Izmir Smajlaj:Nuk e kisha mendjen aty…

Intervista - - SPORT -

Një kërcim duar me simbolin e shqiponjës në gjoks…

dy prej 8.08 dhe

Ishte një ëndër e bukur, por e vërtetë ajo e Izmir Smajlajt në Beograd… Endërr që ashtu si suksesi i djemve të futbollit në Europian, ngriti peshë një popull të tërë…

Eraldo Harlicaj: - Urime dhe faleminderit për emocionet që na dhurove kampion…

Izmir Smajlaj: - Shumë faleminderit edhe nga ju. Kënaqësi kam kënaqur edhe popullin tim.

- Mbaj mend komunikimet e fundit që kemi patur dhe shoh se edhe sot ti je me të njëjtën mënyrë sjelljeje dhe thjeshtësi përgjigjesh …

- Njerëz mbesin të njëjtë dhe duhet të jenë sa më të thjeshtë, - jeshtësia duhet të jetë një virtyt mbizotërues, pasi vetëm në këtë mënyrë ke dëshirë të punosh më shumë dhe të ecësh përpara.

- Je akoma ne valën e takimeve dhe intervistave, a po e kupton realisht se çfarë arritje ke bërë?

- Të them të drejtën që me ardhjen në Shqipëri, vetëm në emisione, intervista, pritje zyrtare, festa me miq dhe shumë angazhime të këtij lloji. Kur të mbarojë e gjitha kjo do të marr një t’i them vetes: Bravo Izmir, ti ja dole!

- Po pritesh edhe nga njerëz që të kanë lënë në “rrugë”, sa fallco të duken këto takime?

- Çfarë të them?! Kjo që thoni ju ka disa të vërteta të forta dhe të dhimbshme, pasi unë edhe përgatitjet për europian i kam bërë jashtë vendit. Gjithsesi, shpresoj që me këto takime të ndërgjegjësohen dhe të më ndihmojnë edhe në të të ardhmen. Ky është qëllimi tashmë, të vonuar gjithsesi.

- Ke ndonjë mesazh për ta, që nuk mund të ia thoni përballë, nga Ministria e deri te Kryetari i Bashkisë?

- Mesazhin kryesor ia kam dhënë edhe përballë edhe po e përsëris përsëri. Nuk duhen mbështetur sportistët vetëm në momentin që ato janë në majë apo shpallen kampion Europe. Sporti është I vështirë, duhen kushte, të ardhura dhe shumë përgatitje të tjera për të arritur rezultatet.

- Ju keni pasur të gjithë këto mungesa dhe përsëri ia keni dalë…

- Ja kam dalë duke duke u lodhur me trajnerin tim. Familja ime duhet falenderuar për mbështetjen, pasi ka mbajtur një barrë të madhe për mua, jo vetëm në aspektin - ciar. Kushte nuk kam pasur, por vullneti dhe dëshira për punë nuk më ka munguar. - Dikush thotë se është meritë edhe e Shko- drës që nxjerr vetëm kampiona…

ënë mes dy shkodranësh a duhet ta besoj? Jo, nuk e di si ta shpjegoj, por mendoj se ndikon edhe qyteti. Nuk jam vetëm unë kampion në Shkodë - maj është kampion Europe, e Elis Guri ka dalë kampion bote në mundje. Mjedisi, ndoshta ajri, apo uji në Velipojë, apo Shirokë

- Gjithsesi, stërvitjen para europianit e keni bërë në Mal të Zi…

- E vërtetë, pasi nuk kisha kushte ku të stërvitesha në Shqipëri dhe u detyrova që ta bëja fazën përgatitore jashtë vendit.

- Për të kaluar te gara, me medaljen e bronzit të sigurara, a kishit besim se do të ja dilnit në provën e fundit?

- Të them të drejtën isha më i liruar. Një medalje e kisha të rrëmbyer kështu që i dhashë vetes besim dhe e largova pak nga ato përgjegjësitë. E dija se mund të bëja mirë, familja aty, trajnerët, stadiumi plot, në mes të Beogradit, kisha besim dhe e ndjeva që do ja dilja. Pastaj dy shpulla faqeve dhe… u nisa.

- E kishit arritur më heret atë rezultat?

- Po, po. Në stërvitje kam arritur edhe më lart. - Sa pretendon të arrish? - Dua të shkoj te 8.30. - Beson se do e arrish për botëror dhe olimpiadë?

- Gara është shumë e fortë, nuk e di, por do të mundohem. Në botëror synoj të futem te zona e medaljeve.

- Tani, si çdo shqiptar edhe ne jemi paksa nacionalistë, e kishit trysninë e Beogradit dhe Serbisë?

- Aty krijohet një atmosferë e ngrohtë edhe me kundërshtarët e tjerë. E mendoja si person, si shqiptar dhe për të gjithë atmosferën e krijuar, por kurrsesi si sportist. Ne kemi qëllim të shpërndajmë edhe mesazhe paqeje, prandaj në sport, urrejtja në një anë dhe paqeja në anën tjetër.

- Gjithsesi, mos t’u kujtuan edhe imazhet e skuadrës së futbollit?

- Në fakt në Europian kisha më të freskë të Ballkaniadës, ndërsa në Ballkaniadë e kisha pak atë stepjen të them të drejtën. Gjithsesi, vetëm për pak minuta para se të nisesh, por, në momentin që hyn në stadium largohet gjithçka është një atmosferë komplet tjetër.

- Një “provokacija” e le, pasi gazetat dhe portalet serbe e quajtën të tillë…

- Mendime paranojake dhe të prapambetura. Në rastin më të mirë them se janë lajme për të ë tepër, në rastin më të keq mendoj se janë thjesht prapambetje serbe me teori konspirative. Simbolin ynë kombëtar nuk mund të provokojë askënd, pasi nuk është qëllimi im ai.

- Një kuriozitet, çfarë biseduat me atë ë iu afrua?

- Ishte një ndodhi e lezetshme, pasi m’u afrua të më fotografoi dhe më pas më pyeti nëse kisha fotograf personal. Jo i thashë vazhdo me fotot. Ne kishim mungesë

- Gjatë garës, a keni ndonjë shpërqendrim?

- Jo, jo jam shumë i përqendruar në atë që bëj.

- As nga sportistet e bukura, apo tifozet?

- kam mendjen fare aty. Më duket sikur nuk është askush, por jam vetëm unë edhe pista e vrapimit dhe pastaj e hedhjes në rërë.

- Kjo ndoshta, ngaqë “të bërtet” dikush në Shqipëri?

- Po, i kam prindërit fana jo vetëm unë, por secili sportist kur shkon në një garë ka primare suksesin dhe që t’i shkojë gjithçka mirë.

- Kur i nisni përgatitjet për garat e ardhshme?

të përmirësoj ato gabime dhe aspekte që duhet.

- Keni ndonjë merak të fundit?

- Jo, jo i thamë të gjitha besoj. Ju falenderoj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.