Astrologia shpjegon ëndrrat

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

LAKURIQËSI Kam parë një ëndërr dhe doja të dija se çfarë kuptimi ka ajo. Para 2- 3 netësh pashë në ëndërr sikur isha lakuriq dhe po vrapoja nëpër shpi duke bërtitur dhe në atë moment më vjen mami dhe më kap por unë nuk ndaloj dhe e shtyj që të më lëshoj. Atë çast u tremba dhe më doli gjumi. Çfarë kuptimi ka kjo ju lutem?

Përshëndetje e dashur! Me çfarë unë po shoh ju gjendeni në një periudhë të vështirë dhe doni që gjithçka ta përballoni vet ndaj dhe në ëndërr jeni të shqetësuar për faktin se mendoni se të tjerët kanë marrë vesh për problemet tuaja. Ekspozimi i problemeve tuaja tek të tjerët ua bën gjërat akoma dhe më të vështira e për këtë ju ndiheni e pambrojtur dhe nuk dini çfarë të bëni por unë ju këshilloj ti merrni gjërat shtruar dhe të qetësoheni se asgjë nuk është e pazgjidhshme. FYTYRA TË LUMTURA Kam parë një ëndërr shumë të çuditshme. Më shfaqej përpara një fytyrë e lumtur që më buzëqeshte dhe mëpas largohej sa doja ta shihja kush ishte. Pas një fytyrë më shfaqeshin dhe të tjera të lumtura dhe sa përqëndrohesha për ti parë më iknin. Çfarë do të thotë kjo sepse jam shumë kurioze? Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj. Esmeralda!

Përshëndetje Esmeralda, përderisa keni parë fytyra të lumtura në ëndërr ju duhet të jeni e qetë dhe mos të shqetësoheni sepse kjo është një ëndërr e favorshme dhe nënkupton se diçka e mirë do të vi. Ndaj rrini e qetë dhe prisni lajmin që do merrni. I LIDHUR ME FASHO Përshëndetje, jam Genci dhe dua të tregoj ëndrrën time. Isha i vetëm në një rrugë boshe ku nuk kishte asnjëri . Duke vrapuar rrëzohem dhe bie pa ndjenja. Kur e shoh veten në derën e një spitali të lidhur me fasho dhe nuk e kuptoja pse isha në atë gjendje. Mund të më thoni çfarë kuptimi ka kjo ëndërr e çuditshme?

Genci përshëndetje, ju duhet të kujdeseni vërtet për veten sepse do të keni ngatërresa që do të kenë një fund të keq dhe kjo ka të bëjë direkt me çështjet tuaja personale. Ju duhet të kujdeseni dhe për shëndetin tuaj dhe mos ta lini pas dore sepse probleme të pazgjidhshme nuk ka. Shëndeti është primar dhe mos e harroni. të nderuar. Fashot në gjumë do të thonë probleme dhe në fushën profesionale ndaj bëni kujdes në çdo hap që hidhni. Të uroj gjithë të mirat KOTELET NË KREVATIN TIM Përshëndetje, kam parë në ëndërr sikur shumë kotele më kishin hyrë brenda pizhamave dhe lëviznin sa andej sa këndej dhe mjaullinin ashtu si kotelet dhe unë i zhvesha pizhamat por ato u larguan menjëherë. Kur u zgjova ndihesha e frikësuar. Çfarë kuptimi ka kjo?

Përshëndetje e dashur, që ju filloni të zhvisheni dhe të mjaullini si macja do të thotë se ju jeni në një pozitë që rrëmbeheni shpejt dhe kjo është në dëmin tuaj. Ju duhet të jeni më e përgjegjshme për jetën dhe veprimet tuaja. Mjaullima e koteleve tregon që jeni e papërgjegjshme dhe duhet të jeni më e sigurtë në jetën e përditshme. Kotelet paraqesin botën e brendshme të njeriut dhe ju pikërisht përmes kësaj ëndrre duhet të njihni botën tuaj të brëndshme, veset, instiktin dhe dilemat e saj. Të falenderoj dhe të uroj t’i zgjidhësh problemet e tua.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.