Si të kuptoni se sperma është e shëndetshme?

Intervista - - SHËNDET -

Eshtë e vështirë për një burrë të kuptojë që sperma e tij është e shëndetshme nëse nuk bën spermogramën, megjithëse janë disa zakone që e sigurojnë atë se spermatozoidet e tij janë gjithmonë në formë! Fiskultura e rregullt, ushqimi i duhur dhe mbajtja e një peshe të shëndetshme janë parametra që garantojnë një shëndet riprodhues të mirë të një burri.

1. Bark i sheshtë Grumbullimi i dhjamit në bark shoqërohet me një përqëndrim më të vogël spermatozoidesh në spermë dhe me një lëvizje më të paktë të atyre që ndodhen në të, sipas një studimi hollandez. Më shumë rrezikojnë burrat me një perimetër të belit më të madh se 101 cm. Studiuesit vlerësojnë se dhjami në bark ndikon negativisht në funksionimin hormonal, por edhe në prodhimin dhe zhvillimin e spermatozoideve.

2. Tiparet neutrale të fytyrës

Shumë burra krenohen me fytyrën e tyre burrërore, zakonisht më të gjerë se ajo e një burri të zakonshëm. Por, sipas studiuesve është më mirë të kesh një fytyrë neutrale, sesa burrërore, sepse kjo e fundit bashkangjitet me një cilësi më të ulët të spermës.

3. Konsumimi i peshkut

Studiues të universiteit të Harvardit kanë zbuluar se burrat që konsumojnë sasi të rëndësishme mishi kanë në përgjithësi më pak spermatozoide normale në krahasim me burrat që preferojnë mishin e papërpunuar, ose burime të tjera proteinash. Nga ana tjetër, peshku dukej se kishte veprim mbrojtës përsa i përket shëndetit riprodhues të burrave. Pjesëmarrësit që konsumonin më shumë ishin ata që kishin edhe një përqëndrim më të madh të spermatozoideve. Peshku ishte i mirë për burrat falë acideve yndyrore omega 3 që përmban, një përbërës i rëndësishëm për prodhimin e spermës.

4. Të brendshme të rehatshme

Një studim që u bë në vitin 2012 në Britaninë e Madhe tregois se të brendshmet e rehatshme, të gjera, ulin me 24% rrezikun për një lëvizshmëri të paktë të spermatozoideve. Lëvizshmëria e këtyre të fundit përbën një tregues bazë për cilësinë e spermës, sepse ndikon në mundësinë e pllenimin e vezëve. Të brendshmet e gjëra lejojnë një ajrim më të mirë të kësaj zone, kështu që evitojnë krijimin e temperaturave të larta në organet gjenitale mashkullore që mund të dëmtojnë spermën. 5. Fiskulturë e rregullt Burrat që bëjnë rregul më shumë gjatë javës, kanë një përqëndrim spermatozoidesh 73% më të lartë në krahasim me burrat që një studimi të universitetit - zik e ndihmon një burrë të mbajë peshën e tij brenda ky që ndikon në shëndetin riprodhues dhe paralelisht - kas të antioksidantëve në gjithë trupin, duke evituar kështu dëmtimet që shkaktojnë radikalet e lirë në spermë.

6. Zë (relativisht) të hollë

Zëri i trashë vlerësohet në përgjithësi si një tregues i burrërisë së një mashkulli, por, edhe në këtë rast, si me atë të fytyrës burrërore, kjo gjë bashkangjitet me një përqëndrim më të ulët të spermatozoideve në spermë, sipas një studimi të universitetit të Australisë Perëndimore. Një shpjegim i mundshëm janë nivelet e testosteronit të burrit, meqë ky hormon lidhet me karakteristikat burrërore të fytyrës dhe zërin e trashë, por që në nivele të lartë mund të pengojë prodhimin e spermatozoideve.

7. Përdorimi i enëve prej qelqi në furrën me mikrovalë

E kishit menduar ndonjëherë se enët plastike mund të dëmtonin shëndetin tuaj riprodhues? Ekspozimi i plastikës ndaj temperaturave të larta, sidomos të enëve që kanë në përbërë të tij përbërësin kimik disfenol kësaj substance në urinë, e cila nga ana tjetër është vërtetuar se ul lëvizshmërinë e spermatozoideve, sipas studiuesve danezë. Disfenoli A duket se ndikon negativisht në funksionimin hormonal të trupit, pra edhe në shëndetin riprodhues të burrave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.