Dj Jony Doctor: Paratë i harxhoj për femrat e bukura

Intervista - - SHOWBIZ -

Fabjola Kuburi:- Ti je një nga DJ-t shqiptarë relativisht të njohur. Gjithmonë kjo ka qenë dëshira jote, të bëheshe DJ?

Dj Jony Doctor:- Kjo dëshirë më ka lindur që në moshë të vogël sepse gjithmonë e kam patur qejf muzikën dhe pasion e mendova pse mos ta ktheja në profesion.

- Më ka nga vipat ke performuar nëpër evente?

-Kam përformuar në disa evente të ndryshme si brenda dhe jashtë Shqipërisë por do të veçoja disa evente ku kam luajtur me perzonazhe si: Samanta Karavella, Çiljeta, Xhensila Myrtezaj, Shpat

- Ka patur ndonjë moment kur je penduar që ke zgjedhur këtë profesion?

-Jo, nuk kam patur asnjë moment që jam penduar se është diçka që e bëj me dëshirë dhe nuk mendoj që do lodhem ndonjëherë.

- …dhe mënyra juaj e jetesës ndryshon nga e të tjerëve, - ni ditën. Për çfarë të pengon më shumë kjo gjë?

-Jam mësuar dhe u bënë vite që unë e ushtroj këtë profesion dhe nuk është se më bën shumë përshtypje kjo gjë. Dakord, është e lodhshme pasi është e përnatshme por më pengon për kafet

- Cila është muzika që preferohet më shumë këtë periudhë?

-Në këtë periudhë është futur pak rryma mombaton që preferohet shumë nga publiku kurse tani afron sezoni veror ku më shumë luhet muzika Latino.

- Ka klientë që bëhen të bezdisshëm duke të thënë shpesh të përsërisësh këngën e tyre të preferuar?

-Po, kjo ndodh shpsesh por ka edhe raste të tilla bezdisjesh por mundohem të jem paralel me të dy palët.

- Çfarë u mungon klubeve shqiptare, krahasuar me ato europiane?

-Mendoj që klubet europiane kanë tjetër stil, nuk po them që në klubet shqiptare nuk ka standarte europiane por ka goxha ndryshim.

- Po klientëve shqiptarë, kra- hasuar me ata europianë?

- Klientët shqiptarë janë shumë gjaknxehtë, kanë adrenalinë.

- Për ç’arsye tjetër do ta refuzoje një ofertë?

-Nuk e di, nuk e kam menduar ndonjëherë të them të vërtetën. Nëse se do ishte ndonjë ofertë që do më pëlqente pse jo?!

- A janë klubet një nga vendet ku VIP-at shqiptarë harxhojnë më shumë?

-Po, kjo është e vërtetë, mendoj që njerëzit harxhojnë shumë por edhe perzonazhet VIP konsumojnë shumë gjatë natës sa që i lenë të gjitha aty.

- A ka momente kur muzika të lodh dhe nuk do ta dëgjojë fare?

-Po, ka disa momente të tilla ku ndonjëherë ndihem i lodhur dhe kam nevojë për qetësi dhe kjo u ndodh edhe DJ të tjerë.

- Një DJ, për çfarë i shpen

-Unë paratë i shpenzoj veshje edhe muzikë por ka raste që i harxhoj për femrat e bukura. - Dj mund të bëhet kushdo? -Dj nuk mund të bëhet kushdo sepse duhet të ketë pasion për muzikë dhe duhet të ketë vesh muzikor, duhet ta ndiejë muzikën.

- A janë klubet këto të fundit edhe biznesi i preferuar që VIPat kërkojnë të hapin?

- Klubi është një biznes shumë i mirë sepse të sjell goxha të ardhura por nuk është se jam shumë në dijeni se është biznesi i preferuar i vipave.

- Është edhe në planet e tua diçka e tillë?

-Nëse një ditë do të kem arritur qëllimet e mia pse mos ta hap një biznes të tillë.

- ...nëse natën nuk është në punë, çfarë bën?

-Kaloj një mbrëmje relaksi mes miqve të mirë.

- Cilat janë projektet e tua në të ardhmen?

-Së shpejti kam dy bashkëpunime me dy artistë të njohur por mendoj ta lë surprizë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.