Pyetje për instruktorin Jam mbipeshë, çfarë të bëj?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, jam një vajzë 22 vjeçe dhe jam shumë mbi peshë. Jam munduar të shkoj edhe nëpër trajtime dobësimi por nuk kam mundur dot. Nuk jam tip që i bëj naze ushqimit por ndonjëherë më pëlqen të ha shumë dhe ushqime të skuqura. Bukën e kam devijuar por nuk shoh asnjë ndryshim në trupin tim. Dua me patjetër të bëj diçka për veten sepse nuk ndihem mirë dhe më merret dhe fryma. Nëse është e mundur do më jepnit një trajtim të veçantë dhe disa ushtrime që mund ti bëj në kushtet e shtëpisë? Faleminderit.

Renato Kurti, instruktor, 0696681688:Përshëndetje. Unë sapo lexova problemin tënd.

Këto raste janë shumë delikate dhe duan trajtim të veçantë. Gjithashtu dhe rezultati duhet kërkuar në kohë afatgjatë që mos ti krijosh probleme organizmit dhe për më tepër shëndetit tuaj. Të rekomandoj si fillim të bësh një kontroll mjekësor të përgjithshëm.

Së dyti një dietë të shëndetshme, të këshilluar nga dietologu të pasur me vitamina për të qenë dhe fikisht e fortë për të përballuar një ditë të lodhshme në punë/ shkollë dhe po ashtu një stërvitje me ushtrime fizike ku harxhon kalori. Këto hapa të para janë shumë të rëndësishme për ty. Përsa i përket aktivitetit fizik, ka një larmishmëri ushtrimesh ose veprimtarish që mund t’i kryesh gjatë ditës. Të këshilloj një diete të plotë dhe të rregullt,

një ndarje e plotë të pushimit me punën, të stërvitjes me pushimin, të ushqyerit me stërvitjen, punën dhe pushimin. Gjithmonë mbas punë/ shkollë, domethëmë mbas një ditë të lodhshme. Të pushosh të paktën 1 orë e 30 minuta.

Të duhet patjetër të bësh një vrap të lehtë dhe aerobik, në formë ecje si fillim. Të paktën 3 herë në javë. Të pedalosh me biçikletë gati çdo ditë nëse e ke të mundur. Do humbasësh kilogramët e tepërt dhe pedalimi të forcon dhe tonifikon shumë muskujt e këmbëve.

3 herë në javë të bësh ushtrime aerobike në shtëpi si dhe ushtrime force për djegien e dhjamit dhe tonifikimit të ër duart, pompa për muskujt e barkut, gira të lehta janë të shumta dhe duhem kordinuar pa kaluar në dmth pulsi mos të vejë më shumë se 150 rrahje në minutë

Mund të këshillohesh me instruktor në palestrën më të afërt, por është shumë e thjeshtë në rrjete sociale. Ke një pafundësi ushtrimesh. Të këshilloj që ushtrimet ti kontrollosh ti duke parë ngarkesë e marre dhe e alternon me pushime 1 minutë deri në 2 minuta. Asnjëherë mos sforco organizmin duke provuar limitet. Gjithmonë lirshmeri dhe rezultati do jetë shumë i kënaqshëm për ty. Të falënderoj që zgjodhe gazetën tonë dhe këshillat e mia.

Uroj që rezultati të jetë sa më i kënaqshëm për ty. Të përshëndes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.