Çfarë dini për pështymën?

Intervista - - TEST -

1. Sa pështymë prodhon goja jonë çdo ditë: a. Gjysmë litri b. 1-2 litra c. 3-4 litra

2. Pështyma nevojitet që të shijojmë ushqimin: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

3. Nuk ka problem të fusni biberonin e bebes në gojën tuaj për ta pastruar: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

4. Pështyma pastron gojën: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

5. Sa përqind të pështymës është e përbërë nga uji: a. 50% b. 75% c. Pothuajse e gjitha

6. është normale të nxjerrësh a. E vërtetë b. Gënjeshtër

7. Goja prodhon më pak pështymë kur përtypim çamçakëz: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

8. Pështyma mund të tregojë: a. Ngjyrën e syve b. Moshën

9. Nëse pret gishtin, nuk ka problem nëse e lëpin plagën: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

10. Nëse e keni gojën e thatë, mund të blini pështymë fallco: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

11. Pështyma e lakuriqit të natës ka diçka në të që: a. Hollon gjakun b. Sterilizon c. Të mbron nga dhimbja

12. Kjo gjë mund të ndihmojë njerëzit që prodhojnë shumë jargë: a. Botoksi b. Aspirina c. Zolofti

13. Të moshuarit prodhojnë më pak pështymë se të rinjtë: a. E vërtetë b. Gënjeshtër

pështymës është: a. Uji b. Proteinat c. Kripërat minerale Përgjigjet 1. Përgjigjja e saktë është b-ja Gjendrat e gojës janë të zëna gjithë ditën duke sekretuar pështymë. Ato ndodhen në pjesën e brendshme të faqeve, në fund të gojës dhe nën nofull. Nëse doni të keni një ide në vëllimin e kësaj sasie pështyme, bëhet fjalë për 4-8 2. Përgjigjja e saktë është a-ja Pa këtë lëng të rrëshqitshëm në gojë ne nuk mund të shijojmë ëmbëlsinë e luleshtrydheve, apo thartësinë e limonatës. Një gjuhë e thatë nuk mund të shijojë ushqimin, asaj i duhet pështyma. 3. Përgjigjja e saktë është b-ja Bebes suaj i ka rënë biberoni përtokë dhe nuk keni një çezmë afër. Çfarë të bëni? Disa prindër preferojnë ta fusin në gojën e tyre për ta pastruar, por sipas Shoqatës Dentare Amerikane, kjo nuk është një ide e mirë. Pështyma e të rriturit mund të ketë bakterie që shkaktojnë kavitete. Këto bakterie mund t’ia kaloni fëmijës suaj pasi i ktheni biberonin. 4. Përgjigjja e saktë është a-ja Pështyma ka shumë funksione. Ajo lehtëson gëlltitjen e ushqimit dhe ndihmon tretjen. Ajo gjithashtu shpëlan dhëmbët dhe pastron gojën. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga larja e dhëmbëve, përdorimi për shpëlarjen e gojës. Pështyma vetëm nuk mjafton që të keni një gojë të shëndetshme. 5. Përgjigjja e saktë është c-ja Më shumë se 99% e pështymës është ujë. Pjesa tjetër janë kripëra minerale, proteina dhe gjëra të tjera që ndihmojnë gojën të luftojë infeksionet dhe të jetë e shëndetshme.

6. Përgjigjja e saktë është a-ja

Jeni zgjuar ndonjëherë dhe e keni parë jastëkun të lagur? Relaksohuni është diçka që ndodh shpesh. Ja cila është arësyeja. Pështyma e mban gojën të lagur, por ne gjithashtu gëlltisin shumë pështymë dhe ajo shkon në stomak. Natën, zona e trupit të kontrollon gëlltitjen ngadalësohet dhe pështyma mund të përfundojë në jastëk. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja Doni t’i mbani dhëmbët e bardhë? Provoni çamçakëz pa sheqer. Kur ju përtypeni, goja prodhon më shumë pështymë. Kjo ndihmon në largimin e acideve që shkaktojnë karjet dhe problemet e tjera me dhëmbët. 8. Përgjigjja e saktë është b-ja - njerëzve duke përdorur kampionë pështyme. Puna e tyre mund të ndihmojë policinë të kapë keqbërësit. Për shembull, një polic mund të zbulojë çfarë moshe ka një kriminel nëse ka lënë pështymë

9. Përgjigjja e saktë është a-ja

Goja juaj nuk është aq e pastër sa mendoni ju. Ajo ka plot bakterie që nuk janë në lëkurën tuaj. Nëse ju prisni gishtin me thikën e kuzhinës, më mirë përdorni ujë për ta pastruar. Nëse përdorni gojën mund të kaloni bakteriet nga goja në plagë.

10. Përgjigjja e saktë është a-ja

Ju duket sikur keni një shuk me pambuk në gojë gjithë kohën? Mbase nuk prodhoni aq sa duhet pështymë. Thatësia në gojë mund të shkaktojë dhimbje dhe erë të mund ta blini në farmaci, mund t’ju ndihmojë. Ajo nuk e shëron

Ithatësirën e gojës, por mund t’ju bëjë të ndjeheni më mirë.

11. Përgjigjja e saktë është a-ja

Pështyma e lakuriqit të natës ka një proteinë që pengon koagulimin e gjakut kur lakuriqi i natës ushqehet me krijesat e tjera. Shkencëtarët po mendojnë të bëjnë ilaç të bazuar në këtë proteinë për eliminimin e koagulimeve të gjakut tek njerëzit që kanë pësuar goditje në tru.

12. Përgjigjja e saktë është a-ja

Njerëzit që vuajnë nga Par - ose sëmundje të tjera mund të kenë probleme me jargët. Doktorët nganjëherë injektojnë botoks në gjendrat e tyre të pështymës. Efekti i tij mund të zgjasë 2-3 muaj.

13. Përgjigjja e saktë është a-ja

Prodhimi i pështymës varion nga një person tek tjetri, nga koha e ditës dhe në disa rrethana të caktuara. Për shembull, ne prodho jemi të çhidratuar dhe me kalimin e moshës. Gjithashtu ne prodhojmë më pak pështymë kur jemi nervozë, ose të frikësuar, kur bën - turë, kur marrim disa ilaçe. Edhe pirja e duhanit dhe frymëmarrja nëpërmjet gojës e than pështymën.

14. Përgjigjja e saktë është b-ja

Mucinat, disa molekula proteinike që mund të krahasohen me toptha të vegjël mikroskopikë, pështymës. Ato na ndihmojnë të Ato ngjiten në dhëmbë dhe i pastrojnë deri në një farë mase edhe nga bakteriet dhe acidet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.