Vazhdimi i “Sarasvatichandra” Sarasi gjen të ëmën

Intervista - - TELENOVELA -

Kumudi bën sikur rrëzohet dhe digjet me ujë të nxehtë. Sarasi vrapon ta ndihmojë, por ajo refuzon, ndërkohë që ai i thotë se është gruaja e tij, duke zbuluar pa dashje veten. Atëherë Kumudi përballet me të dhe më pas me gjithë anëtarët e familjes që e kishin ndihmuar, por kur merr vesh arësyen pse e kishte bërë Sarasi pajtohet me të. Ndërkohë Gumani në burg bën si e çmendur dhe e çojnë në një çmendinë. Ndërkohë ajo betohet se do t’ia punojë Sarasit dhe Kumudit. Dugba ngushëllon Anushkën që është e mërzitur nga ndarja me Kabirin.

Familja Desai sheh fotot e Sarasit dhe të Denit kur ishin të vegjël. Ata kujtojnë edhe Sarasvatin, mamanë e Sarasit dhe Kabirit. Sarasi ngushëllon Kabirin që ndjehet keq pasi nuk e ka njohur të ëmën. Ndërkohë Gumani përpiqet të arratiset nga çmendina, por dëgjon zërin e një gruaje që i këndon një foshnjeje imagjinare dhe i duket i njohur. Kur e sheh ajo e kupton se cila është po vendos të mos planin e saj. Ajo i ofron para një infermiereje të çmendinës në shkëmbim të ndihmës së saj.

Sarasi informon familjen Desai se ka vendosur të inaugurojë një shkollë në ditën e lindjes së Sarasvatit. Vidia këshillon Sarasin, Kumudin dhe Anushkën të mos dalin nga shtëpia për nja dy ditë, sepse ka frikë për sigurinë e tyre. Kumudi merr një letër anonime dhe shqetësohet shumë. Ndërkohë Sarasi nuk ndjehet mirë kur është duke ngrënë me familjen dhe i bie

Doktori i thotë atij se duhet të çlodhet dhe të evitojë streset. Kumudi vendos të mos i thotë gjë atij për letrën e parë, por merr një letër tjetër me foton e foshnjes imagjinare dhe shkon të vizitojë çmendinën ku ndodhet Gumani. Ajo çuditet dhe shokohet kur kupton se gruaja me foshnjën imagjinare është Sarasvati, mamaja e Sarasvatiçandrës, të cilën e dinin të vdekur. Kur doktoresha e pyet nëse e njeh gruan, ajo i thotë se është vjehrra e saj. Ajo nuk i tregon Sarasit, por vendos t’i bëjë asaj vizita çdo ditë. Gumani përpiqet ta nxisë Sarasvatin kundër Kumudit, duke i thënë se ajo është e keqe.

Ndërkohë që Sarasi vazhdon të qëndrojë në dhomën e tij, Kumudi i çon ushqim vjehrrës së saj, Sarasvatit në çmendinë. Gumani i thotë Sarasvatit se Kumudi i ka çuar ushqim të helmuar dhe i premton se do ta çojë tek i Gumanit.

Kumudi, Kusumi dhe Guniali agjërojnë për festi - rasi, Deni dhe Vidia gjithashtu vendosin të agjërojnë, por e fshehin këtë nga familja. Kur Kusumi përpiqet t’i japë Denit ushqim, ai i thotë se po agjëron. Kumudi merr të njëjtën përgjigje nga Sarasi. Sarasit i vjen një letër ku shkruhet se e ëma është gjallë dhe ndodhet në çmendinë. Ai shkon për ta vizituar dhe shokohet atje kur e dëgjon që i kërkon një foshnje imagjinare me emrin Çandra. Sarasi i afrohet dhe i thotë se ai është Sarasvatiçandra i saj. Aty vjen edhe Kumudi. Edhe Sarasvati e njeh të birin. Arti, infermierja që punon për Gumanin i thotë Sarasit se e ëma ka humbur kujtesën dhe ai vendos ta marrë me vete në shtëpi.

Gumani paguan Artin të ndjekë instruksionet e saj. Sarasi e sjell Sarasvatin në shtëpinë Desai, po ajo nuk i njeh ata. Sarasvati nuk njeh as Kabirin, por ai gjithsesi mbështet kokën tek ajo. Ajo trembet kur sheh Kumudin dhe i thotë Sarasit se ajo është armikja e tyre dhe duhet ta mbajë larg saj. Kumudi mërzitet shumë nga kjo skenë dhe Sarasi përpiqet ta qetësojë. Edhe Kabiri shqetësohet, sepse Sarasvati nuk e njeh as atë. Ndërkohë Dugba përpiqet ta bëjë Sarasvatin të kujtojë të kaluarën dhe ta bindë se Kumudi është e pafajshme dhe i thotë se ajo është gruaja e Sarasvatiçandrës. Kur Sarasvatin e zë gjumi, Kumudi e mbulon me një batanije.

Arti viziton shtëpinë Desai dhe i thotë Sarasvatit se do të rrijë me të për disa ditë. Sarasvati i thotë Sarasvatiçandrës së ka dëshirë që ai të martohet me Artin. Ajo zemërohet kur ai përmend emrin e Kumudit. Gumani i kërkon Artit ta lirojë nga çmendina.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.