndihet ngushtë në këtë botë të madhe, dhe nëse dalin dy motra të suksesshme, atëherë natyra e paqetë e njeriut kurioz dhe egocentrik s’e duron këtë, e sidomos tek ne që jemi pak!

- Falë profesionit tënd, ke udhëtuar shumë jashtë Shqipërisë. Vendi që të ka lënë më shumë mbresa dhe do doje të shpërnguleshe aty?

-Më ka pëlqyer e gjithë Europa, sidomos Zvicra, por nëse do të jetoja jashtë Prishtine apo Tirane, do zgjidhja Nju York!

- Në jetën tuaj me Naimin, një nga hapat më të mëdha ka qenë dhe realizimi i spektaklit “Odeon”. Puna e madhe ju ka afruar apo ju ka ndarë?

- Shpesh e bisedojmë me Naimin! Po sikur të punonim në profesione të ndryshme, cila do ishte rruga e fatit tonë? Deri më sot, Zoti n aka bekuar me një harmoni, punë të përbashkët dhe dashuri pafund!

- Kush është këngëtarja e cila të ka frymëzuar apo të frymëzon të bësh muzikë? -Nga muzika shqiptare më ka frymëzuar Nexhmije Pagarusha dhe Vaçe Zela, ndërsa nga muzika e huaj, vajzat e grupit ABBA, edhe më vonë elokuenca dhe fuqia e Madonës.

- Po të ktheheshe prapa në kohë, do ndryshoje diçka në karrierën tënde, apo në tërësi? -Ka qenë shumë e bukur deri më sot! Po ta ktheja kohën, do rregulloja në detaje, asgjë më shumë! Më vjen keq që mundësia në skenën botërore ka qenë e pamundur më herët.

- Çfarë do dëgjojmë së shpejti nga Mihrija?

- Akoma shumë këngë të bukura, dhe së shpejti, diçka të veçantë! Le ta presim!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.