Sebastian Surita: Nëna ime është krejt ndryshe në jetën reale

Intervista - - TELENOVELA -

Sebastian Surita është një aktor dhe muzikant meksikan. Ai vjen nga një familje artistësh. I ati, Humberto Surita është aktor dhe producent dhe e ëma, Kristian Bah, është modele, aktore dhe avokate me origjinë argjentinase. Prindërit e tij kanë krijuar shoqërinë e tyre të produksionit, që quhet Suba. Të dy, nënë e bir, bashkëpunojnë për herë të parë në telenovelën “Mashtruesja”, në rolin e Rakelës dhe Eduardos. - tojë që në moshën 10 vjeçare dhe tani, që është 30 vjeç, ka televizive. Para disa vitesh aktori ka interpretuar edhe në telenovelën “Zemër e egër” (Corazon salvaje)- 2009, në të cilën u njoh me aktoren Anxhelik Buaje, me të cilën ka qenë i lidhur për pak kohë.

- Si është Sebastiani pas kamerave?

- Jam një person mjaft i qetë, vij në punë, mbyllem në dhomën time ku studioj rolin tim. Gjithashtu më pëlqen shumë të rri në sheshxhirim, sepse ka raste që mëson shumë më tepër në të sesa në dhomë. Im atë thotë shpesh se « nëse krijuan këtë univers për ty,

- Ti ke jetuar në shumë qytete, si Meksiko, Nju Jork, Majami. Si ka qenë një ditë tipike e jotja në këto qytete?

- Dita ime tipike ka ndryshuar sipas etapave të jetës sime. Kur isha i vogël, në Meksiko, paradite shkoja në shkollë, kurse pasditet i kaloja në palestër, ka raste edhe netët. Shkoja të stërvitesha në 10 të darkës dhe përfundoja në orën 1 të mëngjesit. Meqë jetoja shumë larg nga shkolla, zgjohesha në orën 5 të mëngjesit për të shkuar në shkollë në orën 7. Kur mbusha 16 vjeç shkova të jetoja në Majami. Edhe atje stërvitesha shumë pasditeve, sepse luaja futboll me shkollën. Gjithashtu i bija baterisë çdo ditë, 2-3 orë kur kthehesha nga shkolla, derisa bëhej dreka. Gjithmonë më kanë pëlqyer sportet dhe të zbavitesha. Edhe tani, kur kam kohë të lirë, ose i bie baterisë, ose kitarës, ose luaj me X-boksin, sepse kjo më relakson. Kur jam i zënë me punë gjithashtu gjej kohë të shkoj në mëngjes në palestër.

- Telenovela “Mashtruesja” është projekti yt i parë në bashkëpunim me Telemundon. Si ndjehesh?

- Ndjehem i kënaqur në këtë bashkëpunim me rolin e një protagonisti në telenovelë. Është diçka që e kam dashur prej kohësh. Unë e zgjodha këtë projekt pasi më pëlqeu skenari i tij, historia interesante, produksioni dhe fakti që do të punoja me aktorë me eksperiencë dhe me time më, gjë që më lejon të mësoj akoma më shumë në profesionin tim. Ne të rinjtë kërkojmë mundësi të tilla për të gjetur vendin tonë në jetë. Ky rol vetme ishte ta luaja mirë rolin tim, që publiku të binte në dashuri me të dhe që ata të shohin tek unë një aktor që ka ardhur duke u rritur në t’i jepem 100% këtij roli, që ai të mos jetë i vetmi, por që pas tij të vijnë shumë të tjerë.

- Ti je djalë i dy aktorëve të njohur dhe pak a shumë e kishe zgjedhur profesionin tënd që më parë. Shpresoj të kesh trashëguar talentin e tyre...

- Këtë shpresoj edhe unë me gjithë zemër.

- Kjo është hera e parë që punon me mamanë. Si ka qenë kjo eksperiencë për ty ?

- Ka qenë shumë zbavitëse. Ne kemi punuar më parë bashkë, por jo si aktorë. Ti e di si është personi tjetër në jetën reale, ndërsa në telenovelë do të luash skena dramatike, etj dhe kjo është diçka shumë zbavitëse.

- Nëna jote në telenovelë luan rolin e një gruaje shumë negative, psikopateje. Po në jetën reale ?

- Në jetën reale është edhe me në familje kemi nga një damar humori, por në realitet jemi të thjeshtë dhe shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Në këtë drejtim, nëna ime është krejt e kundërt me atë që luan në telenovelë.

- Ti për mamanë do të mbetesh gjithmonë djali i saj i vogël. Të ka qortuar ndonjëherë?

- Është e vërtetë që kjo është hera e parë që punojmë bashkë, por ajo gjithmonë i ka ndjekur nga afër projektet e tjerë ku kam punuar, pas kamerës. Si ajo, si im atë, janë njerëz të relaksuar dhe më kanë lënë të punoj ashtu si dua. Ata janë dy profesionistë, por njëkohësisht janë edhe prindër dhe dinë t’i dallojnë dy gjërat që janë të ndryshme nga njëra-tjetra.

- Të jep ajo këshilla në sheshxhirim?

- Janë gjëra fare të vogla, si për shembull “ngrije pas zërin”, etj, sepse nuk mund të ndërhysh shumë në punën e regjisorit. Ai është aty për të bashkërenduar punën e gjithë ekipit dhe di si të drejtojë aktorët. Ne e respektojmë punën e tij. Puna jonë eshtë të aktrojmë dhe të drejtohemi prej tij. Sigurisht që këshillat nuk mungojnë, si ajo mua, edhe unë asaj.

- Çfarë të veçante ka personazhi yt që i pëlqen publikut?

- Eduardo është një djalë i ri dhe baba që rrit vetëm të bijën, pasi e shoqja e braktis kur e bija është ende një bebe. Vajza është në qendër të interesave të tij, pasi do t’i sigurojë asaj një jetë sa më të mirë. Ai gjithashtu është i zoti në biznes, romantik, që bie në me një karakter të fortë. Nuk është nga ata protagonistët e zakonshëm që e shkelin me këmbë. Ne donim ta bënin personazhin jo të dobët, sepse asgjë në jetë nuk është vetëm e bardhë ose vetëm e zezë.

- Ti në jetën reale do të doje të kishe një lidhje me dikë me fëmijë?

- Unë kam pasur për disa kohë lidhje me një grua që kishte një fëmijë, por, derisa të bëhesh vetë me fëmijë, nuk e di cili është ndryshimi. Thuhet se dashuria për një fëmijë është pa kushte, bile im atë bën shaka me këtë dhe thotë se, pasi lindëm unë dhe im vëlla, se na donte më shumë neve. Unë mendoj se një fëmijë nuk duhet të bëhet pengesë për një lidhje. Nëse dashurohesh me dikë, dashuron edhe gjërat që e bëjnë atë të lumtur, që janë në jetën e tij, si fëmijët, etj.

- Ka ndonjë vajzë në jetën tënde tani?

jetën time personale, pasi më pas njerëzit përqëndrohen më shumë tek ajo, sesa tek puna. Dua vetëm të them se ritmi i punës sonë është i vështirë dhe jo të gjithë mund ta përballojnë. Ja për shembull, nuk është e lehtë t’i thuash të dashurës: “Do iki dy muaj të xhiroj në Akapulko”. Po të gjej një vajzë të aftë ta përballojë këtë, atëherë do të jem i lumtur të ndaj jetën time me të.

- Ty të bezdis kur je duke ngrënë në një restorant me një vajzë dhe të fotografojnë paparacët?

- Askujt nuk i pëlqen kjo, por unë përpiqem të mos i jap shumë rëndësi, sepse nuk ke ç‘bën, nuk ia vlen të prishësh gjakun dhe të bësh skena që nuk kanë vlerë. Një aktor interpreton një personazh se i pëlqen ai, jo sepse i pëlqen fama, paratë, apo fotot që do të dalin.

- Si e sheh veten tënde pas 10 vjetësh?

- E shoh duke punuar në 3-4 projekte të miat në vit, si ne teatër, ashtu edhe në televizion. Dua të kam bërë disa deri tani, por shpresoj të bëj akoma më shumë në të ardhmen. Gjithashtu do të doja të bëja koncerte me grupin tim, pasi muzika është një pasion tjetër imi. Do të doja që të punoja jo vetëm në tregun latinoamerikan, por edhe në atë ndërkombëtar. Nuk është vetëm Hollivudi, janë edhe vendet evropiane, ku ka aktorë dhe kinema cilësore. Këto janë dua të thyej tabutë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.