Prapa derës

Intervista - - POEZI -

Hiqni maskat prej fytyre Gjuha kocka mund të bluaj Njerëzit janë në punë të tyre Ndaj dhe ju, në punën tuaj ... Njerëzit rrojnë ashtu si munden Ti nuk ke pse e vret mëndjen Brekët lahen, thahen, shkunden Jetën time, ç’e do tënden !?... Janë disa për mos thënë shumë Miq të mirë e vllezër, gjoja Që i derdhin fjalët, lumë E nuk dinë si mbyllet goja ! Për të qarë e për të qeshur Minjatura dhe cinikë T’u rrish larg për mos t’i ndeshur Do mendojnë që u ke frikë ! Ulni kokën, shihni këmbët Se ku shkelni e ku shkoni Kyçini ca kohë dhëmbët Dhe të tjerët mos gjykoni ! Gjuha kocka mund të bluaj Po kujdes mullinjtë e erës S’ kam zili mizerjen tuaj Vëndi juaj është prapa derës !

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.